Evropa Nënë për Serbinë, ndërsa Njerkë për Kosovën…!

0
453
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


E kohës

Evropa Nënë për Serbinë, ndërsa Njerkë për Kosovën…!

Kjo është Evropa e re (Demokratike) me skenarë të vjetër ndaj Kombit Shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan!

Evropë, mos bëni hile…! Pse kaq shumë përkdhelje ndaj Serbisë…? Ndihma prej 7.5 milion euro është dashtë të paktën të nisni në Itali, atje ku po luftohet me vdekjen kolektive nga Koronavirusi…!

Evropë e re dhe me skenarë të vjetër, pse kaq shumë përkëdhelje ndaj Serbisë…? Kombi Shqiptar dhe Kosova e lirë nuk na vjen çudi fare, ndonëse në shekullin e kaluar, përmes duarve të Evropës së vjetër, fqinjët tanë me yryshet e tyre na morën pjesën e tokës të Shqipërisë Etnike…!

Evropa Nënë për Serbinë, ndërsa Njerkë për Kosovën…!

Çikago, 21 mars të motit 2020


E Kohës

Hasmëritë e partive (politike) në Kosovë të bëjnë Programin e Unitetit, përderisa nuk është bërë vonë…!

Jeta demokratike (pluraliste) është pjesë e jetës institucionale në Republikën e Kosovës. Kjo është rregull dhe vlera universale e demokracisë.Këtë e dimë të gjithë!

Atëherë çfarë po ndodhë që është bërë e pamundur të bëhen bashkë dy shqiptarë dhe tërë spektri politik në Kosovë…? Pse kaq shumë hasmëri të skajshme (politike), që, saherë na vijnë zgjedhjet kjo hamsmëri bëhet edhe më e vështirë gati-gati sa nuk po ia nxjerrin sytë njeri tjetrit…!

Jetë demokratike (pluraliste) është kjo! Sovrani e jep votën e lirë për atë subjektin politik që mendon se do të bëjë punë të mirë për kombin dhe shtetin tonë. Kjo është në rregull besoj.

Përderi sa në Prishtinë dëgjohet zhurma dhe debati me tone të hasmërisë, të tjerët afër nesh (Sebia) po i kryen punët e veta. Perderisa ne nuk po merrem vesh për asgjë, madje për asgjë nën tymnajën e hasmërive (politike) Serbia nën përkdheljen e Evropës së re Demokratike dhe me skenarët e vjetër të njohur për ne, ndaj Kombit Shqiptar dhe Kosovës po sillët si Njerkë, ndërsa për Serbinë që përgjaku deri në shkallë të gjenocidit ndaj popujve jo serb (Bosne dhe Kosovë), në orët e epidemisë së Koronavirusit me ndihmën nga Evropa 7.5 milionë euro si Nënë e saj…!

E kohës, udhëheqja e partive politike në Kosovë (Isa Mustafa, Albin Kurti, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Famtir Limaj dhe Bexhet Pacolli) qysh sot sa më parë të takohen në Prishtinë, përderisa nuk është bërë vonë për shtetin e Kosovës dhe të bëjnë Programin Politik të Unitetit se mbi të gjitha është Kombi Shqiptar dhe shteti i Kosovës. Partitë politike janë shërbëtore të saj …!

Mendja para inateve, thotë fjala e popullit!

Çikago, 21 mars 2020