Është tragjik ai popull kur rregullisht e sundojnë njerëzit pa meritor?!

0
1056
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Ju poliktikan në pushtete locale dhe në pushtetin qendror. Ju politikan, që nuk po dinë kush më së a jeni njerëz të politikës… Ju atje në krye të shtetit, që nuk po e dëgjoni zërin e popullit nuk e meritoni kurrë më votën e tyre. Aq shumë keni punuar keq, sa as që meritoni të shkruan kush dhe as të flasë kush për ju publikisht. Më deshirë nuk do të shkruajmë asnjë shkronjë të vetme për Ju, por nuk po kemi zgjedhje tjetër, së i keni uzurpuar pozitat e larta pushtetare. I keni uzurpuar sepse nuk e përfillët votën e sovranit.

Kur nuk e përfillni votën, për kënd dreqin jeni ju aty, veq për vetën, së Kosovën e keni bërë plaqkë. Do të ishte mirë që komplet kjo kastë e shëmtuar politike të transferohet në ndonjë shtet shumë larg Kosovës, po jo edhe më pasurinë që e kanë grabitur. E di që ndoshta gjithmonë unë më shkrime po vajtojë së në këtë vend të bekuar nga Zoti, erdhën në pushtet do matrapazë dhe kriminelë që popullit ia morën nga dora të ardhmën, ia morën pasurinë.

Do të shkruaj unë dhe do të shkruajnë edhe të tjerët deri atëherë kur këtë vend do ta udhëheqin njerëzit e mirë të kësaj toke, të cilët nuk na mungojnë. Është tragjik ai popull kur rregullisht e sundojnë njerëzit pa meritor, kur e sundojnë njerëzit edhe shpirt shitur. Çdo ditë kemi shkrime publike të gazetarëve dhe analistëve politikë, të cilat të klasa sunduese nuk po përfillën. Po ia japim vetës të drejtën dhe kemi të drejtë të kërkojmë që në këtë nenqiell të jetohët mirë, sepse i kemi të gjitha begatitë që na i ka dhuruar Zoti. Të drejtën e jetës së mirë po na marrin lakmitarët për pushtet apsolut. Lirinë tonë po na ngulfatin njerëzit të cilët e kan krijuar liri për vete dhe familjët e tyre. Nuk kemi nevojë për premtime dhe fjalë të mira. Nuk kemi nevojë për premtime të zbrazëta elektorale.Populli është ngopur më pollavra së duhet pritur mandate pas mandateve së do të bëhet mirë.

Nga njerëzit të cilët rregullisht punuan keq për shtet dhe për popull, shpresa së do të bëhët mirë nuk eziston. Ju në pushtet ia keni mbyllur rrugët prosperitetit dhe zhvillimit të gjithmbarshem, Ju jeni bërë pengesa kryesore që populli ka mbetur i izoluar nga bota demokratike. Ju në pushtet nuk po e mbroni shtetin të cilin e fituam më sakrifica të mëdha pas shumë vitesh të okupimit nga Serbia. Po shkelni mbi gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorve të kombit të cilët na sollën lirinë, të cilën liri shumë e keni zvetnuar. E mësuat popullin që të jeton në skam dhe mjerim social!!! Kurrë nuk e pranuat publikisht së jeni duke punuar keq. Po punësoni të preferuarit gjysem analfabet por që janë të dëgjueshmit Tuaj. Nuk po i duroni ekspertet të cilët po i ktheni mbrapa së nuk e deshironi konkurrencën. Ekspertët nuk janë turma analfabetesh potencial, siq jeni ju në krye të shtetit.

Ende nuk po ka kush e hulumton prejardhjën e pasurisë së paligjshme që e keni bërë më bollëk. Të gjithë kemi shpresuar së Kosova do të bëhët një vend human, së do të kemi njerëz human, të cilët do të punojnë ndershem për shtetin dhe për popullin e vet. Vrasjet politike ishin dhe kan mbetur tragjedia jonë e re kombëtare. Nuk është i lirë ai vend kur kriminelët shetisin lirshem të pa ndëshkuar nga ligji. Nuk ka përspekstivë ai vend ku lëshon rrënjë korrupcioni. Të gjithë kemi shpresuar më të drejtë së do të bëhemi një shoqëri e prosperuar dhe demokratike, më një ekonomi të fortë. Këto paskan qenë veq do iluzione të mira. Shpresën tonë për një shtet cilësor po e shëndrroni në tragjedi. Ju që jeni ngjitur në pushtet jeni bërë edhe tregtarë të mirë të territoreve shqiptare !!! Po i shitni ngadalë vendet më të bukura dhe më të bereqetshme të vendit. I keni shkaktuar dëme të pa riparueshme kësaj gjenerate dhe gjeneratave të ardhshme.

Jeni bërë të dëgjueshmit e ndërkombëtarve pa asnjë mbulesë, së mbulesë u janë bërë kulltuqet .Jeni bërë fortë të dëgjueshem karshi ndërkombëtarve sepse po frikësoheni edhe nga Gjykata Speciale. Ky është vetëm një përshkrim i shkurtër i ndodhive dhe rrugëtimit tonë jo të mirë. Sistemi pluralist nuk është i njejtë më sistemin autokratik të cilin më ngulm po e instaloni. Kosovës i duhet një Opozitë më kualitative. Opozitë ku do të vinin në shprehje interesat e përgjithme, opozitë më një vizion për një shoqëri humane, për një shoqëri më ekonomi të zhvilluar dhe më shumë vende të reja të punës, të cilat shumë po na mungojnë. Zgjedhjet e radhës janë një rast i mirë që të përmirësohen gabimet e mëdha të deritashme…