F T E S Ë PËR MANIFESTIMIN TRADICIONAL GJITHËPOPULLOR – KRAJË

0
544

F T E S Ë
PËR MANIFESTIMIN TRADICIONAL GJITHËPOPULLOR
VERA NË KRAJË 2018
E martë, më 24 korrik 2018
në OSTROS, në orën 20:00

Mirë se vini!

Të nderuar-a qytetarë, bashkëvendës-e e mysafirë-e,

Manifestimi VERA NË KRAJË është manifestim gjithëpopullor, të cilin e themeloi dhe në vazhdimësi po e organizon me sukses tash 26 vjet me radhë, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, partia e parë politike e shqiptarëve, në trevat strërgjyshore, sot në Malin e Zi. Është manifestimi i parë gjithëpopullor jo vetëm në këto treva, por edhe më gjerë, të cilin themeluesit e konceptuan si një takim festiv në verë, kur shumica e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë e punojnë në SHBA, Australi dhe shtete të ndryshme të Evropës, kthehen në atdhe për pushime, po edhe si promovim të prodhimeve bujqësore e ushqimeve vendase të përcjellë me këngë e valle shqiptare, i cili, edhe sivjet do të mbahet, të martën në Ostros – Krajë dhe fillon në orën 20:00.

Tashmë është bërë traditë që në këtë manifestim të marrin pjesë jo vetëm vendës nga Kraja, po edhe mysafirë nga Tivari, Ana e Malit e Ulqini, Tuzi – Malësia, Kosova e sidomos nga Shkodra, si dhe shumë turistë që i kalojnë pushimet në Ulqin, Velipojë etj.

Gjatë gjithë programit muzikor në vazhdimësi do të lexohen emrat e sponzoruesve, donatorëve dhe porositë për veprimtarinë e tyre.

Ju falënderojmë dhe mirë se vini

Me respekt.
PËR
Në Ostros – Krajë, më 8 korrik 2018

KËSHILLI ORGANIZUES
KRYETARI,
SMAJL MILLA