Eshtë e paimagjinueshme, që po jetojmë një epokë me bythë përpjetë…

0
80
Robert Aliaj Dragot

Robert Aliaj Dragot

Eshtë e paimagjinueshme, që po jetojmë një epokë me bythë përpjetë, ku një minoritet absolut po i imponohet maxhoritetit absolut. Kujtoj kërcënimin e një pastori live në televizionin Top Channel.

Ka një tendencë të tmerrshme në rritje, që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT (të politikave identitare gjinore, mohimit të mëmësisë apo atësisë, imponimit të dhunshëm të një modeli degradues shoqëror,) të denigrohet, të atakohet dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq. Çdo formë e debatit racional është bërë e vështirë nëse jo e pamundur, me keq se në diktaturë.

Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.

Eshtë kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e femijëve, konvertimin e tyre në mall, apo qe shumë shpejt te keni mundësi të bleni fëmijë në supermarket, sipas nevojave të secilit?