“Eskalon” debati për rolin e Ibrahim Rugovës në shtetbërjen e Kosovës

1
1106
Ibrahim Rugova, portret

Në debat kyçet edhe Arben Çokaj, por Ibrahim Kelmendi këmbëngul që Rugova ishte i ruajtur nga Miloseviqi, që mos ta merrte UÇK-ja !

Revista Drini, 5 dhjetor 2018

Arben Çokaj : Se Rugova kishte një njohje më të madhe ndërkombëtare. Me e pasë vra edhe Rugovën, siç do i pëlqente edhe Ibrahim Kelmendit, a mirë do të ishte a? Apo vetëm atëherë Rugova do quhej patriot, e jo kuisling? :p
A më mirë që Rugova punoi dhe e bëri realitet Kosovën e pavarur, apo të kishte shkuar si qeni në rrush, si fatkeqët e tjerë, që u vranë nga serbi, për veprimtarinë e tyre atdhetare?! Si Isuf Gërvalla, Ukshin Hoti, apo Fehmi Agani e shumë të tjerë…

Tani, nëse dikush përdor trurin për të analizuar, duhet vetëm pak, tepër pak, për të kuptuar se Rugova nuk ishte kuisling e në shërbim të Milosheviqit. Jemi në Konferencën e Rambujes, ka një dokument për t’u nënshkruar, i cili duhet për t’i lejuar komunitetit ndërkombëtar, të ndërhyjë në Kosovë. Millosheviqi nuk e nënshkruan. Ashtu bëjnë edhe Berisha, Demaçi dhe Hashim Thaçi.

Pra, këta të tre, e Ibrahim Kelmendi mendojnë si Millosheviqi. Por del Rugova, që nuk mendon si këta. Ai i mbështetur edhe nga Veton Surroi thotë: “Dokumentin e nënshkruaj unë, si President i zgjedhur i Kosovës, nëse Hashimi, si kryetar i delegacionit shqiptar, nuk pranon.” Historia tregohet nga gazetari Tim Judah, që ishte prezent në fermën e deleve…

Tani një pyetje e thjeshtë: Kush ishte më afër qëndrimeve me Millosheviqin? Këta që nuk e nënshkruanin dokumentin si ai, apo Rugova, që tha se do e nënshkruante dhe e ndikoi delegacionin shqiptar më pas, që ta bënte këtë? Që të hapej rruga pra, për bombardimet e NATO-s…

Kapja peng e Rugovës nga Millosheviqi, nuk ishte shkuarje me dëshirë e tij atje. Kështu që kokat e nxehta kanë kujtiuar se ne kemi edhe loqe dhe do e shporrim serbin nga Kosova, por kjo është thikë me dy presa. Një politikan i përgjegjshëm si Rugova, donte sa më pak viktima në Kosovë, dhe ëndërronte që me ndihnmën e komunitetit ndërkombëtar, do vinte dita, një ditë, që Kosova të shkëputej nga Serbia, pa luftë, si Mali i Zi psh.

A nuk do të ishte më mirë edhe për Kosovën kjo? Apo duhet patjetër me derdh gjakun e pafajshëm shqiptar dhe me i përdhunua nja 20 mijë gra shqiptare në Kosovë ushtria serbe, që kokat e nxehta të ndihen mirë?!

Kolec P. Traboini : Shume patrioti me bateri paska dale ne dite te sotit. Po tan kta kane kene ne takim me Millosheviçin a….e asnje nuk na e spjegon pse Millosheviçi vrau Fehmi Aganin e qimen nuk ja preku Rugoves. Çudi…

Kolec P. Traboini Pa lufte sa te ishte bota nuk do te ishte nda Kosova nga Serbia edhe sikur 1000 Rugova ti kish ba nana.
E une tash po e uroj Palin per punen e re. Mos ju ndani punes!

Sali Rexhaj : Sa simpatik jeni ju vellezerit tane andej gardhit, sidomos ti Kolec. Le se nuk erdhet ne lufte as nuk na perkrahet, po tani edhe e merrni ne mbrojtje Millosheviqin, pse e paska vrare Aganin e jo Rugoven. Po harroni se Demaqi bridhte neper Prishtine dhe jepte deklarata per mjete te informimit. Akuzonte shqiptaret se po iknin kot nga Kosova gjate bombardimeve.
Pastaj kuptohet se nuk e din se luften e filluan Adem Jashari e Zahir Pajaziti, dhe te tjere qe e njihnin Rugoven si president, e jo shtabi i Rognerit me Klosin e Tosin ne krye.

Kolec P. Traboini Unë mor zotni atë kohë jepja kontribut financiar e moral nga Amerika, shkruanim dhe organizonim demostrata për bombardimin e Serbisë. Tani pilaf e grosh ke hëngër edhe ti se ndryshe si do kishe jetuar? Unë nuk e mohoj Rugoven si patriot por gandizmi i tij ishtë në kohë të gabuar, se nuk kishte përballë anglezët por bishat serbe. Ndaj duheshin armë e jo berllogë fjalimesh.

Arben Çokaj Po pra, por duhet me i matë forcat, nëse shqiptarët e Kosovës do të vepronin me armë, e jo me “gandizmin” e Rugovës, a të shkon mendja se krimet që ndodhën në Bosnje, do të ndodhnin më keq në Kosovë? A e ke parë Kadarenë në atë kohë? Ngruhuni u thoshte kosovarëve, si studentëte Beogradit! Rugova i tha jo. Ne nukk kemi punë me Beogradin! Në fund, Kadare kërkoi ndjesë, por jo ti, e Ibrahim Kelmendi, etj. Pra, duhej përgatitur për luftë, por pa mbështetjen ndërkombëtare, për të cilën punoi Rugova më shumë, nuk kishim shumë shanse dhe dëmtimet do të ishin më të mëdha!

Ibrahim Kelmendi : Kolec, të pyesësh përse Millosheviqi nuk e vrau IB, është e ngjashme sikur të pyesësh, përse Hitleri nuk e vriste kuislingun Xhafer Deva, të cilin e kishte emëruar „kryeministër“.
Meqë ke bërë pyetje konkrete, përse Millosheviqi e vrau Fehmi Aganin dhe jo IR? Mirë do të kishte qenë të shtojmë edhe Adem Demaçin, meqë për logjikën racionale, AD do të duhej të ishte më armik i Millosheviqit, si përfaqësues politik i UÇK-së.
Dilemat e mij
a, të bazuara në zhvillimet e ngjarjeve, edhe pas perdeve, siç thuhet, është se IR ishte kuisling ndërsa AD marionetë, dhe Millosheviqi jo vetëm që nuk i vriste, por kishte urdhëruar mbrojtjen e tyre fizike; IR e mbronte të mos e vrisnin pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa AD e mbronte që të mis i ndodhte gabisht vrasja nga paramilitarët serbë.
Vrasja e Fehmi Aganit duhet të ketë qenë dënimi konkret për refuzimin e tij që të mos pranonte simulimin e kryeministrit të qeverisë kalimtare, për të cilin ishte përcaktuar pushteti i Millosheviqit, duke simuluar sikur ishte marrë vesh mes tyre me „presidentin“ IR, në fund të prillit 1999. Ai truk, formimi i qeverisë kalimtare për Kosovën, i duhej Beogradit si truk që NATO të ndërpriste bombardimet. Për atë qëllim bënte apel edhe vet kuislingu IR.
Po shpresoj, ia dola ta sqaroj, shkurt e shqip, që ta kuposh, përse Millosheviqi vrau Prof. Dr. Fehmi Aganin dhe jo IR (e unë shtova edhe AD).

Ibrahim Kelmendi :

Arben,

Me ngjan tepër naive të thuhet se afirmimi i madh i IR ishte mbrojtja e tij, që të mos e vriste Millosheviqi. Përse e simulon naivin, kur nuk je? Tashmë Millosheviqi kishte guxuar të hy në luftë kundër NATOs, e nuk pjerdhte më për afirmim të IR. Por jo, e ruante, sepse i duhej, si xhoker kundër bombardimeve.
Merre me mend, kur IR bëri apel që NATO të ndërpriste bombardimet, Gjenerali Klark qe përgjigj se ai apel është i imponuar, meqë Millosheviqi e ka kidnapuar IR dhe e detyron ta bën apelin, prandaj refuzoi kërkesën e ambasadorit të Francës në NATO, qi cili e përsëriti kërkësën për ndërprerje të bombardimeve, duke u thirr në „marrëveshjen“ Millosheviq-Rugova. Tashmë Millosheviqi, për ta bind Gjeneralin Clark, se IR nuk ishte peng, i telefonoi kolegut të tij italian që të dërgonte aeroplan qeveritar italian për ta marrë IR në Beogard. Millosheviqi ia kishte besën IR, që edhe pasi të kishte arritur në Romë, në liri, do ta përseriste kërkesën për ndërprerje të bombardimeve. Kryeministri italian e dërgon aeroplanin dhe e merr IR me familjarë. Ndërsa Shën Egidie serbofile, konkretisht çetniku Pale, shef i asaj shoqate, ishte aranzhuar ta priste IR në aeroport të Romës dhe ta organizonte konferncën me gazetarë.
Nëse të interson, të rrëfej edhe ndodhitë që kanë ndodhur që kur IR doli në shkallët e aeroplanit në Romë.
Vetëm truri i eunukëve rugovistë nuk e vlerësojnë këtë ndodhi që argument se IR nuk ishte kuisling i rekrutuar me dhunë, por ishte kuisling „shpirtëror“ i Serbisë nacionalfashiste!
E Ke bërë pyetjen sygjestive: „Apo vetëm atëherë Rugova do quhej patriot, e jo kuisling?“ Fjalën e kishe, nëse do të vritej. Rëndom, nga një kriminel si Millosheviqi, ishte logjike të prisje që vret ata që ia rrezikojnë pushtetin, siç i vriste. Ose të paktën do ta izolonte që t’i pamundësohej ushtrimi i veprimtarisë, nëse nuk do të kishte lëverdi ta vriste.
Të vrite për shkak veprimtarisëë çlirimtare, nuk është si „të kishte shkuar si qeni në rrush“. Me këtë rast ke poshtëruar konkretisht Jusuf Gërvallën, Ukshin Hotin dhe Fehmi Aganin…
sa i përketë Konferncës Rambujes nuk ke lexuar asnjëherë informacionin që kam ofruar? Ndoshta e di se isha koordinor për veprimtari rreth Konferencës, në Rambuje, dhe vetëm Lëvizja e kishte ngrit logjistikën për t’i ndihmuar anëtarët e delagacionit dhe për t’u marrë me shefat e Konferncës, por edhe me gazetarët, që ishin rreth 500, që sorollatëshin rreth asaj kështjelle në Rambuje, për të raportuar nga vendi për mediat e tyre.
Me këtë rast, krejt gabimisht me ke grupua mua me marionetat e Serbisë, Sali Berishën, AD dhe Hashim Thaçin, që ishin pothuajse të vetmit, që zbatonin komandën e Millosheviqit dhe të DGSE-së serbofile franceze.
Kupto, NJERI, IR nuk ishte kap peng nga Millosheviqi, por Millosheviqi e ruan IR që të mos ta merrte UÇK-ja, që ta ruante në vend të sigurt, si „president“, ose ta izolonte si kuisling, dhe nëse nuk do t’i kishte kushte për ta izoluar, ta vriste si tradhtar! Kështu, të paktën, do të duhej të vepronte UÇK-ja atëherë. Nëse kishte qëndrim përkatës Shtabi i Zonës së Llapit e Gollakut, nuk kam informacion. Ndërsa (pseudo)Shtabin e përgjithshëm tashmë e kishte kap banda e Xhavit Halitit, Azem Sylës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe legenave të tyre…

Të mjafton ky sqarim?

Ditë sa më të mbarë, të gjithëve.

PS.: Po shpresoj, qö Bajrami e publikon. nse Ti, Arben, e censuron.

Gjergj-Bajram Kabashi:

Ibrahim Kelmendi,

Vazhdo të shpresosh … ! Debatin në mes jush do ta publikoj rregullisht, gjithnjë përderisa të debatoni në këtë mënyrë të kulturuar, pavarësish a ia qëlloni a nuk ia qëlloni rreth temës që e trajtoni. Me rëndësi është që të debatohet dhe të sillen prova e argumente rreth cështjes që e shqyrtoni.

1 KOMENT

  1. Ibrahim Rugova mori drejtimin e LDK-se atëherë kur te tjeret nuk kishin guximin ta merrnin, ndersa nje pjese e aktoreve aktuale ishin ne ilegalitet apo ne emigracion. Periudha pas formimit te LDK-se (1989) ishte shume e vrullshme dhe e rrezikshme, pasi u shkatrrua me shume dhimbje nje “perandori” (Jugosllavia). Ne kete periudhe kulmoi presioni serb nda Kosoves me largimin masiv nga puna, mbylljen dhe zaptimin e institucioneve arsimor e shendetesore publike. Pikerisht ne kete periudhe u shpall deklarata e pavaresise se Kosoves (2 korrik 1990) dhe me pas kushtetuta e Kaçanikut. Sigurisht qe keto ishin fiktive, pasi nuk mund te implementoheshin (u krijua imazhi i shtetesise se Kosoves).

    Roli i Ibrahim Rugoves ne kete periudhe ishte i rendesishem pasi mbajti dhe ushqeu imazhin e Kosoves se pavarur, krijoi idene e çeshtjes se pazgjidhur te Kosoves, krijoi qeverine e Kosoves ne egzil dhe mbajti institucionet paralele (fiktive dhe jofiktive), duke vazhduar universitetet neper ndertesa private, u krijuan lidhje me aleatët nderkombetare, posaçerisht ate amerikan, permes lobit shqiptaro-amerikan. Mos harrojme rolin e pazevendesueshem te ketij lobi ne krye me J. Dioguardin, qe pergatiten terrenin dhe krijuan miqesine me SHBA-te qe u reflektua me pas.

    Deri ne vitin 1997-8, roli i Rugoves ishte i jashtezakonshem per çeshtjen e Kosoves. Por, me pas “duheshin ngjarje” qe te ndryshonte diçka. Rugova nuk kishte me shume mundesi as kellqe. Nese nuk do te kishte ngjarje te tjera egzistonte rreziku qe problemi te mbyllej dhe mos te hapej me (per nje kohe te pacaktuar). Fillimi i luftes e ndryshoi situaten dhe ne skene dolen faktore te tjere “konkurente”, siç ishte UÇK-ja, qe gradualisht fitoi terren politik. Pra, Rugova dhe UÇK-ja nuk jane perjashtues te njeri-tjetrit, por plotesues te njeri-tjetrit. Ne kete mes nuk mund te shihen si antagoniste, por si plotesues te njeri-tjetrit.

Komentet janë mbyllur.