FABIANIT (dhe Fabianëve)!

0
741

AV. XHABIR ZEJNUNI

Fabian.
Po të drejtohem ty si një djalë i ri në moshë që je, por dhe me perspektivë.
Ti Fabian, ke bërë një gabim shumë të madh, që pranove të bëhesh bashkëkrijues i një Partie të re.
Madje do shtoja se gabim të madh ke bërë edhe kur hyre në PD.

Por, këtë gabim edhe pse vonë, ti e shleve duke dalë nga PD-ja. Më mirë vonë se sa kurrë!
Ti mund të thuash se pse nuk ju shkruaj edhe Fabianëve të PD-së unë. Nuk kam se si, pasi ata tashmë janë të indoktrinuar dhe vështirë se do mund të shpëtojnë.

Unë personalisht, jam që komplet klasa politike aktuale të zhduket nga skena politike dhe ajo të zëvendesohet nga një klasë e re politike në moshë, por edhe në mendësi. Të rinjtë e talentuar, më duket se nuk mungojnë në Shqipëri.

Rasti (apo fati!) e solli që PD-ja të kryejë një “harakiri historik” duke ja vënë “flakën” mandateve parlamentare dhe duke dalë kështu nga sistemi juridik i politikës. Që do thotë se gjysma e punës u bë.

Mbetej që të bëhej edhe gjysma tjetër e punës, pra që edhe PS-ja të dilte jashtë sistemit (më e vështirë në fakt!), ose ajo të delegjitimohej nëse kandidatët e listës nuk do hynin në Parlament, por edhe me anë të bojkotit masiv popullor. Por, me këtë ritëm hyrjesh në Parlament, rrezikon që të kalohet numri 140 i deputetëve!!!

Edhe pse ndërkombëtarët herë pas here kanë deklaruar se do i njohin zgjedhjet vendore edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, arsyeja nuk qëndron në faktin se atyre po ju qan zemra për Edi Ramën dhe PS-në. Jo. Arsyeja ka të bëjë vetëm me faktin se reforma në drejtësi është një investim perëndimor dhe mund të kryhet më mirë pa kundërshtarët e saj “natyralë”, që tashmë kanë dalë nga Parlamenti dhe kanë hyrë në rrugë. Investimin që kanë bërë ndërkombëtarët për reformën në drejtësi, ata nuk mund ta humbasin ashtu kot. Pasi të kryhet reforma në drejtësi dhe në politikë, do i vijë radha edhe Edi Ramës pastaj që ai të “reformohet”(…)!

Por, edhe nëse ndërkombëtarët do i njihnin zgjedhjet lokale, ato zgjedhje mund të bëheshin NUL nëse ato do bojkotoheshin KOMPLET. Në këtë rast, edhe PS-ja do dilte jashtë nga sistemi dhe do ishin pastaj ndërkombëtarët që do ja gjenin “dermanin” problemit shqiptar(…)! Dhe përvoja nuk ka munguar!

Por, çfarë ndodhi më pas?
U krijua Partia e re, Bindja Demokratike, ku pjesë e saj aktive tashmë je edhe ti, por dhe ndonjë moshatar i yti. Pra, në këtë Parti u fut garda e vjetër dhe gjaku i ri e i freskët. Kështu, krijohet imazhi i një opozitarizmi aktiv dhe efikas. Mbase prej hallit edhe pranohet ky opozitarizëm i orëve të fundit.

Por, kurrë nuk mund të pranohet që në këto lloj partish të futet gjaku i ri, i cili nuk ka si të mos njolloset nga gjaku i ndenjur.

Ti Fabian, mund krahasohesh me një filiz të ri dhe të njomë, të cilin e kanë futur në një turrë drush të shtrembëra. Kjo gjë do sjellë që edhe filizi i ri të shtrembërohet dhe nuk mund të ndodhë që të drejtohen drutë e shtrembëra(…)?!

Fabian. Dil nga tufa e druve të shtrembëra sa ke kohë akoma.
Je akoma i ri Fabian.

“Përvojën” që pate tek PD-ja, kërko që ta evitosh tek BD-ja.