Faktorizimit të popullit i ka ardhur koha?!

1
533

Nga Skënder MULLIQI

Kthesen me te madhe për ta ndryshuar gjendjen për te mirë mund ta bëjnë vetëm qytetaret! Keto ndryshime aq te nevojshme nuk po i bën as pushteti dhe as opozita qe gadi 20 vite. Kemi ardhur deri te udhekryqi te jemi apo mos te jemi. Ose, do të kthehemi shumë mbrapa duke pru në pikëpyetje ekzistimin e shtetit. Vitet qe janë para nesh, duhet dhene kuptim jetes në shtet ndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme. Kjo kerkon pergjegjesi nga të gjithë, por edhe kujdes të madh! Sigurisht së shtrohet pyetja nga të fillojmë, kur gjendja politike ka hy në fazën kritike, për shkak të divergjencave të madha të spektrit politik dhe heshtjës së madhe të popullit për të ardhmen e vet?

Realiteti është kjo qe po e shohim dhe po e prekim, natyrisht jo i mirë. Per fatin e keq të qytetarëve, është jo reale të presim përgjegjësi si nga pozita ashtu edhe opozita, të cilat kan kalkulime te, cilat më shumë po merren më interesa vullgare partiake. Krerët e partitve politike po i “diciplinojne” të gjithë ata të cilët mendojnë ndryshe. Askush nuk po guxon të mendon më kokën e vet. Mbetet që kujdesin dhe përgjegjësinë ta merre në dorë populli. Kjo do të ishte gjeja më e mirë, së është rasti historik! Eshte momenti qe te behen dallime nga ajo qe deri me tash nuk eshte pa, me qendrime licemere dhe me platforma politike të cilat na kan roberuar.

Të demontohet gjithë ajo qe ka kufizuar shoqërinë. Dhe, ky vetëdijesim qytetare të bëhët ndeshkim per gjithe ata qe nuk punuan mire. Te akumolohet energji pozitive të dhjeta dhe mijëra qytetareve, po qe eshte nevoja te dalin në rrugë për të protestuar ne menyre te civilizuar. Te spastrohet mbare aparati shtetëror nga ata të cilët janë mbushur haram deri ne fyt, duke keqpërdorë paranë publike e marifete te tjera.

Faktorizimit të popullit I ka ardhur koha. Te gjithe ata të cilët deri me tash kan mbetur vrojtues së çka po ngjanë, do të duhej të japin maksimumin për veten dhe për shtetin. E më së shumti kontribut në këtë drejtim duhet të japin intelektualet, profesoret univezitar, mësuesit, artistët, shkenctarët e të tjerët. Te gjithe qytetaret të zgjohen për t’i siguruar vetit dhe fëmijëve të tyre një jetë normale, për qka edhe ekziston shteti si sistem!

Është shumë më rëndësi që të kuptohet nga qytetaret së ata janë që vendosin për fatin e tyre, dhe të kuptojne së a deshirojne të ndërtojnë vertete shtet ligjor dhe funksional. Nuk guxojme të simulojmë së po bëjm shtet, i cili ka defekte të mëdha. Nuk guxojame të lejojmë që grupacionet e caktuara politike të na kthejne mbrapa për interesa të tyre përsonale. Loja më territore është lojë më zjarr. Nuk u luftua historikisht që Serbia të jete ajo e cila përfiton vazhdimisht në kurriz të shqiptarëve. Kufijtë mund të ndryshojne në dëm ose dobi vetëm më luftë.

1 KOMENT

  1. Populli i ka mundesine ne çdo zgjedhje politike te e jape VERDIKTIN… per qeverisjen. Momentalisht problemi absolitisht numer NJE… eshte ligji i sterkequr zgjedhor… te cilin nuk dojne te e reformojne asnje parti politike… sepse do te humbnin individet, e jo partia politike.

    Ekzistimi i nje njesie zgjedhore eshte katastrofal… sepse me kete ligj zgjedhor sot jane 51 delegat ne kuvendin e Kosoves, qe kane fituar me pak se 1% te votave …te atyre qe votuan!!!
    Prandaj duhet reformuar ligjin zgjedhor dhe te kete se paku 8 njesi zgjedhore… pastaj do te kemi njerez shume me cilesorë ne pushtet…

    Besoj se pastaj edhe ju Zoteri Skender Mulliqi… do te mund te ishit nje kandidat shumë cilesor per parlament… e jo te kemi ne parlament Milaim Zeka, Blerta Deliu, Nait Hasana, Zafer Berisha… dhe analfabeta tjere.

    Pershendetje,

    Dardan Gashi

Komentet janë mbyllur.