Është koha me u kujtu, mos me harru ma…

0
486

KultPlus.com, 27 janar 2019

Shkruan: Tringa Kelmendi

5 fmije i kam. Se s’po ma ban’ goja me thane, qe s’i kam ma. Tash i kam edhe 5 vorre. Po s’jam pishman. Edhe 5 tjere i kisha nise per lufte”. – pati thane lokja krejt rrudha, me sy krejt shkelqim e plage, me lumturi te dhimbshme, se ka pasur femije me i ndihmu vendit te saj.

Tash s’po me duhen ma dy kepuce. Po s’po merzitna se me mjafton nji kambe me e ndje token e lire”. – pati thane nje burre ne te 30-tat, i lumtur qe ka luftu per nje qellim.

“Jem kane shpi e madhe. Oborri jone i ka pase 3 shpi. Pa fmije kurre s’ke mujte me pa kete vend. E tash? Tash dy dhoma po na dalin boll”. – pati thane plaku, qe kish mbete vec me nje çike.

“Kam nejt 7 vjet n’gurbet. I kam lane babe e nane, gru e vllazni. 3 fmij’ qe veç qe e kane dite qe kane babe diku. Kam punu pa nal’. Kur e marova shpine, thash po kthehna, e po jetoj me ta. Lufta ia nisi e shkova ne lufte, edhe e lash deren e shpise hapun, se kur kthehna kam me u kthy qe mos me ike ma kurre. Kur u ktheva s’pashe ma shpi, as babe e nane, as gru e fmij’. Vec nji vlla qe s’ma din ma as emnin. Zoti m’i rujt ment e kres’, po pishman s’jam”. – pati thane nje burre ne te 40-tat, ulur te pragu i ahrit.

“M’ka ra trupi i nanes mbi, e plumat m’kane preke veç pak. M’ka ra te fikt, e veç kur jam çu e kam pa veten ne nji vend si spital. Mas dy jave e kam marre vesh qe kam mbete veç une. E na kemi qene 14. 13 pervjetore ne nje dite! Dhimja a’ e madhe, po e di qe ata i kishin dhane krejt per liri. – pati thane vajza qe familjen e ka humbe si 12 vjeçare.

A guxon kush me i gjete keta persona e me i pyet a ndjehen prape njejte mbi humbjet e tyre per hater te lirise?

Varri nuk harron, por harron harrimi”. E jete nuk eshte veç me qene gjalle. Ka ardhe koha me u kujtu, mos me harru ma!/ KultPlus.com