Fahri Xharra: Si u zvogëlua popullata shqiptare nga marrëveshjet e otomanëve me Patrikanen e Stambollit, sipas Kemal H. Karpat-it

2
622

E shtunë, 06.04.2019

Një libër që duhet lexuar “Ottoman population 1830-1914″, Kemal H. Karpat, the university of Wisconsin press, 1985, nga një autor turk, i cili flet për “popullatën otomane” 1830- 1914.

Nga Fahri Xharra

Ja se çka ndër tjerash mund të lexojmë: ”Duke i njohur lidhjet historike me Patriarkatin Ortodoks, grekët arritën që të përfaqësohen në botën e krishterë të Europës dhe Azisë. Patriarkana Ortodokse e mbrojtur nga Otomanëte arriti fuqinë dhe prestigjin në shkallë të pa njohur të madhe edhe në Bizantin e vonëshëm, Grekët ortodoks si një grup etnik, ishin të parët që morën pozita të larta në Burokracinë Otomane, pa qenë të detyruar të konertohen në Islam.

Duke u ndihmuar nga pozita e tyre e privilegjuar, grekët ortodoksë, patën ndihma të mëdha ekonomke nga Europa, ata u ndihmuan edhe nga dashuria europiane për “antiken greke”, kështuqë ata ishin në gjendje që të krijojnë dhe zhvillojnë “klasën e e mesme ekonomike“, e cila e mundësoi rritjen e madhësisë teritoriale të popullatës “grekfolëse” në dëm të të grupeve që identifikoheshin me Patrikanen Greke, pa marrë para syshë origjinën e tyre etnike, pa qenë grek.

Ishte një realitet që banorët që jetonin në tokat e veta te ekspanzionit grek, identifikoheshin sipas fesë, e jo prejardhjes kombëtare. Të gjithë muslimanët tregoheshin si turq, për deri sa të tjerët nga pozitat e privilegjuara greke në Perandorinë Otomane, i përkisnin “grekëve”… Termi “grek” (rum), në vetvete i nënkuptonte të gjithë të krishterët ortodoksë; të cilët në shekullin nëntëmbëdhjetë arritën të rriten shumë, sa që të gjithë të lidhurit me Patrikanën e Stambollit dhe me kishta tjera ortodokse greke u quajtën “grekë ortodoksë”.

Autori, në librin e tij të përmendur më lart shkruan se viktimat e para nga kjo politikë “otomane-greke ortodokse ishin shqiptarët muslimanë, kurse shqiptarëve ortodoks, të cilëve nuk iu lejohej kisha e tyre u quajtën grekë. Pra, nëse duam të dimë numrin e vërtetë të shqiptarëve, kjo është gati e pamundur. Pavarësia e Greqisë e vitit 1840, e zvogëloi në mënyrë drastike numrin e popullatës shqiptare, pra në shek. e 19-të.

Në lbrin “Ottoman population 1830-1914″, Kemal H. Karpat, lexojmë fakte për ne tmerruese:

In 1840 a population 1,500,000 Albanians was estimated. By 1876-78 the estimate had been reduced to 1,031,000, but evidently many of Albanians were put under the classification “Greek Albanians” (in addition to the classification “Orthodox Albanians”; this figure also excluded Albanians within the state of independent Greece). By 1890’s the Albanian population is estimated at 1,217,000, indicating that substantial number of Albanians ceased to be counted as Albanian.

Në 1840 u vlerësua një popullsi prej 1.500.000 shqiptarësh. Nga 1876-78 vlerësimi u reduktua në 1,031,000, por me sa duket shumë nga shqiptarët u nënshtruan klasifikimin “shqiptarë grekë” (përveç klasifikimit “shqiptarë ortodoksë”, kjo shifër përjashtoi edhe shqiptarët brenda shtetit të Greqisë së pavarur). Nga 1890-ta popullsia shqiptare vlerësohet të jetë 1,217,000, duke treguar që një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nuk numërohen si shqiptarë.

Pra, nga 1,5 milion shqiptarë në vitin 1840, ”në vitet 1876-78 numri i tyre u zvoglua në 1,031,000, duke u identifikuar si “grekë të Shqiperisë”. Kjo ishte praktika e përbashkët e qarqeve antikombëtare kundër shqiptarëve.

Kjo e vërtetë fatkeqe, i bëri fuqitë europiane që të vendosin për shqiptarët dhe kufinjtë e Shqipërisë, duke i cilësuar shqiptarët të pa etnicitet, ashtu siç bëri turku me fermanin e sultanit më parë. Kështu shihet e vërteta simptomatike e rritjes së popujve të Ballkanit në llogari dhe në dëm të shqiptarëve.

(The unfortunate truth is that these false claims effective in convincing European powers to decide to the determent of the Albanians when it came to determining borders of Albania, and in the process designating large Albanian populations as non-entities. But the reality is that this is symptomatic of how Balkan nations have evolved, on false claims and at the expense of the Albanians.)

E vërteta për të ardhur keq është se këto pretendime të rreme janë efektive në bindjen e fuqive evropiane për të vendosur për pengimin e shqiptarëve, kur është fjala për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë dhe në procesin e emërimit të popullsive të mëdha shqiptare si jo entitete. Por realiteti është se kjo është simptomatike se si kanë evoluar vendet e Ballkanit, me pretendime të rreme dhe me kosto për shqiptarët.

PS. Nuk e thash unë, por e shkrova sipas librit, të cilin mund ta lexoni edhe në:
https://www.scribd.com/doc/235543305/Kemal-Karpat-Ottoman-Population-1830-1914-Demographic-and-Social-Characteristics

Të kemi shpirtin e ndezur për të ditur të kaluarën tonë. të mos jemi robër të ish robëruesve dhe ta gjejmë mesin e artë të kombit, që na shpie në Europë.

Fahri Xharra, 06.04.19
Gjakovë

2 KOMENTE

  1. E si eshte e mundur qe ne vitin 2019 shum Shqiptar i kontribojne rritjes dhe ruahtjes te emrave Otomanik …. si per shembull fahri xharra??????!!!!!!

    Shënim: ka ba e u ka mbetë, e tani nuk marrin guximin për me e ndryshua!

  2. Arben,

    Nuk eshte ne pyetje guximi, por poshterisa dhe tradhetia…

    Keta si ky lloji i bin Fahri abu Xharrës jane hipokritë… keta jane muslimanë muhamedanë, por dojn qe Muhmaedi të jete Shqiptar… keta e dojne edhe Sheriatin por shqip… keta dojne qe shqiptarët te jene muslimanë dhe te bejne denime muslimane, duke denuar me Gurezim …me e mbyt njeriun me gure… por SHQIP. Keta jane ma muslimanë se muslimanët.

    Shënim: Nuk duhet me i paragjykua këto gjëra. Ne nuk mund ta dimë se çfarë mendon Fahriu apo Arbana në vetvete, ne dimë atë që bëjnë dhe marrim kontributin e tyre publik. Atë edhe e vlerësojmë, jo më larg se aq, se ndryshe pastaj akuzojmë të tjerët pa bazë… /AÇ

Komentet janë mbyllur.