Die Rückkehr des Kolonialismus
Hannes Hofbauer
Shkruan Inxh. Abdullah Begolli
Aq sa po tregojnë zhvillimet e kahmotshme ndër ne, po rezulton se udhëheqja politike shqiptare në përgjithësi dhe ajo e Kosovës në veçanti, secili në mënyrën dhe me fajin e vet, kanë përfunduar në PENGJE të Serbisë, Turqisë dhe miqve të sajë ndërkombëtar.
Ata, sipas rregullave të “demokracisë” perëndimore, që fatkeqësishtë pak po kuptohen ndër ne, e kanë të lejuar të flasin sa munden dhe sa dijnë mirë për shqiptarët, por e kanë të ndaluar dhe nuk guxojnë edhe me ua shpua buzën, sikurse thotë populli, të bëjnë çfardo në dobi të tyre.
Pra sikurse thotë populli : Nga e thëna te e bëra, është një mal i tërë.
Një popull dhe intelegjenca e tij, që edhe pas kaq shumë e shumë vitesh, nuk po janë në gjendje të kuptojnë, apo nuk po dojnë të kuptojnë (krejtë njësoj), EKSPERIMENTIN serbo-ndërkombëtar për rikolonizim të Kosovës dhe gjithë shqiptarisë, (por err e terr dëfrehen me CIRKUN serb për zgjedhjen e “qeverisë” së KOSOVOS me pengjet e saj, dhe plot cirqe të tjera, të gjitha në funksion të rikolonizimit), ai popull nuk meriton emrin POPULL dhe intelegjenca e tij është vetëm pseudointelegjencë.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar