Europian ‘2016 – ajo që pritej, ndodhi

0
1495
Gjin Musa

Gjin Musa, gazetar

Kombetarja e Shqiperisë, ne te gjithe historin e saje futbollistike, sot ishte ne majen e piramides.

Franca ne jeten e saje nuk ka patur kaqe mysafir, nga te gjitha trojet shqiptare, emigracioni e diaspora, flamuri kombetare, qeleshja shqiptare tashma te pranishme ne shtetin Frances.

Qyteti ku do zhvillohej ndeshja tashma i ngjasonte Tiranes, 12 mije tifozë kuq e zi jane ne mbeshtetje te kombetares tone
Spotedashesit e futbollit shqiptarë si ne Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e kudo kishte emigrant ishin organizuar ne qendra dhe piaca te ndrysheme qe heret, prisnin me ankthe oren 15.00.

Entuziazmi ishte jashte çdo parashikimi.

Po si do perfundonte ndeshja, ç’te reja do na japi’ka ditur trajneri De Biazi te beje perzgjelljen e duhur’pyetje dhe hamendje nga ma te ndryshmet.

Sa po bie bylbyli per fillimin e lojes miljona sy dhe veshe ne ekranet e televizioneve,u deshen vetem 4 minuta dhe skuadra jone ndeshkohet me nji ndeshkim i menjihereshem, skuadra e humbet qetesin po te thuashe ne te gjithe pjesen e pare.
Kartonat ndeshkues sikur po paralajmeronin ekipin tone, por ndeshkimi i kapitenit te kombetares Lorik Cana krejtesisht i pa nevojshem dhe i pa falshem per nji futbollist me provoje ne arenen nderkombetare.

Skuadra Zvicerane u duke qe ne pjesen e dyte do ta thellonte rezultatin, po ja qe nuk ndodhi, ekipi jone kombetar edhe pse me nji lojtar mangut e perballoj skuadren kundershtare, biles duhet thane qe skuadra jone humbi raste te pa falsheme, per kete pergjegjesis bie mbi trajnerin i cili u tregue shume koke forte ne perzgjelljen e lojtarve, la jashte listes gola shenuesin ma te mire te kampionatit shqiptar, futbollistin Hamdi Salihi.

Reparti i sulmit ishte ne diten ma te zeze, e pa force perpara portes kundershtare, imagjinoni rastet po te ishte Shkodrani Hamdi Salihi rezultati i lojes do ishte ndryshe.
Eshte e vertet qe trajneri ka meriten e tije per ardhjen deri ketu, po jo ta bejme legjende dhe ti leme çdo gje ne deshiren e tije.

Humbja e sotme vishtereson dhe e than troc pret ç’do shpres per vazhdimin e betejes.
Dy ndeshjet tjera jane teper te veshtira, Franca qe nuk do fale, por nga nji here shansi dhe magjia bene mrekullin’po une jame nga ata qe i besoj realitetit, realiteti eshte se ne jemi ne Europianin Francë 2016 nji sukses qe na ka lartesuar emerin e Shqiperis ne aren e sportit Europian.

Po nji barazim i sotem na jepte nji shpres sa do te vobeket, humbja per mua personalishte eshte mbarimi i Franc 2016.
Pa dashur ta dramatizojë, apo ta personalizojë mos grumbullimin e gola shenuesit Hamdi Salihi, po duke dashur ti qendrojm nji realiteti te pa kundershtueshem na ka kushtuar gjithcka sot, rastet per shenin po te ishte Salihi barazimi ishte plotesisht i mundeshem.

Ajo qe ka ndodhur, humbja me 1 gol le te shpresojme – por shpresat jane venitur sot.
Le te ndihemi krenar edhe per kete humbje, sepse jemi ne Franc 2016,e para here qe Shqiperia, kombetarja jone arrin ne nji sandart te ketille.

Hera e pare ne historin e futbollit shqiptar qe nji stadium jashte atdheut te kete mbi 12 mije sportedashes qe per asnji minut nuk pushuan duke brohoritur ne mbeshtetje te djelmoshave Kuq e ZI.
Sot ne stadium ishte qeveria dhe parlamenti,te majte dhe te djathte sot ishin bashke, i kishte bashkuar flamuri Kuq e Zi qe po valvitet krenar rrugeve te qyteteve Franceze.

Le te presim’po te mose harrojme jemi qe jemi ne Euro 2016 Francë.