Nga Federica Mongherini* – voal.ch | 9 maj 2016
E di se shumëkush sot do të pyesë se pse kemi ende arsye për të celebruar Ditën e Evropës.
Për herë të parë në historinë tonë, Bashkimi ynë Evropian përballet me një kërcënim ekzistecial. Nuk është vetëm për çështjen e terrorizmit: ne kemi mjetet e duhura për të përballuar kërcënimin terrorist dhe për të parandaluar radikalizimin e tij. Dhe nuk është gjithashtu as për emigracionin: Një Union me gjysmë miliardë mund të menaxhojë dallgët aktuale, për të mbrojtur jetë dhe për të ndërtuar një partneritet të fortë me vende të tjera, në rajonin tonë apo më gjerë.
Kërcënimi ekzistencial vjen brenda mureve tanë. Unioni ynë është në rrisk kur ne ndërtojmë mure, në vend që t’i shembim ato. Unioni ynë është në rrisk kur ne bëhemi evropianë part-time – ne kërkojmë ndihmë nga BE-ja kur na duhet, por nuk jemi gati ta ndihmojmë.
Nëse diskriminojmë njerëzit nga ngjyra e lëkurës, apo nga gjuha që flasin, apo nga mënyra sesi luten nëse e bëjmë këtë, Unioni ynë është në rrisk, sepse identiteti ynë bazohet tek diversiteti.
Në këtë moment të mprehtë të historisë së botës, bota ka nevojë për një Evropë të fortë më shumë se kurrë. Ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë dhe gjithashtu edhe ndaj pjesës tjetër të botës.
Që kur erdha në këtë zyrë një vit e gjysmë më parë, kam udhëtuar thuajse në gjithë botën. Dhe gjithandej ku shkoj, njerëzit e shohin Evropën me kaq shumë admirim dhe shpresë.
Pavarësisht gjithë vështirësive ne jemi i vetmi proces i suksesshëm në integrimin rajonal, dhe kontinenti më i pasur në botë. Në asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë liri – liri për të folur me mendjen tonë, liri për të lëvizur, liri për t’u lutur apo për të mos u lutur, liri për të dashur, liri për të votuar, liri për të zgjedhur vetë fatin tonë dhe të punojmë që ta bëjmë realitet atë.
Çdokush në botë e di se ne jemi partneri i parë tregtar, investitori i parë, donator i parë për ndihma zhvilluese dhe humanitare dhe pushteti diplomatik kryesor. Shumë shpesh harrojmë se sa të fuqishëm mund të jemi.
Ja pra për të gjitha këto e duam Ditën e Evropës. Për të qenë krenarë për çka kemi arritur dhe të mbajmë në mendje se nuk mund të na jepet si dhuratë e gjithë kjo, dhe të kuptojmë gjithashtu se jo-evropianët apo evropianët kanë nevojë për Evropën.
Ajo çka na duhet është lidershipi, jo populizmi. Ne duhet ta ruajmë Evropën dhe ta reformojmë. Eshtë koha për të ndryshuar unionin tonë, për të shpëtuar unionin tonë. Ja pse janë gjithë këto festime.
Gëzuar Ditën e Evropës!
*Përfaqësuesja e Lartë e BE-së