Falenderim me urim për Vitin 2018

0
1800

Nga Sali Leka

Ditën e hënë, 1 janar fillon viti i ri 2018, çdo njeri feston bilancin e punës që ka bërë për veten e tij. Kurse unë nuk punoj për vete, por për njerëzit, për të mirën dhe dobinë e jetës paqësore humanitare. Ky është profesioni im. Jam shkrimtar dhe shkruaj libra me tregime dhe poezi. Gjatë 12 muajve të vitit 2017 kam shkruar tre libra. Po citoj titujt e tyre: “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit antikomunist”, “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit enverist” dhe “Shtrembalucët e inkuadruar në skalionin antikomunist”.

Librin e tretë e kam titulluar kështu, se mbas vitit 1992 stafetën e antikomunimzit e rrëmbyen gënjeshtarucët dhe reziluckit duke botuar nëpër gazeta gëlbocka me shtrembërime dhe falsifikime nën maskën e demaskimit të komunimzit. Me këto shtrembërime obskurante reklamohen si antikomunistë por në në fakt as gojë as gisht nuk kanë lëvizur kundër komunizmit.

Antikomunistë të vërtetë të betuar ishin fisnikët dhe kreshnikët, viganikët dhe eposikët e përkushtuar dhe nuk ishin gënjeshtarët dhe langarët as shtrembalarët dhe zuzarët e qelbëzuar, që janë shtuar akoma deri në vitin 2013.
U shtuan, se fisnikët dhe kreshnikët viganikët dhe eposikët e admiruar u masakruan, u pakësuan me burgosje dhe persekutimet e egra nga mizorizmi enverist.

25 tregime nga këto tre libra i kanë botuar dy redaksi gazete. Këto redaksi dinjitoze, prestigjioze kanë botuar dhe 50 tregime të tjera të miat. Këto 75 tregime me fakte konkrete me ngjarje të vërteta, lexuesit me vullnet të aftësuar të arsimuar të kulturuar i kanë pëlqyer dhe mua më kanë falenderuar.

Kurse unë u kam thënë: ”Falenderoni me urim për vitin 2018 dy redakistë e gazetave që i kanë botuar 75 tregimet që e kanë vlerën baraz me 75 libra. Falenderoni dhe i uroni punë të mbarë me faqe të bardhë”.

Edhe unë, bashkë me lexuesit e nderuar, uroj popullin shqiptar, mendimtar vizionar: Punë të mbarë me faqe të bardhë për vitin 2018! Vetëm puna e mbarë me faqe të bardhë i sjellin njerëzimit mirësi dhe mrekulli, begati dhe prokopi, për çdo familje dhe shtëpi.

Me shumë admirim
Sali Leka
Cel: 0683855304
Tiranë, dhejtor 2017