EPOPEJA E UÇK-së

0
3397

EPOPEJA E UÇK-së

Akrostik

Erdhi sërish Marsi
Përkujtojmë vitin 1998
Oshtinin fushat e malet
Prekazi në shtetrrethim
E gjithë Drenica në flakë e tym
Jasharët me qëndresën, guri
Ademi, Hamza, Shabani …

E sot i kujtojmë me krenari, dëshmorët dhe

Ushtrinë
Çlirimtare
Kosovës

Milazim F. KADRIU

DRENICË

Drenicë,
Zemër e Dardanisë
Dy mijë vjet beteja
Për tokën e Arbërisë.

Drenicë,
Dy mijë vjet gjakim
Për liri e mbijetesë
Me barbarët e pabesë.

Drenicë,
E Ahmet Delisë
Shotës e Azem Galicës
Drenicë e Hasan Prishtinës.

Drenicë,
Rrite trima ndër brezni
Çdo herë qe djep i trimërisë
Por edhe varr i barbarisë.

Drenicë,
Edhe për ty agoi ditë e bardhë
Adem Jashari me shokë
Ta ktheu krenarinë që ke pas.

Drenicë,
Në Prekaz ke Tempullin e Trimërisë
Aty ku u thur Epopeja
Që ia ndërroi rrjedhën historisë.

KULLA E JASHARËVE

Nga shkëlqimi yt
Rrezaton Kosova
Gurët tu
Themel lirie.

Për ty
Tani dinë gjithë bota
Historia shkruan
Me të arat shkronja.