Për : SELINË E SHENJTË
Shkelqësinë e tij, Papa Françesku
V A T I K A N
Lënda : FALËNDERIM
FALEMINDERIT PAPA FRANÇESKU
SHOQATA JONË MBAN ME KRENARI EMRIN E PARAARDHËSIT TUAJ
Shkelqësia e Juaj, Papa Françesku!
Më 4 shtator 2016 nga Sheshi i Kishës së Shën Pjetrit, para të gjithë botës paqëdashëse JU na bëtë edhe një herë krenarë ne shqiptarëve, posaçërisht ne mergimtarëve shqiptarë, që shtypjet, padrejtësitë dhe konfliktet na degëdisën nëpër botë, kur shpallët motrën e nënën e dashurisë, Nënën Terezë – Shenjëtore.
Fjalët Tuaja të ngrohëta, të fuqishme dhe aq njerëzore do të ruhen nga brezat e ardhshëm.
Shkelqësi! Selia e Shenjtë ishte zëri i arsyes, dorë e shtrirë paqëdashëse, dritë e shpresës për popullin shqiptar gjatë territ bizantin, ndër shekujt e robërisë otomane dhe të periudhës së përgjakshme komuniste. Ju, asnjë herë nuk na e kthyet shpinën dhe në çastet më të vështira nuk ndjeheshim kurrë të vetmuar.
Shkelqësi! Shoqata jonë me krenari mban emrin e paraardhësit Tuaj, Papa Klementi XI – Albani, i cili është me origjinë shqiptare nga Laçi i Kurbinit në Shqipëri.
Ne erdhëm në veri të Evropës në periudha të ndryshme, ku hasëm në njerëz me zemër të ngrohtë, me ndjenja njerëzore, të cilët na e shtrinë dorën e ndihmës, të mirëkuptimit dhe mikpritjes së buzëqeshur, ku edhe Kisha Suedeze dha kontributin, përkrahjen dhe bëmirësinë e klerikëve dhe të besimtarëve të saj.
Sot, ani se i lutemi Zotit në forma të ndryshme, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, shqiptarët muslimanë, katolikë e ortodoksë, punojmë, krijojmë dhe jetojmë në harmoni me popujt e tjerë të Suedisë dhe gjetiu.
Shkelqësi! Edhe sot, me këtë rast solemn e të rëndësishëm, duam të Ju sigurojmë se, në krijimtarinë tonë, me asnjë fjali, me asnjë gjest, nuk shprehim mosdurim, përçarje apo, ruajna o Zot, urrejtje ndaj askujt, bile as ndaj atyre që na bënë keq, na bënë padrejtësi, krime dhe pogrome gjatë periudhave të ndryshme.
Krenohemi si pasardhës të Konstantinit të Madh, i cili zyrtarisht shpalli krishtënizmin fe të barabartë me të tjerat, me Shën Jeronimin, si njohës dhe përkthyes i Biblës, me Papa Klementin XI – Albanin, me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, të cilin Selia e Shenjtë e pati shpallur “Luftëtar të Krishtit” dhe mbrojtës të Krishtërimit, me radhën e misionarëve e martirëve të krishterë në rrugën e Jezu Krishtit, por më së shumti sot, me Shenjëtoren TEREZË, që ju e kanonizuat duke e ngritur punën, angazhimin dhe dashurinë e saj në piedestalin më të lartë para tërë botës paqëdashëse.
Me besim në Zotin, pasi ne të gjithë jemi krijesa të tij dhe tek AI do të kthehemi, sot JU shprehim admirimin tonë të lartë për JU personalisht, për Selinë e Shenjtë dhe për të gjithë besimtarët e pasuesit tuaj vullnetarë kudo nëpër botë në shërbim të paqës dhe të mirëqenjës së të gjithë njerëzve të globit.
Prandaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS), JU shprehin falënderimet më të përzemërta për angazhimin Tuaj, që shpallët shenjëtore Nënën Terezë (Gonxhe Bojaxhiun).
ZOTI JU BEKOFTË!
Kryetari i SHSHASHS,
Hysen Ibrahimi
For: The Holy See
His Holiness, Pope Francis
V A T I C A N
Subject: Gratitude
Your Holiness, Pope Francis!
September 4, 2016 in St. Peter’s Church, in front of peaceful world, once again, YOU have made us proud as Albanians, especially the Albanian diaspora, that oppression, injustices and conflicts dispersed us around the world, by proclaiming sister and mother of love, Mother Teresa a saint.
Your kind, powerful and so human words will be preserved by future generations.
Your Excellency! The Holy See was the voice of reason, the light of a hope for the Albanian people during Byzantine darkness, during the centuries of Ottoman slavery and the bloody communism period. You have never left us alone, and during the most difficult moments we never felt lonely.
Your Excellency! Our organization proudly bears the name of Your predecessor, Pope Clement XI – Albani, who was of the Albanian origin, from”Laçi i Kurbinit” in Albania.
We came to the north of Europe in different periods, in where we met people with warm hearts, with human feelings who extended us a helping hand, understanding and beaming hospitality, where the Swedish Church contributed as well with the support and generosity of its clergy and believers.
Today, even though we pray the Lord in various forms, such as in the homeland, as well as in diaspora, Albanian Muslims, Catholics and Orthodox, work, create and live in harmony with other people of Sweden and elsewhere.
Your Excellency! Today, in this solemn and important occasion, we want to assure You that in our creativity, with any word, any gesture, do not express impatience, disruption or, God save us, hatred against anyone, not even to those who did us injustice, crimes and pogroms during different periods.
We are proud to be descendants of Constantine the Great, who officially declared Christianity equal religion to others, with St. Jerome, as a scholar and translator of the Bible, with Pope Clement XI – Albani, with George Kastrioti – Skanderbeg, which the Holy See had proclaimed “fighter of Christ” and protector of Christianity, with the Christian missionaries and martyrs in the path of Jesus Christ, but mostly today, with Saint TERESA, that You canonized by raising her work, commitment and love in a higher pedestal.
With faith in God, because we are all his creatures and to whom we shall return, today we express our highest admiration for YOU, for the Holy See and to all the believers and volunteer followers around the world in the service of peace and welfare of all the peoples of the globe.
Therefore, the Association of Writers and Albanian Artists (SHSHASH) “Pope Clement XI Albani”, Sweden, express our wholehearted appreciations for your commitment in proclaiming Mother Teresa a saint (Gonxhe Bojaxhiu).
GOD BLESS YOU!
Respectfully Yours,
Hysen Ibrahimi
President of SHSHASH