EPOKË E ÇAMËRISË
O tokë e shenjtë e Epirit, gjelbro
sot e kemi një lindje që s’vdesë
dhe një rilindje që vetëm rilind,
rritën e Republikës së Çamërisë.
Unë i di fjalët kthesë të historisë
jeta e gjthsecilit çamë është luftë,
dhe mision i kombit për pavarësi.
Më quajnë Festim Lato, jam çam,
jam fis orakulli, nip i perëndive
fëmiu i nëntë çam i nënë Dajés
më i vogli i 4 motrave dhe i katër
vëllëzërve, në kokë kam Pirron,
dhe 15 mijë vjet jetë shqiptare.
Në natën e shenjtë të kësaj lindje
ju premtova që Çamërinë ta dua,
pa frikën s’e mund të më vrasin!
Çamëria s’është pa gjuhë shqipe
dhe pa perëndi ajo është vetvetja
të bëhet e lirë e t’i mbledh retë,
që Çamëria të ketë vetimën e saj.
Atë që e lanë të shkruar pellazgët,
ilirët, epirotët, albanët e dardanët
janë qeliza gjaku të kësaj lindjeje
janë amanet dhe mision i kombit.
Atdhe Geci – Vlorë, 2021