Fahri Xharra: Kelmendasit në Kroaci ose shpërngulja e dytë ‘serbe’ e vitit 1739!

0
323
Kelmendasit në Kroaci

Fahri Xharra, 22/12/2018

Në kohën e luftës Turko-Austriake edhe Kelmendasit, sikur shqiptarët e tjerë nuk ndejtën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit, Mikel Suma, u ngritën në kryengritje dhe luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqëve të urrejtur. Në luftë morrën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit”.

– Frrok Zefi “260 vjet nga ardhja e shqiptarëve kelmendas në këto anë 1737-1997). Shpërngulja e dytë serbe (Druga seoba srba) ishte një trillim serb, për të mashtruar botën e edhe neve; sepse ikja e shqiptarëve në ikjen e dytë shqiptare drejt Sremit, Kroacisë dhe Austro-Hungarisë, u bë nën udhëheqjen e Krye Ipeshkvit të Shkupit, Mikel Suma.

Historia së fundmi ka nisur të mos na shohë me syrin e njerkës. Fqinjët duhet të ndërgjegjësohen se shqiptarët e sotëm nuk janë ata të një shekulli më parë. Janë më të shumtë në numër, më të njohur në botë, më të vetëdijshëm për identitetin dhe fuqinë e tyre, shkurt: aspak të gatshëm për të ulur kokën.

Nëse do të fillojnë ta kuptojnë, atëherë gjysma e rrugës për bashkëjetesë të paqtë është bërë. E, e vërteta është që historinë e kishim njerkë, vetëm gjeografia përkundër tërmeteve, fortunave dhe monsuneve na mbeti Nënë.

Për të kuptuar të huajt, fqinjët, gllabëruesit dhe të pangopurit, atëherë duhet që ne së pari ose që ne përfundimisht ta përshëndesim historinë tonë që ka filluar të na shohë me një sy më të mirë. E ky shikim i sinqertë nuk përsëritet shpesh. Bile, së paku ne e kemi kuptuar që kjo vjen rrallë e shumë rrallë.

“Në vjeshtën e vitit 1690, rreth Beogradit (të sotëm) u mbodhën disa dhjetra mijëra familje serbe, të cilat Kaizeri i Austrisë, Leopoldi I-rë donte t’i shpërndante për banim nëpër territoret e gjëra të Austro- Hungarisë.

Ishte kjo koha kur turqit depërtuan në tokat e Kosovës dhe Metohisë dhe mu atëherë filloi shpërngulja e madhe serbe nën kujdesin e Arsenije ?arnojevi?it (PRVA ili VELIKA SEOBA SRBA) e njohur si shpërngulja e parë. Me ardhjen e tyre, rritej dukshëm numri i serbëve në tokat e Hungarisë “(Seobe srba i njihov polo?aj u ugarskoj)“

Bota e mashtruar, ne të dëgjueshëm se nuk guxonim të bënim gëk me gojë, heshtje letargjike e jona… dhe numri i “serbëve” vinte e rritej më shumë në tokat e Humgarisë së Austro-Hungarisë.

Fjalën e kam për shpërnguljen e dytë “serbe“ të vitit 1739 në Arsenijen e IV-të Jovanoviqin, pas dështimit të luftës së Austrisë së bashku me serbë kundër Turqisë gjatë viteve 1737-1739 (Druga seoba Srba pokrenuta je 1739 pod Arsenijem IV Jovanovi?em, nakon neuspjeha Austrije u ratu protiv Turske iz 1737-1739.)

Një gjë ta kemi të qartë që serbët kurrë nuk kanë ngritur krye kundër turqëve. E, edhe kryengritja e parë “serbe” 1804-1835 (Prvi srpski ustanak) e Karagjorgjeviqëve ishte udhëhequr nga shqiptarët kelmendas dhe, me ndihmën e Austro- Hungarisë)

Por ç`ishte në të vërtetë kjo shpërngulje, na shkruan Frrok Zefi në librin e tij në kroatisht: “260 vjet nga ardhja e shqiptarëve kelmendas në këto anë 1737-1997“ (bibliografija, ndër të tjerash: “Conscript ro Almae DioecesisS, vrmiensis1 743. peractastr. 34. 17744 DA Dakovo. (Gjakovo, Sllavoni, Kroaci) dhe LASZOV/SKI.E., Arbanasi (Klementinci) u Hrtkovcima i Nikincima i Saganijeua; Gramatika arbanaikog iezika, Hrv. list, Osijek, 1923., str. 44.)

Çfarë na shkruan Zef Frroki (në libër Zef Frokiq)?:

“Në kohën e luftës Turko-Austriake edhe Kelmendasit sikur shqiptarët e tjerë nuk ndejtën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit, Mikel Suma u ngritën në kryengritje dhe luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqëve të urrejtur. Në luftë morrën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit.

O’ si nuk kam nji grusht të fortë
t’i bije mu në zemer malit që s’bëzanë,
ta dij edhe ai se ç’do me thanë i dobët –
n’agoni të përdridhet si vigan i vramë, …

– thoshte Migjeni!

E dua këtë grusht të fortë, të fakteve me të cilat do rrënojmë njëherë e përgjithmonë rrenat serbe shekullore, të cilave bota iu ka besuar. Bota iu ka besuar se ne nuk flisnim.

Lufta humbi, turqit fituan dhe shqiptarëve katolik kësaj rradhe, iu desht të shpërnguleshin dhe të iknin. Kryeipeshkvi Suma dhe 300 familje shqiptare ikën për të gjetur mbrojtje nga ushtria Austro-Hungareze, në territoret e saja, për rreth Beogradit. Letra e Krye Peshkopit e shkruar me 6 Qershor 1739 e cila e lajmëron Kongregacionin në Romë për këtë ardhje masive të shqiptarëve.

Ç’ka shkruajnë serbët?

(“Të ardhurit (të ikurit) “serb” filluan të mësohen në këto toka: derisa në anën tjetër Kisha Katolike filloi të ndihet e kërcnuar me ardhjen e serbëve pravosllav (??). “Serbët ranë nën mbrojtjen e Imperatorisë Habsburge dhe privilegjet e Serbisë nga ata zgjatën deri në vitin 1912”) Dokumentet kishtare të kohës të cilat i citon Frrok Zefi në librin e tij e tregojnë të vërtetën dhe i hedhin poshtë spekulimet serbe të historisë.

Serbët u adaptuan lehtë me artin dhe kulturën perëndimore, e çka është e rëndësishme që “serbët” i ruajtën të gjitha elementet e kulturës së tyre nacionale“ – shkruhet në historinë e mashtrimeve serbe.

Por si qëndron e vërteta?

Së pari të 300 familjet shqiptare ishin të fesë katolike, ishin shqiptarë. Gjenerali i ushtrisë austriake Engelstoffen kërkoi nga Marie Tereza, që këtyre ardhacakëve t’iu sigurohet edhe shkolla e edhe kisha në gjuhën shqipe. Gjë që u bë, në atë kohë. Ipeshkvi i Sremit Ladislav Szorenyi në viti 1743 në shënimet e tija thotë: “Ky popull që erdhi këtu, të gjithë janë ushtarak dhe e flasin një gjuhë ndryshe nga të tjerët”.

Një pjesë e literaturës së përdorur nga Frrok Zefi është: Mark Krasniqi “Rugova dhe….” Prishtinë, 1987: Mihaçeviq Franjo, Po Albaniji 1911: KA, Wien 1769: Jaçov M. Spisi Tajnog Vatikanskog Arhiva, Beograd 1883; Liber Visitationum, Canonicanum Diocesis Syrmensis ab Anno 1763.; Kanuni i kanun name, Vëllimi I, Sarajevo 1957, etj e etj.

Pra Druga seoba srba (Shpërngulja e dytë serbe) ishte një trillim serb, për të mashtruar botën e edhe neve; sepse ikja e shqiptarëve në ikjen e dytë shqiptare drejt Sremit, Kroacisë dhe Austro-Hungarisë u bë nën udhëheqjen e Krye Ipeshkvit të Shkupit Mikel Suma.

Përshendetjet përfundimtare me falsifikimet serbe duhen të jenë më shumë të pranishme në mesin tonë së pari, e me siguri që edhe në mesin botëror. Fqinjët duhet të ndërgjegjësohen se shqiptarët e sotëm nuk janë ata të një shekulli më parë. Janë më të shumtë në numër, më të njohur në botë, më të vetëdijshëm për identitetin dhe fuqinë e tyre, shkurt: aspak të gatshëm për të ulur kokën.

© SYRI.net