Erdogani me biznesmenë afaristë në Serbi, me hoxhallarë ne Kosovë e Shqipëri !!!

0
1499

Shkruan Asllan Dibrani

Vizita e fundit e Erdoganit nga Turqia me 185 afaristë në Serbi ka ngritur emocione të forta negative tek shqiptarët. Këtu u krijuar opinioni se në Serbi po ngritën një varg objekte fabrikash për ndërtimin dhe zhvillimin e Serbisë, ndërsa në Kosovë vizita e Erdoganit me aeroplan hoxhallarësh!!! Investimet e tij, janë përqendruar vetëm në ndërtimin e xhamiave, qe ma edhe asnjë lagje në Kosovë nuk ngeli pa to!!! Mendimi im është se ne shqiptarët jemi popull vetëvrasës duke marre parasysh të kaluarën historike që nuk krijoj një unitete mbarëkombëtar për interesat tona. Politika diskriminuese e Perandorisë Otomane ndaj kombit shqiptar të cilën ajo e ushtroje për 500 vjet, po vazhdon edhe sot, ku po e përjetojmë ende në kurriz ndarjen e kombit tonë sipas kuteve të tyre!.

– Sot armiqtë tanë, e kanë nuhatur mire dobësinë e shqiptarëve që kanë ra nën ndikimin e fesë!!! Sot u krijuar përshtypja se shqiptarët ma shumë e duan fenë se kombin, prandaj edhe me këtë kartë po luan Rusia, Serbia dhe Greqia nga e cila Turqinë e kanë orkestruar ta ekzekutoj ritmin aventurist ne demin tonë!?… Turqia është e ndikuar nga vet Rusia,qe këta skenar ti arrij me se lehti përmes fesë nga e cila edhe Serbisë ne atë kohë dhe popujve te vegjël ballkanik si malazezve, maqedonasve, sllovenëve, kroatëve, bullgarëve munden t’u imponojnë besimin në 4 fe, por kjo iu gatua vetëm shqiptarëve me qellim “përçaj e sundo”.

Politikanët dhe qeveritë e dy shteteve tona dhe po atyre në Maqedoni, janë fajtore për këtë gjendje nga e cila duhet ndryshime radikale në udhëheqësit tona politike. Shikoni shqiptarët e Maqedonisë në një të afërme të vogël do të shndërrohen si shqiptarët e sanxhakut të cilët kanë humb identitetin kombëtar. Kjo është politika serbo-ruso-turke ndaj shqiptarëve qe po vazhdon pa e ndryshuar as një milimetër politiken ndaj shqiptarëve sikur shekulli i 19-të.

Përpjekjet e politikes se Erdoganit në përmbysjen e historisë dhe heqjen e librave tona, tregon shumë qartë se po i dhemb Turqisë dhe Evropës të zbardhet një e pa drejtë qe ju sajuar shqiptarëve me copëtimin e tokave shqiptare në dobinë e sllavomëdhnjëve.
Me politiken e afrimit te Ankarasë me Beogradin dhe kliken e Vuçiqit, Erdogani është duke luajtur me kartën e vjetër osmano-serbe dhe shqiptarët nuk e përkrahin as qe duhet tu nënshtrohen hegjemonizmave të tyre, por ata duhet te luajnë rol politik qe e ardhja e tyre të lidhet me Amerikën dhe Gjermaninë si shtete aleate tonat në influencë qe kanë në politikën botërore.

Sot kur në Kosovë dhe Shqipëri i ka futur hundët politika serbe, turke dhe greke me agjenturat e tyre përmes fesë! Ne në vend që ta herrim territorin nga këto hithra bëhemi pjesë vetëvrasëse e tyre si në shtyp, ashtu dhe me parti politike qe kanë arritur deri në parlamentet tona. Në Maqedoni turqit formuan një parti politike, një medium të shkruar dhe një tv, në Kosovë po ashtu si dhe në Shqipëri ka përpjekje. Shqiptarët duhet ta mësojnë të vërtetën, historinë e tyre shqip e jo arabisht serbisht as turqisht.

Ne do e shkruajmë historinë tonë kur të bashkohemi në trojet tona shqiptare ashtu si na ka falë Zoti e siç thuhet jo pak edhe në këngët tona, pra: “I thonë Shqipëri, kah flitet Shqip”. Andaj çdo ditë kur të zgjohemi duhet të mendojmë, logjikojmë, punojmë dhe veprojmë shqip qe sa me pare të bashkohemi si komb, ti lëmë anash budallakitë ,inatet dhe përçarjet qe po i servon Serbia me aleatet e vet në dëmin e shqiptarëve.