SALI LEKA
Në 18 maj 2017 redaksia e gazetës “Fjala e lirë“ Shkodër botoi tregimin “Urimi i Edi Ramës më ka vitalizuar“
E kam obligim ta falenderoj “Fjalën e lirë“ dhe ta quajë edhe fjala e drejtë e vërtetë. Tregimet e mia janë me ngjarje të vërteta dhe nuk i nis për botim tek disa gazeta që botojnë gënjeshtra, sajime dhe trillime të rëndomta monstruoze.
Tregimet e mia të vërteta si ajka e pjalmit dhe nektari i mjaltit nuk i bashkoj me gëlbockat e pista të gënjeshtarëve skurrikë, por unë kam akoma tregime me ngjarje të vërteta eposike që nuk harrohen.
Do t’u nis për botim tregimin “Hashim Leka“ kreshniku eposik historik. Lufta dhe vdekja e tij heroike “Hashim Leka“ u vra në luftën e Shkodrës në 1913. Luftë e ashpër e fortë gjashtë muaj pandalim. Hashim Leka u vra me faqe të bardhë për motive Atdhetare Kombëtare historike, se ka edhe vrasje me faqe të zezë për motive të ndyra ordinere brutale vulgare dhe zuzare kusare. Në luftën e Shkodrës janë vrarë shumë ushtarë shqiptarë, por numrin e tyre e kanë për detyrë ta tregojnë historianët dhe të demaskojnë gënjeshtarët dhe shtrembaluckit e ngjarjeve të epokave historike.
Lufta e Shkodrës 1912-1913 ishte epoka madhështore fitimtare, por kanë botuar dy libra me gënjeshtra langare, duke lavdëruar Esat Pashën se na paska luftuar si hero për të mbrojtur Shkodrën nga rrethimi i pushtuesit.
Por e vërteta qëndron ndryshe. Esat Pasha ishte në Shkoder, por nuk luftoi për Shkodrën, por me dymijë banditë mercenarë zuzarë u hodh në sulm mbas shpine me pabesi dhe në befasi kundër ushtrisë shqiptare, u pengoi furnizimin me ushqime, por familjet shkodrane gatuan gjellë dhe bukë për ushtarët trima luftëtarë, punuan hapen llogore luftarake në bregun e Bunës, të liqenit dhe në shpatin e malit Tarabosh. Të tërë djemtë dhe burrat shkodranë u inkuadruan me ushtrinë shqiptare dhe arriti numrin njëzet mijë luftëtarë besnikë.
Kurse gjenerali bandit vandal Esat Pasha ka vra gra dhe vajza katolike se i quante kaurre. Esati banditi jeziti, rezili donte ta pakësonte popullsinë Atdhetare shkodrane etnike katolike dhe pastaj ta shiste Shkodrën si çiflikun e tij por nuk mundi. Po po nuk mundi ta shiste Shkodrën se djemtë dhe burrat, vajzat dhe gratë Shkodrane nuk i kishte lindur mushka, por i kishte lindur dhe rritur nënë Lokja nga treva e vendlindjes time me 17 fshatra në luftën e Shkodrës shkuan dyqind e njëzet djem dhe burra trima të zgjedhur, me kuajt e tyre, me çobejt me i kullotur në fushën e Shtoit dhe të Dobraçit. Në Fushë Krujë, Mamurras, Laç, Milot hasen në pengesa dhe prita të mercenarëve të Esat Pashës, zuzarë, banditë antiatdhetarë. Në Fushë Zadrimë, Vau i Dejës dhe në Mjedë, trimat e Shëngjergjit, të Ben Bruz Bastrarit, u takuan me djemtë dhe burrat kreshnikë Krutanë, Kurbinas, Mirditorë, Matjanë, Pukjanë dhe Dibranë dhe të bashkuar triumfuan në Shkodër të betuar duke kënduar:
Mos u tremb o Shkodra jonë
Të kemi dhe të mbajmë si Loke Nonë
Ty Shkodër të nderojmë të mbrojmë
Rozafën e naltë, asnjë hasmi nuk ja dorëzojmë
O Tarabosh taprak i skalitur i Kastriotit
Je tabani i bekuar i ZOTIT
Qëkur n`zanafill të ka jeretis
Arbnorë ishim dhe jemi të sajdis të begenis
Si Hyjnorë besën e kemi e do ta kemi
Nuk e shkelim edhe sikur të shkulet krejt alemi
Se me gjerdan e jatagan si vigan jemi stolis
HASHIM LEKA; KRESHNIKU EPOSIK HISTORIK; LUFTA DHE VDEKJA E TIJ HEROIKE.
Në luftën e Shkodrës 1912-1913, nga fisi i Lekajve shkoi dhe luftoi Hashim Leka bashkë me 13 burra të fshatit Selba. Hashim Leka, burrë fisnik dhe strateg kreshnik, luftoi dhe u vra në Shkodër më 1913. Shokët e tij të llogores sollën dy këngë për Hashim Lekën, oficer besnik i Taborrit të gjeneralit Hasan Riza Pasha. Kënga e parë është poema e gjatë që tregon luftën e burrave nga vendet e Shëngjergjit, Funarit, Shmilit, Petrelës, Ndroqit, Pezës, Zall Herrit, Krujës, Kurbinit, Martaneshit, Bulqizës, Zerqanit, Shupenzës, Maqellarës, Dibrës e Lurës në betejën fitimtare të luftës së Shkodrës që nuk e pushtoi dot Mali i Zi kurse kënga e dytë tregon për vrasjen e Hashim Lekës, trimi kreshnik e martir. Kënga e dytë e ka titullin:
SHKODRA JONË, LAVDIA E KRENARIA E SHQIPËRISË
Kush po flet ke bregu i Drinit
Kush ka dalë ke ura e Bunës
Hashim Leka, biri e sojniku trimit
Nipi e kreshniku i Bruz Kurbinit
Ka heq rrobat e shajakut e të punës
Ka ngjesh flamurin e bajrakut e të ushtrisë
Me gjerdan, patllak e allti për karshi
Opet i ka dal përpara Malit Zi
Ballë për ballë n`Kir e n`Shirokë
Edhe nuset e vashat me zhubletë e xhokë
Shkodra jonë, lavdia, besa e krenaria e Arbërisë
Qumështin e bardhë ja shtoj si lumë e burim
Me ajkën e shpirtit tim fisnik e besnik
Gurët e kalasë ja forcoj me gjakun e zemrës teme
Kalin e shalës ja fal pa asnjë çmim
E mbush me gjylet e topit gryk çelik
S`dua pasuri, as flori, as çiflik
Veç trupin me varrosni në Bahçallik
Aty mblillni lule e trëndafile
Shumë i dua për vashën sevdalije e sedërlije
Që e kam lonë tuj pritë ditë e natë
Tuj fol për mua me shoqet e me gratë
Mos harroni amanet e kujtim
O shokët e mi me lezet e aferim
T`i çoni haberin e sihariqin nonës teme
Të vijë e t `më shofi me kongë e ahenge
Tuj kërcy me lodra e dajre
Me komshije sokolesha e mikesha
Ta marr për dore avash e avash
Vashën krenare që m`ka dash mue
Edhe unë shumë e kam dash e kam dash
T`i thotë për mua mos të qaj e të mos vajtojë
Ta mbajë afër, ta dojë e ta bekojë
Mos t`rri vasha pa u gëzue, pa u martue
Veç prej meje e ka haber e amanet
T`i lutet fort e me vullnet burrit vet
Kur t`i lind djali i parë me shëndet e kuvet
Ta quaj emrin me gëzim e betim
E t`i thirri: Hashim, o Hashim, trim, o trim
Hashim, o Hashim i Ri, o Sokol Deli!
Rrofsh e qofsh me besë për Shqipëri!
Dalsh faqebardhë deri në pleqëri!
Kur t`i lind vajza e parë me lezet
T`i lutet shumë e shumë burrit vet
Ta quaj Hasime, o Hasime, o bijë me kimet
Edhe unë do të këndoj me iradet
Këtu ku jam në parajsë e xhenet
Hashim Leka luftoi në Shkodër me kalin e vet luftarak dhe kur u vra e po jepte shpirt kalin ai fali taborrit, kombit e atdheut. Në ato vite kali ishte shumë i çmuar, kushtonte aq sa kushton vetura e benzi sot. Unë pyes lexuesit: A ka burra sot Shqipëria që veturën e vet t`ia fali ushtrisë, kombit e atdheut? Në vitet 1973, 1974, 1975 unë udhëtova dhe shkova në Petrelë, Pezë, Ndroq, Vorë, Sukth, Krujë, Zall Herr, Kurbin, Shëngjergj, Shmil, Zerqan, Martanesh, Bulqizë, Shupenzë, Maqellarë, Lurë, Mat, Macukull, Mirditë, Laç, Mamurras, Lezhë, Zadrimë, Bushat, Velipojë, Koplik dhe takova burra dhe pleq që kishin luftuar në Shkodër në 1913.
Dy pleq në Bushat dhe Velipojë më thanë: “Hashim Leka ishte trim besnik për Komb e Atdhe dhe luftoi si Oso Kuka që dogji në kullën e ndezur me barot taborrin me asqerë osmanë. Hashim Leka ishte vigan e strateg si Isuf Sokoli që me gjashtëqind djem dhe burra guximtarë luftuan në Ulqin, me osmanët në front të parë“. Mirëpo sot Shqipëria ka gjashtëqind hajdutë e kusarë që po ia zhveshin dhe rrobat e trupit popullit shqiptarë.
Kurse në Petrelë, Pezë e Ndroq, tre burra më thanë: “Kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, komandanti ushtarak i vilajetit të Shkodrës Hasan Riza Pasha, nuk u largua por u betua që do të mbronte Shkodrën bashkë me trimat e tij që donin Komb e Atdhe.
Mirëpo Hasan Rizanë e vranë natën. Të nesermën në të gjitha llogoret e bregut të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës u dha kushtrimi: “Kush e vrau Hasan Riza Pashën, kush?“. Dhe ushtria shqiptare u hodh në sulm frontal duke e çliruar Shkodrën me lavdi e krenari. Hasan Riza Pashën e vrau Osman Bali, oficer i shtabit të Esat Pashës, gjeneral otoman, besnik i Sulltanit, por që në luftën e Shkodrës u vetshpall komandant i ushtrisë shqiptare dhe antiosman. Por shumë ushtarë shqiptarë nuk u bashkuan me Esat Pashën por qëndruan e luftuan me Hasan Riza Pashën. Në kohën e Zogut, Osman Balin tek Ura e Lanës, në rrugën e Elbasanit e vrau trimi e kreshniku Lam Leka, luftëtar besnik i Shkodrës, shoku e miku i armëve dhe i nderit me Hasan Riza Pashën dhe si vëllai i gjakut dhe i besës burrërore me Hashim Lekën.
Besën, burrërinë, shpirtin e lirisë dhe të mëmëdhesisë Lekajt e trashëgojnë që nga kohërat që nuk mbahen mend dhe do ta çojnë përpara në përjetësinë e këtyre trojeve legjendare.
Edhe në luftën e dytë botërore nga fshati Selba u inkuadruan me vullnet në formacionet luftarake partizane 18 djem dhe burra, Nga fisi i Lekajve, Hajdar Leka me brigadën e parë, Bajram, Abdulla dhe Ramazan Leka në brigadën e dytë, Qamil Leka në brigadën e tretë. U plagos Bajram Leka, ra dëshmor Musa Hida.
Me shumë nderim për këta luftëtarë trima dhe besnikë të kombit, të atdheut. Kam akoma tregime të vërteta eposike edhe për Shkodrën viganike historike me beteja madhështore fitimtare triumfatore në vitet e luftës dytë botërore.
Shkrimtari Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Tiranë, Maj 2017