“EVROPA KURVË”, FEDERICA MOGHERINI DHE HASHIM THAÇI!

0
649

Dr. Binak Maxharraj

Evropën plakë moti populli i jonë e quante “Evropa Kurvë” (që me Lahutën e Fishtës), sepse ajo historikisht i ka mbrojt Serbet, kurse i ka demtu Shqiptarët duke e thy trungun Shqiptar, duke e shpëndarë ate në te katër anët.

Po të mos ishte miku i jonë i Madh, Amerika, sa për “Evropën Kurvë” Kosova kurrë nuk do te ishte e çlirueme, nuk do te ishte e lirë.

Kjo “Evropa Kurvë” së është antishqiptare po tregon edhe sot e kësaj dite, se nuk e ka harru zanatin e vet, duke u tregu nanë për Serbet e njerkë për Shqiptarët. Këtë po e tregon sot politika e kësaj “Evrope Kurvë”, qe po e udheheqë Federica Mogherini, një kuqaloshe antishqiptare e përbetuar, e cila me politikën e saj qellimisht po krijon tensione midis Kosovës dhe Serbisë, duke e udhehqë dialog të një anshën, në anim të Serbisë

Gjatë gjithë kohës së udhëhëqjes se dialogut midis Kosovës dhe Serbisë ia mbante anën kësaj të dytës. Ajo e di mirë së Serbija është ajo që nuk i zbaton Mareveshjet e arritura. Qeveria e Kosovës disa hereë ia ka ba me dije, se Serbija nuk po i zbaton Mareveshjet. Ajo nuk reagon hiq. Bile as nuk degjon për keta. Presdidenti i jonë, i cili “dhunshëm” u inkuadrua ne këtë dialog ne takimet me Mogherinit, as qe guxon te pyesë pse Marrëveshjet nuk po zbatohën nga ana e Serbisë. Nuk guxon ta pyet edhe nga fakti së ky njeri është ne “duar” të Serbisë, i zënë rob te ajo për interesat e veta.

Eshte e tmershme nga “Evropa Kurvë” e Mogherinit, kur këto ditë nuk ju ni zani kur Serbia e çonte peshë krejte botën që Kosova mos te pranohet në Interpol, çka i rriti tensionet edhe me shumë midis Kosovës dhe Serbisë, anipse ekzistonte Mareveshja se de ty keto vende nuk do ta pengojnë njera-tjetren ne interimet evro-antlantike. Këtyre tensioneve, siç po thonë mediat, në mënyrë indirekte i ka ndihmu edhe vetë Presidenti Thaçi, i cili fare nuk u angazhu qe Kosova te pranohet ne Interpol.

Se sa është “Evropa kurve e madhe” u tregue menjhere kur Kosova e vuri taksën prej 10%, e pasataj 100% u ngritë ne kembë, u çorodit, u tranu, u çu peshë. Ndrsa Shefja e BE Federika Mogherini, e cila kurrë nuk beri zë, kur cenoheshin interesat e Kosoves, tashti ajo u çart dhe në gjysmë te nates urëdheroi qe kjo taksë te hiqet menjëherë. Ja kjo është dyftyrësia e kësaj diplomate më plot urrejtje ndaj Kosovës. Por në gjithë këtë betejë titanike, qe po e banë Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë, i përgdheluri saj Hashim Thaçi, s’po i ndihet zani, po hesht, nuk guxon me ja kthy fjalën as Mogherinit e as Vuçiqit.

Por, le të plasë “Evropa Kurvë” për taksen e venë Serbisë, sepse Qeveria e Kosovës është unike, e vendosur, që taksa mos te hiqet pa marrë parasysh presioneve, përderisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet sovran e të pavarur.