Arben Çokaj
Politikanët shqiptarë na kanë marrë në qafë. Të paaftë e të painteresuar për ta zhvilluar vendin e tyre, ata gjithmonë janë bërë pré e interesave të të tjerëve.
Erdogan e liroi priftin amerikan, Andrew Brunson, nga presioni i SHBA-ve, ndërsa Hasha nuk heq dorë ende nga shkëmbimi i territoreve me Serbinë, edhe pse fuqitëe mëdha (SHBA – Gjemani – Francë) nuk ia kanë aprovuar këtë marri. A duhet Hasha ta përjetojë humbjen e pushtetit me dhimbje si Saliu në 1997-n, për të zënë mend, a?!
Një Rugovë kishim, edhe atë gjysma e njerëzve e shanin, por ai e arriti qëllimin e tij, e bëri Kosovën të pavarur, kuptohet, jo vetëm por me kontributin e shqiptarëve e në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Se ky është roli i liderit. I prin popullit për një qëllim të caktuiar.
Trump duke qenë i gjatë, e duke ecur në hollin e ndërtesës së OKB-së në Manhattan, e sheh nga larg një fytyrë të njohur, baraqi. Dhe i bën me gisht. Ky i afrohet, i del para dhe i jep dorën. Ky është Behgjet Pacolli, përndryshe ministri i jashtëm dhe zv. kryeministri i Kosovës. Kjo është kredit për Pacollin, por ai e shfrytëzon rastin, për të thënë një rrenë të kulluar: “ne nuk kemi patur kurrë probleme me serbët!”
Serbët deshën ta shuanin komplet Kosovën, e ministri i jashtëm i Kosovës sot thotë se Kosova nuk ka pasë kurrë probleme me serbët?! A i është vrarë kush në familje, në luftën për pavarësi të Kosovës, Pacollit?
Problem me liderët shqiptarë, se po të dinin të punojnë, do i bënin shumë gjëra të mira për këtë vend e këtë popull, por jo. Ata dinë më shumë me u shitë, e me u shitë lirë. Kjo në përgjithësi, e mirë që ka edhe përjashtime!