FAKE INTERVISTË! ME BYLYKUN E SALIUT…

0
796

AV. XHABIR ZEJNUNI (XHZ)

Oerd Bylykbashi (OB), të cilit i dhëmb aq shumë zemra për shkelje të Kushtetutës, apo të ligjeve në fuqi në lidhje më problemin e Kryeprokurorit, duhet të na shpjegojë më parë nëse posti i deputetit që ai mban, është fituar në respektim të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, apo është fituar falë Paktit HistErik të 18 majit, i cili dhunoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor! Intervista e tij në FAX NEWS, lën shkak për shumë interpretime dhe shpjegime. Edhe pse modeste.

O. B. Problem numër NJË, është shitblerja e votës.
XH. Z. Pas votimeve, PD-ja nuk tha asnjë fjalë në lidhje me këtë problem. U kujtuat vetëm pasi lexuat disa raporte ndërkombëtare.
O. B. Eshtë fakt që Saimir Tahiri, jo vetëm është i lidhur me një bandë të trafikut, jo vetëm që ka kriminalizuar të gjithë segmentet e Policisë në mënyrë vertikale, por përmendet në përgjimet jo tonat, por të italianëve që ka marrë PESË milion euro dhe këto para ai i përdor për zgjedhje.
XH. Z. Askund në dosjen Habilaj, nuk përmendet se Saimir Tahiri ka marrë PESË milion euro, por shkruhet se “Moisiu llogarit se Saimiri në një muaj ka bërë minimumin 5 milion euro. Sabi thotë se ai paratë i humbet/lën në fushatën elektorale dhe se atij nuk i mjaftojnë as edhe 20 milion euro në fushatën elektorale” (faqe 100). Ka pak ndryshim këtu. Ka shumë mundësi që për “mungesë kohe”, të keni lexuar tek kjo Dosje vetëm emrin e Saimir Tahirit.
O. B. Duhet të garantojmë të drejtën e votës emigrantëve.
XH. Z. Me të vërtetë mendoni se emigrantët do ju japin votën ju politikanëve, pavarësisht krahut politik? Ju e dini shumë mirë se kjo votë do jetë një

ABSTENIM TOTAL.
Dhe për këtë arsye, që nuk do ja mundësoni votimin emigrantëve. Njëra palë do bëjë medemek se kërkon votimin e emigrantëve. Ndëra pala tjetë do bëjë medemek se nuk është dakord me propozimin e palës tjetër, pasi ka parregullsi kushtetuese dhe ligjore ky propozim, etj.
GAZETARJA. Është depozituar një MEMO, e cila kërkon nisjen e procedurave në lidhje me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Ri me 3/5.
XH. Z. E pse u dashka depozituar MEMO-ja (jo Memoja i Dritëroit!), kur Kushtetuta e parashikon zgjedhjen e Kryeprokurorit me 3/5?.
O. B. Memoja u mbajt fshehtë nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve, pasi nuk u organizua mbledhja sot.
XH. Z. Cili paska qenë interesi i Ulsi Manjës në këtë rast që të mbajë të fshehtë një MEMO të tillë? Mbase kjo mbajtje fshehtë e MEMO-s, mund të ketë pasur lidhje vetëm me probleme teknike!

O. B. Kryeprokurori zgjidhet me 3/5. Deri me 1 shtator, kjo zgjedhje do ishte me 2/3, pra me 94 vota.
XH. Z. Shumë dakord. Por, le të zgjidhet më parë Kryeprokurori i Përkohshëm me shumicë të thjeshtë dhe pasi të krijohet KLP-ja, të zgjidhet Kryeprokurori definitiv me 3/5 sipas Kushtetutës.
O. B. Është bërë një përpjekje për të thënë që votohet me shumicë të thjeshtë Kryeprokurori. Që do të thotë se Edi Rama kërkon ta miratojë me 36 vota.
XH. Z. Disinformim i Bylykbashit. Pasi me shumicë të thjeshtë zgjidhet vetëm Kryeprokurori i Përkohshëm në mungesë të krijimit të KLP-së. Pastaj, Ligji Nr. 96 i datës 06.10.2016, është votuar me 3/5, ose me votat e PS+LSI (86 vota). Të asaj LSI-je, që sot është në bashkëopozitë me PD-në dhe nuk bën zë.

O. B. I duhet Kryeprokurori i përkohshëm (Ramës) që ta mbajë në pafundësi, duke bllokuar formimin e KLP-së.
XH. Z. Mos ngatërroni DY nocionet ju lutem shumë: 1. Kryeprokurori definitiv me 3/5 dhe 2. Kryeprokurori i Përkohshëm me shumicë të thjeshtë. Bëjeni KLP-në sa më parë dhe pastaj zgjidheni Kryeprokurorin me 3/5.
O. B. Formimi i KLP-së, detyron menjëherë zgjedhjen e Kryeprokurorit ashtu siç duhet.
XH. Z. Pikërisht. Zgjedhjen e atij Kryeprokurori me 3/5 dhe jo me shumicë të thjeshtë. Shume konfuz po tregoheni në lidhje me problemin e Kryeprokurorit. Mbase e keni edhenga lodhja e këtyre ditëve të ethshme.
O. B. Kryeprokurori i Përkohshëm në dorë të Ramës, urdhëron masa disiplinore për prokurorët e krimeve të rënda që janë sot në detyrë dhe i transferon dikund tjetër. Pra, ju heq çështjen nga dora.
XH. Z. Dhe Kryeprokurori i RI ka të drejtën dhe detyrën që t’ja nisë nga e para dhe t’jua jep çështjen prokurorëve të tjerë të caktuar prej tij, nëse çështja ka mbetur pezull. Ose të verifikojë korrektësinë e ecurisë së kësaj çështjeje nëse ajo ka nisur më parë. Pastaj. Është shumë vështirë të besohet se mund të bëjë “parregullsi” të tilla një Kryeprokuror i Përkohshëm! Shumë e thjeshtë.

O. B. Magjoranca ka bllokuar Shoqërinë Civile që të dërgojë një kandidat.
XH. Z. Shoqërinë Civile, e ka bllokuar Fondacioni Soros TRIpartizan. Përse nuk e zhbllokoni ju këtë ngërç? Nëse do jua mundësojnë sorosianët brenda PD-së natyrisht.
O. B. Kushtetuta nuk lejon Parlamentin që të deklarojë se kur i mbaron mandati Kryeprokurorit.
XH. Z. Dakord. Por, Kushtetuta parashikon afatin maksimal të mandatit të Kryeprokurorit. Si rredhojë, edhe ligjet përkatëse i përshtaten kësaj rregulle.
O. B. Kushtetuta thotë se Kryeprokurori zgjidhet me 3/5. Nuk mund të jetë me 71. Do ishte shpartallim i Kushtetutës.
XH. Z. Prapë po ngatërroni Kryeprokurorin definitiv me afat 7 vjeçar me Kryeprokurorin e Përkohshëm. Kush po e kërkon këtë shpartallim?

O. B. Debati thelbësor, është sa është mandati i Kryeprokurorit. Nuk kam as detyrën dhe as dua të them se sa është ky mandat. Detyrën për ta bërë këtë interpretim, e ka KLP-ja, ai që nuk është ngritur ende. Pra, jemi në një boshllëk kushtetues. Duhet të shprehet KLP-ja nëse është 5 vite dhe i mbaron nesër, apo më tepër se kaq. Dhe interpretimin final, e bën Gjykata Kushtetuese.
XH. Z. Aspak boshllëk kushtetues. Pasi Kushtetuta e ka parashikuar afatin SHTATË vjeçar (dhe të parinovueshëm) të mandatit të Kryeprokurorit. Bëhet fjalë për Kryeprokurorin e RI dhe jo aktualin. Dhe kush pretendon afate të tjera, atëherë duhet t’i drejtohet më parë Gjykatës Kushtetuese për interpretim dhe jo të presë më parë krijimin e KLP-së që ta investojë atë në një çështje që asaj nuk i takon dhe pastaj t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Se shkon pak si gjatë kjo punë pastaj. E nëse do ishte më tepër ky afat, mos vallë çështjet në vijim do i ndiqte Llalla (…..)?!.

O. B. Rama do kërkojë patjetër që ta miratojë me votat e tij Kryeprokurorin. Me ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2016, ka ndryshuar kjo histori. Kryeprokurori ka 84 vota dhe asnjë më pak.
XH. Z. Na tërbove. Jo Kryeprokurorin definitiv, por Kryeprokurorin e Përkohshëm deri me krijimin e KLP-së.
O. B. Kryeprokurori zgjidhet nga kandidaturat që i është bërë vettingu. Nuk kemi një prokuror që i është bërë Vettingu.
XH. Z. Ok. Jam shumë dakord këtu. Kurse Ulsi Manja deklaroi se pasi të zgjidhet Kryeprokurori i Përkohshëm, do i bëhet vettingu. Pse nuk lëvizni tani së bashku për të propozuar disa kandidatura për t’ju bërë vettingun? Por, rrini e flisni me muaj të tërë, pa thënë asgjë?
O. B. As ligji nuk zëvendëson boshllëkun kushtetues.
XH. Z. Dakord. Por, jo ligjet që nxirren në zbatim të Kushtetutës. Aq më shumë ligjet, të cilët janë votuar në ortakllëk politik me 3/5.