Ne nje moment historik per ne, ku çdo dite perballemi me problemet e emigracionit, te pranimit te tyre dhe te integrimit, hapia e shkolles ne gjuhen shqipe per femijet shqiptarë, lindur ne Itali, merr nje rendesi te veçante.
Federata Shoqatave Shqiptare Itali – FAAI – me president Fatmir Behluli, krijuan mundesine financiare e logjistike ne arritjen e hapjes se shkolles ne gjuhen shqipe “Luigj Gurakuqi”.
Nje ndihme te madhe ka dhene dhe profesoresha Alma Gjoni, e cila me vullnetin e pasionin e saj, krijoj mundesine e rregjistrimit te nxenesve te pare, te kesaj shkolle.
Rendesia e madhe e kesaj insiative, mund ta permbledhim ne fjalet e prekshme te Ariana Kosova, presidente e Lidhjes Mesuesve Shqiptar Itali — LMSHI — e mesuese e shkolles Macerata, qe gjate inaugurimit tha “Nje femi qe rritet pa ditur nga vjen eshte si nje peme pa rrenje”. Kjo sepse brezi i ri ndjek shkollat Italiane dhe gjuha e orgjines edhe pse mesohet vetem nepermjet te folurit ne shtepi, kalon ne plan te dyte.
Shum prej tyre nuk dine historine e vendit te orgjines, personazhet kryesore te fushave te ndryshme, poetet, shkrimtaret e tjerë.
Eshte pikerisht ky objektivi per t’u realizuar, dhene njohurite e duhura kulturale e per te ditur kush jane. Mesimi ka filluar prej disa javesh e mbahen te djelave nga ora 10.00-13.00, ne sallen e leximit te bibliotekes komunale “B. Preziosi,” dhene ne dispozicion nga Administrata e cila ka aprovuar kete projekt. Nje histori e bukur e integrimit te komunitetit shqiptar prezent prej shum vitesh ne Larino dhe gjithmon bashkepunuese ne te gjitha fushat e shoqerise.
Ne diten e inaugurimit, na beri pershtypje syte e ndritshem te femijve qe duke valevitur se bashku flamujt shqiptar e italiane, kane shtuar shpresen per nje bashkejetese ne paqe mes dy popujve. Shpresojme qe ne te ardhmen te ftohen femijet italiane te ndjekin ndonje ore mesimi, per te njohur me mire nje realitet te prditshem qe ato kane.