Fabula nga fabulisti Shefit Doksani

0
1110

Taze…

Ne nje parade mode
U kenaq qeni lango
Vrimat i kishin mbuluar
Vetem, me nje fije, spango

Trasta, thesi, gjykata

E hodhi thesin ne gjyq trasta
– Çdo nate vjedh, shikoni si eshte fryre !
Nuk po i duket me as qafa.

Por tjetersoj vendos gjyqesija:
– Trasta e ka nga xhelozia.

Mamuthi dhe delja.

Thote i friksuar mes shokeve Mamuthi:
– Eshte bere korrupsioni si arkeologji
Po germojne çdo dite edhe per ne.
Aty pran hidhet delja simpatike:
– Me siguri do gjejne relike.

Luani dhe derri

Shkon tellalli fshat me fshat
– Degjo mire o milet
Ka thene luani mbret
Kush kapet, ne fushe
jashte ligjit, sa te jeni te tere
Dhembin ne fyt, do t’u vere
Sakaq derri turta-vrap
– Prit-i tha – çakalli – ai s’te ka zene
– Bobo-tha derri – ai nuk pret
Sa te ze, ta ve.

Modeli i brekeve.

Pa derri zonjen e shtepise
Qe i vuri mbrapa, trast dhise
Uzgedhi, u gajas
S’kishte pare brek-traste
Vecse te nesermen ne mengjes
Doli, mbuluar prapanicen, me thes !!

Arra, kungulli, fshatari

Pema e arrës e madhe shumë e lartë
Pranë saj, nje kungull permbi gardh
Qesendis kungulli: – e trashë dhe e gjate, boll je
Po kokrrat shume te vogla i ke !!!!
Degjon fshatari poshte arres
dhe i thote: – Ke te drejte zotrote. Zonja
te kishte nje kokerr sa ty, dynjanë do të ngopte
Inatoset arra, nje dege me furi shkundi
Nje kokerr i ra fshatarit ne koke
– Shyqyr – tha – qe s’ishte sa kungulli !!!

Origjina

I tha i ati te birit:
– Nuk behet ashtu ajo pune or kerriç
I nxehur ia kthen i biri me të parë
– Neqoftese une jam kerriç
Ti baba je gomar.

Nga të shkojme ?

Tufa e deleve qete-qete
Ngjitet malit varg perpjetë.
Afer majes ulurima ujqesh degjoi
Ne vend si me gozhde u mberthye
– Vazhdoni, vazhfoni, ecni – u tha palloi
– Nga te shkojme – thote dashi
Kur ujqërit janë në krye ?!!!

Pasuria dhurate !!

Pyet sorkadhja derrin:
– Dua sinqerishte te di
Si e ke vene, gjithe kete pasuri ?!!!
Ia kthen derr bylyshi:
– Ma ka bere dhurat gjyshi.
Thumbon dhia aguridhe:
– Uu, gjyshi qe merr ende
Pension kooperative…

Çudia e radhes

Çakalli ne votim te fshehte
Buallit i jep voten
Ne publik hiqet
Sikur do qe t’i beje gropën.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar