Erdhën emigrantët

0
919

Zamira Agalliu

Erdhën emigrantët.

Shtegtarët do të kthehen, nuk u pranuan
në sofrat e tyre, në vatrën e ftohtë
aty ku ca thëngjij me hi i mbuluan
nuk di a do gjejnë më stinë të ngrohtë!!
Me sytë e lagur ma sollën këtë varg
e thinjën kufijeve jetën pa aguar
një dënesë e heshtur fluturon në prag
mbi vatër i pret një zjarr i shuar.
Syri nga lartesia hodhi hapin e gjatë
fluturoi mbi atdhe vështrimi i tij
paçka se vendi s’paska hedhur shtat
brenda tij një popull shpirtmadh rri.
…………………………………………….

Nëse.

Nëse ti sheh brenda meje
një degez të gjelbër të brishtë,
nëse sheh që degëza
që tunden nga erëra
zogj që kërkojnë folenë
e rrëzuar në muzgt
nga fëshfërima gjethesh
Nëse sheh fruta që bien
nga thatesirat e koherave
moderne…
sythe të brishtë njomëzak,
që presin vetëm një rreze.
Nëse i sheh.
Nëse i sheh, më thuaj
e mos u trishto,
aty fryn erëra shprese.

Malli i arratisur

Paqja u rehatua mbi heshtjen time
Kur shikimi i retinës të pa në fytyrë
Malli u çua prej tavoline
E dashuritë tona morën një ngjyrë.
Bëra të çohem por, s’e di
Fryma pa dashur për pak, m’u ndal
Dua t’i mbjell kësaj toke tani
Pak dashuri që çelë nga një fjal´.

Shpirti human

Ëndrrat bëhen realitet,
Oh! Fjalë të thëna,
Paradoksi ynë për jetën,
Çdo ditë dendim veten dhe të tjerët
Sinqerisht gënjejmë të vërtetën.
Kalohen kufitë e çdo mashtrimi,
Ç’mjerim!
Aktorët tragjikë luajnë pjesën para nesh,
Dëshirat, ëndrrat bëjnë kursim,
Zhurma të ndryshkura që bien ndesh…
Me shpirtin human
Ju përgjerohem.
Me duart drejt jush, protestoj…
Shumë u lodha, por kurrë s’i gjeta,
Grushtat gjuaj fort mbi tavolinë
Që humbën shtrëngimet
E duarve të sinqerta…
…………………………………………

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar