ERDHI NE DITEVJESHTE “MALLI I ARRATISUR” I POETES ZAMIRA AGALLIU

0
850

Përgaditi Pëllumb Ahmeti

Diku në horizontet e kaltra si një cop reje e shkëputur nga trupi gjigand i qiellit endej dhe kërkonte vënd për tu ulur e të çlodhej nga një rrugëtim i largët aty ku takohen së bashku ujrat Joniane me ato Adriatikase… një letër e shkëputur nga ditari jetësor i një shpirti emigranteje, eh ti themi arratisur? Jo s’ma nxe shpirti ta shkruaj por ikur, ikur si ata me dhjetra mijra të tjerë me kokën kthyer pas me pikën e lotit pa tharë qerpikut dhe me premtimin shpirtëror se do të kthehemi një ditë, po po do të kthehemi si një Mall i arratisur… dhe vërtet ngre sytë dhe mbi atë copë reje në të përhime kanë shkruar për tu mos u shuar kurrë mallin e shpirtit, mall i pa tretur që lundron valëve të detit blu, që ngrihet si pulëbardhë dhe fluturon edhe qiejve të pa anë në shtegtime me kthim pakthim, me mall të djegur e të zhuritur…

Një penë e ndjeshme, një penë femre, gruaje nëne motre bije, nga përtej këtyre ujrave risjell në këtë tokë, mallin e saj për valët ku u rrit, ku sa her kridhej mes tyre ndjente ledhatimet puthjet e tyre në trupin e saj, mallin e tokës ku u lind aty në atë ballkon ku syri kap edhe brigjet e përtejme të valëve blu, aty, në Kaninë, Kaninën e këngës dijes kulturës penës por kur atdheu thërriste edhe pushkën e kish gati, ku me Sazanin dhe Karaburunë bëhej një trio instrumentale që në kohë paqeje dëgjohej kënga labe dhe si në një sofër gjigande rrotullohej në atë gji të mahnitshëm ku perëndia e kish qëndisur si një xhevair stolisur në trupin e kësaj toke të lashtë…

Një bijë e kësaj Kanine ku gjiri i saj kurrë nuk rreshti së linduri njerëz të penës e dijes, na vjen sot mbi krahët e një malli të arratisur, po po të arratisur për rmes këtyre valëve por me betimin e kthimit si zogjtë shtegëtarë që sa çel gjethi e lulja e parë rikthehen te kjo tokë e bekuar dhe rizën e ringrënë folezat e tyre në themelet e vjetra ku kishin mbajtur të fshehur të ngizur mallin e tyre.

Poetja Vlonjate, apo bija e Kaninës, Zamira Agalliu rivjen e risjell mallin e saj të mbledhur si pika vese në çdo mëngjes sa lind dielli me sytë nga vendlindja dhe po si pika vese i hedh mbi zemrat shqiptare përmes vargjeve shumë të prekshme jetësore plot mall, eh, malli i arratisur nga shpirti i saj ku s’qëndronte dot pa dalëmori fluturimet drej horizonteve poetike.

Malli i arratisur
Paqja u rehatua mbi heshtjen time
Kur shikimi i retinës të pa në fytyrë
Malli u çua prej tavoline
E dashuritë tona morën një ngjyrë.
Bëra të çohem por, s’e di
Fryma pa dashur për pak, m’u ndal
Dua t’i mbjell kësaj toke tani
Pak dashuri që çelë nga një fjalë.

Dhe poete Zamire e mbyll bukur thjesht me fjalë të ndjeshme për këdo që i lexon të hyjnë në jetën e gjithësecilit… duke vazhduar leximin e poezive të saj mes lirikave shpirtërore, që vijnë si fllade valëzash deti ku krahason me blunë e valëve sytë ku shkrihet dhe merr jetë dashuria shprehimisht thotë në poezinë me titull;

Blu
Sytë e Tu kanë ngjyrën e detit
Apo deti i ngjan syve të Tu
Di që u mbytëm të Dy thellësive
Sa edhe puthjet u tretën në blu !…

Përmbledhur mes këtyre pak fjalëve një botë të tërë mes dy zemrave, ku sytë flasin me blunë e valëve aq pastër aq çiltërsa shpirti shpërhen e flet lirshëm deri sa …edhe puthjet u tretën u bënë, blu…

Dhe pa ju ndarë valëve blu thjeshtë bukur pastër hedh hapat si një sirenë deti e dalë në tokë dhe mahnitur prej saj, ngrihet mëngjeseve dhe me agun e parë, flet bashkëbisedon me kohën, me natyrën me vesën ku mes ëndrrave të saj shpirtërore midis të tjerash shkruan e shprehet pikërisht

Sot në mëngjes !
Sot në mëngjes dola nga ethet e tokës,
E nisa me vesen të shkruaj simfoni.
Ajo si ty, ajër t’mjelmët i shpërndan botës,
Me flokë të lagur si një dallgë, iki përsëri…

Duke udhëtuar mes vargut brenda fletëve të këtij vëllimi poetik i sapo botuar futesh dhe e ndjen veten si mes shtegëtimesh të pa shkëputura dhe has mes tyre edhe poezi të dlira shprehimisht ku poetja flet me stilin e saj të të shprehurit;

Shtegëtim
Zbathur mbeta mbi tapetin e lumturisë.
Mbi këtë mbulesë të heshtur petalesh.
Aty ku shpirtrat pret lundra e dashurisë.
Aty kullon fjala të dua, e ringjallesh.
A mos është tepër von – o jeta ime?
Për këtë shtegtim tejet të bukur.
Edhe ëndrra qofshin apo shënime.
Përjetim gjithsesi më është dukur…

Dhe s’ka se si të mos hasësh edhe poezinë lirike me natyrën e mahnitëshme ku ka lindur dhe është rritur mes ashpërsisë së maleve apo edhe butësisë së pllajave dhe livadheve e të mbushura aromë mira nga shpatet e lëndinave të Labërisë, ku të mbushet shpirti me erë trëndeline çaji, sherebeli apo aroma mbytëse, dëhëse e blirava ku bilbilat u këndojnë si në pranverë dhe në verë laureshave me zërin melodioz ku ndien nje nga simfonitë më gjigante që as filarmonia e Vjenës nuk ja arrin dot, këtu në këtë mrekulli parajsore ngiz poezinë e saj poetja me vargjet lirike për dashurinë duke udhëtuar edhe deri lart në pafundësin e galaktikave.

Galaktika jote
Sonte i numërova te gjithë yjet,
Numrin e tyre nuk e mbaj mend.
Galaktika sonte ështe e tera imja,
Dhe nuk dua ta ndaj me askënd.
Sonte jam fati që të deshi ty,
E thërras kaq fort – Ti ekziston.
Galaktika jote sonte jam vetëm unë
Dhe, “na ishin një herë” le të thonë.

Mes poezive gjen edhe vargje të trishta siç ështe vet jeta jonë në kohë e periudha të veçanta ku pena e poete Zamirër i thur aq bukur si gërshetat e flokëve,

Ja pse.
Ja pse i zhgarravis këto ditë bosh.
Të djeshmen, të sotmen, të nesërmen pa mend
Që brenda tyre shpirtin tënd më mirë të njohsh
Dhe jetën tinzare drejt amshimit Tim dhe Tend.
Ja pra brenga ime paskësh qenë ushqimi
I muzës sime si shiu vjeshtës pa pushim
Që s’ngopet nga vesa e nga trishtimi
Pastaj shuhet dalëngadalë në perëndim.

Një ndër dashuritë që spikat mes poezive të poetes dhe zë një vend parësaor eshte edhe ndjenja për vendin Atdheun, ku në shumë poezi shpreh brengat e saj per këtë kohë të trazuar që kalon Atdheu ynë. Mbledhur në shpirt fjalët më të ndjera më pikante duke i hedhur mbi letër e ndritur poezi shumë të ndjera plot mesazhe, Atdheun ku politika poe e tërheq zvarr sipas interesave pesonale te ditës, në shumë poezi fshikullon me penën e saj këtë kastë politikanësh që e sakatuan këtë vend, por poetja tej këtyre përsëri shpreh atë ndjenjën e dashuris për atdheun;

Atdhe
Me aromën tënde
zgjohem, Atdhe
mbrëmjeve me ty fle.
Të kam Atdhe,
Iki nga ty
e marr një dorë Dhe…

Dhe poetja shprehet mes vargjeve të dala nga thellësia e saj si femër por edhe si bijë e këtyre trojeve të lashta qëkur s’mbahen mend ndoshta edhe që me lindjen e diellit ardhur si yllirianë në Mesdheut mes frymës hyjnore ku këndon ç’do gjë po të mbash vesh që ka zanafillën te fishkëllima e erës ku trazohet me atë të bariut me gurgullimën e ujrave si zërat e zanave të maleve, dhe nga ky vend poetja thotë, ika nga ty duke marrë një dorë dhê, një dorë baltë nga kjo tokë e lashtë dhe e trazon me mallin që mbledh pikë e nga një pikë ç’do ditë aty në dhê të huaj…

Dhe vazhdon mes vargut të shtjellojë më tej ndjenjat e saj duke ju lutur Atdheut t’ja ruaj si gjithë atyre qindramijërave ikur nga kjo tokë gjithë ç’ka i dhanë dhe duke i thënë se me ëndrrat për ty zgjohem e fle…

Të dhashë ç’kisha
gjakun ,trupin Tim
merri, ja ku i ke…
M’i ruaj të gjalla
kujtimet e bardha
aty në gji, Ante…
Aty në shtratin
e Parajsës tënde
zgjohem dhe fle…
Në gjoksin tënd
le të tretem të gjejë preh.
Të Dua Atdhe,
megjithëse
Megjithëse…

MEGJITHSE. megjithëse… shprehet pena e saj dhe duke cituar këtë mbyllje. Megjithëse, ja vlen për ta lexuar këtë varg të poetes Zamira Agalliu, përmes këtij libri poetik të sapo dalë nga botimi;
MALLI I ARRATISUR, autore Zamira Agalliu…
përgatiti Pullumb Ahmeti.

Mirëmbëma.
“Sqipëtar kudo që ini
Anembanë nëpër botë
Ju pret NËNA që ju lindi
Në gjirin e saj të ngrohtë ”
EEEEEEEEEEERE ….
………………………………………
Ç’dreqin më vijnë këto vargje
E më bëhen muzë
Kërkoj t’u largohem
Por më mbijnë në buzë !!!