Zymer Mehani
Kur ngela i vetmuar
Drejt jush pata rrugëtuar
Erdha aty, në mesin tuaj
Ju çasa juve, Vëllezër Frashëri
Ç’më kaploi gëzimi e gazi
U përula para jush
Para madhështisë suaj
E ju njëzërit më thatë:
-Shqipërinë na e ruaj!
Afër Konstandin Kristoforidhit
U afrova
Ia putha atë dorë
E ngadalë i fola
U përula para madhështisë së tij
E ai me të lartin zë më tha:
-Ma ruani gjuhën shqipe, vëlla!
E kur shkova te poeti Migjen
U mundova një refren t’ia them
Por fjala m’u ngatërrua
si peshku në karrem
E putha në ballë
Fjala m’u lidh në lak
E zemra më digjej flakë
Dhe seç m’u mbyll goja
Ngashërimi në vaj
Ma këputi shpirtin
E s’fola dot pastaj
Nga dhimbja për poetin
U shkreha në vaj
Me zë të mekur më tha:
-Ma ruaj Lulin e Vocër
I shtrenjti im vëlla!
Dhe dhimbshëm më pyeti:
-Lula të tjerë, a ka?!
Ika, renda larg
Në Shkodër prapë u ktheva
Fola me Gurakuqin
E me Filip Shirokën
I putha që të dy
E sytë ç’m’u përlotën
Përnjëherësh më pyetën:
-Vëlla, si e kemi Kosovën?-
Mbeta pa fuqi
E s’shihja me sy
Me zemrën të ndarë
Ika duke qarë
Vajta n’Elbasan
Shkova ka një anë
Aleksandër Xhuvani
Me krye ma bëri:
-Eja vëlla këtu,
Duajëm si të du’!
E më qortoi rreptë
Besa m’u kërcënu’:
-Pse s’po e ruani gjuhën
Ti e vëllezërit e tu?!
-Një helm i thellë
Na ka prishë gjakun,-
I thashë qe besa
Hiq pa doreza.
Më nuk më foli
U mërrol pak:
-Ruane gjuhën,
Mendoni pak!
E zemra ime krej u përflak
N’Shesh t’Pavarësisë
Aty në Vlorë
E takoj Plakun Mjekërdëborë
Ia putha atë dorë
Që pat ngritë Flamurin
Dalë e ngadalë
Ma ndali turrin
Më qortoi rëndë:
-Ku e latë Flamurin,
Pse s’po përmëndë
Pse Skënderbeut
Ia hoqët atë Flamur?!-
E unë u stepa,
I thashë –s’di, o burrë!
Ai me të drejtë
Ma tha një fjalë:
-Ruane Flamurin
Si sytë në ballë…
Hiqne atë larë…
S’je kosovar
Por je shqiptar!….
Unë u mallëngjeva
Në të dy gjunjtë rash:
-Të dua, atdhe!,-
Shqipnisë i thashë
U ktheva i dëshpëruar
Me zemër të flakëruar.
Ata
(Armiqtë e kombit tim)
Plumbat binin mbi trupat tanë
Nga qejfi dhunonin
E nga mllefi këndonin
Bukën na e helmonin
Me gatë e motrat tona
Netët i dëshironin
Me fjalë na lëndonin
E me thika të prehta
Zemrat na i shponin
Aty u përfal…
Zemra ime, dënes e qaj
Derisa të ketë furtunë e stuhi
Mbi ne e mes nesh të ketë pabesi
Qaj dhe dënes
Imja zemër
Derisa të kesh të kohës plagë
Copëtohu, ndahu në dysh, kallu, digju flakë
Dënes e qaj, shpirti im
Derisa të të ndritë shkëlqimi
E dhimbja njerëzore
Dhe ti, loti im piko, mos u ndal
Mbi gurët e përflakur
Mbi varret e dëshmorëve
….aty u përfal
Zemra ime
Rend rrugëve të pambarim
Kah fjala e besës
Rrugëto e mos i ndal tik-taket
Shtigjeve të jetës
Do ta shkruaj vargun
Do ta shkruaj vargun, le të fluturojë
Në erën e malit, porsi shpend shtegtar
Në furtunë dhe stuhi plot llahtar
Le të rend largësive larg, larg pa u ndalë
Do t’i shkruaj vargjet në zall e në det
Në shpatie, brigje, në fshat e qytet
Dhe në maja malesh, kudo nëpër bjeshkë
Se kraharori im më digjet si eshkë
Do ta shkruaj vargun, atje lart në retë
Në ngjyra të ylberit, në yje dhe hënë
Do ta shkruaj vargun dhe në zemrën tënde
Do ta shkruaj vargun se muza do t’ më çmend
Vargun do ta shkruaj tek të ndritshmit yje
Te brigjet do të shkruaj dhe n’të dëlirat pyje
Do të shkruaj vargje dhe kurrë s’do të ndalem
O Atdhe i dashur, me ty dua të përfalem
Pa ty
PA TY
Pa Ty
Nuk bie mbi lule vesë
Pa Ty
S’ këndon zogu në mëngjes
Pa Ty
Era ia fsheh faqen barit
Pa Ty
S’bie dëbora n’maje t’ Sharrit
Pa Ty
Mali s’lëshon shushurimë
Pa Ty
Lumi s’rrjedh me gurgullimë
Pa Ty
Nga drunjtë s’bien fleta
Pa Ty
Vlerë s’ka aspak jeta
Pa Ty
Zemra ime s’është e gjallë
Për Ty
Prore kam shumë mall
!?
As i hidhur
As i ëmbël
As i mirë
As i keq
As engjull
As dreq
As i bukur
As i shëmtuar
As punëtor
As përtac
As i mençur
As i marrë
As i pakuptueshëm
As i qartë
As i sinqertë
As i pasinqertë
As besnik
As i pabesueshëm
As mik
As armik
As i kthjellët
As i turbullt
as frikacak
As trim
As ujk
As dele
NJERIU I PAVENDOSUR
Iku dashuria
Në dhomën e ftohtë ora po troket
Shkon tetë, nëntë, dhjetë e njëmbëdhjetë
Dot nuk i numëroj, po rri e përgjoj
Le të shtrihet nata, ora të kumbojë
Koha seç po ikën, unë për ty mendoj
Dashurinë ndaj teje s’mundem ta shpjegoj
Sa ngadalë kalon koha pa ty, shpirti im
Porsi trumbë me zogj është në fluturim
Por se si po shkon, mua m’lë n’pikëllim
Le të shkojë ajo, për të, s’dua t’di
Nuk më dhimbet fare, pasha k’ta dy sy
Se janë orë të rënda, që s’kalojnë pa ty
Iku dashuria me jetën që rrodhi
Si një kalimtare rrugëve ajo brodhi
E porsi hajdute shpresat na i vodhi
Vargjet e mia
Vargjet e mia
Burojnë nga shumë plagë
Dhe nga kohë e shkuar që na ka lënë vrragë
Vargjet e mia
Burojnë nga e vërteta
Dhe nga shumë andralla që na shkakton jeta
Vargjet e mia
Burojnë pa urrejtje
E s’shterojnë si lumë që s’ka ujë për etje
Vargjet e mia
Burojnë për këtë Tokë të Gurëzuar
Dhe për lot t’Rozafës n’kala të muruar
Vargjet e mia
Shpërthejnë porsi lavë vullkani
Vërshojnë nga shpirti im me fuqi Titani
Vargjet e mia
Burojnë për ble të flokut tënd, vashë Kosove
Për tëndin qerpik porsi krah shqiponje
Vargjet e mia
Shpërthejnë me furi
Për fëmijë të dëshmorëve, që rriten në liri
Vargjet e mia
Shpërthejnë si furtunë e paparë
Për Dëshmorët e Kombit – në t’Atdheut Altar
Je margaritar
(SANDOKANIT, në përvjetorin e rënies)
I.
Të Shqipërisë BASHKIM…
E pate ideal
Shpirtin sa një mal
BASHKIMIN e Kombit
E pate synim
Zemrën plot guxim
Kosovën shqiptare
E pate dashuri
Që t’rritet n’liri
Atdheu i bashkuar
Jo i ndarë në copa –
Ishte ëndërr jotja
Malet e atdheut
Pa arinj e derra
I doje përhera
Fushat e paanë
Lulëkuqet përherë
Për ty kishin vlerë
Qiellit të atdheut
Shqipja n’fluturim
Ish yti gëzim
Në t’atdheut altar
Je margaritar
I vërtet shqiptar
Ka diçka
Ka diçka
Që s’harrohet n’jetë
As kur nxen dielli
As kur fryn era
As kur bie shi
As në stinë të verës
As n’borë e n’stuhi
Dielli
Era
Shiu
Dimri
Vera
Dëbora
Stuhia
Të gjitha na ndihmuan
Kur u dashuruam
Në pasqyrë
Në pasqyrë e pash hijen time
Kah fluturon në valët e jetës
Si rrjet thura dëshirat e mia
Që kurrë nuk u tretën
Në zemër si në fole
Ruaj këto dëshira
E shumë ëndrra të dëlira
Ma thuaj emrin tim
Ma thuaj emrin tim
Me zemër,
Me sy,
Me këngë,
Ligjërime,
Me t’ëmblën melodi.
Emrin tim ma thuaj
Me sy,
Me zemër,
Me shpirt,
Me zjarr dashurie,
Me lule pranvere,
Me dëlirësi miturake,
Me shigjetë rrufeje…
Ma thuaj emrin tim
Në dritaret e zemrës,
Në shtigjet e shpresës
Drejt dallgëve të jetës.
Emrin tim ma thuaj!
Ma thuaj… Mos harro!…
Ndonjëherë
Ndonjëherë është gabim
Të mos bësh gabime
Faj është ndonjëherë
Faje të mos bësh
Ndonjëherë mëkat është
Të mos mëkatosh
Jam…
Jam memec
Për askë s’flas pas shpine
Jam i shurdhër
Askë s’e dëgjoj kur përfol
Jam i verbër
S’i shoh thashethemëxhinjtë
Jam njeri
Ty, o njeri, të respektoj me zemërdëlirësi
QENTË
Sa janë besnikë
Dhe sa shumë e duan njeriun
– Cilin e duakan?!
– Atë që s’e do vetveten
Njeriun që për njeriun është ujk
E këtë qentë s’e dinë.
Njeriu i pavendosur
As i hidhur
As i ëmbël
As i mirë
As i keq
As engjull
As dreq
As i bukur
As i shëmtuar
As punëtor
As përtac
As i mençur
As i marrë
As i pakuptueshëm
As i qartë
As i sinqertë
As i pasinqertë
As besnik
As i pabesueshëm
As mik
As armik
As i kthjellët
As i turbullt
as frikacak
As trim
As ujk
As dele