EPILOGU I MOCIONIT: ISA MUSTAFA KRYEMINISTËR I DHUNSHËM

0
923
Isa Mustafa - trimi

Nga Binak MAXHARRAJ

/Ky ishte në pozita të dhunshme edhe në kohët e para luftës/

Pas fitores bindëse të 6 tetorit 2019, e sodmos pas zgjedhjës së Albin Kurtit për Kryeministër, i cili filloi të përjetesojë premtimet e dhana se do te luftojë krimin e organizuar, korrupcionin, nepotizmin, bishat e egra te PAN dhe Pronto mafisë e humbën toruan.

Thanë, Albin Kurti duhet të ndalet, përndryshe e hangrëm.

Të gjithë maskarenjtë u bënë bashkë me të njejtin qellim të rrezohet qeveria Kurti. E gjeten me të ligun ndër më të liget Isa Mustafën, qe te nisë i pari më premtimin se, anipse ecë veshtirë më krraba do ta bejnë për kryeminister, i cili edhe më paturpësinë më te madhe e nisi mocionin. Punë interesi, punë pazarësh.

Për ta rrezuar qeverinë Kurti, maskarenjtë e jetës politike në Kosovë kërkuan haptasi ndihmë nga Amerika. Fatëkeqesisht në skenën politike amerikane u gjend një njeri, një ambasador i deshtuar karriere, një njeri pa karrizm dhe me pa autoritet Richard Grenell, i cili këtë punë e përfundoi me sinjale dhe me pajtim të plotë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Shumë e çuditeshme. Kjo nuk i shkonë për shtat demokracisë Amerikane te heq një njeri të zgjedhur nga populli për te vendos në pushtet përseri të korruptuarit, kupolën e krimit te organizuar. Por, nejse pushtetarët tanë e donë Amerikën, janë proamerikan, vetem për interesin e tyre, kurse populli me hadikat, me zemer sepse ështe çliruesja e sajë.

Dhe çudëtërisht kapricat disa mujore të LDK ndaj LVV dolën te vërteta. E verteta e gjithë kësaj gjurulltije te LDK ishte qe Isa Mustafa e askush tjetër nga LDK, të nominohet për kryeminister nga Presidenti Hashim Thaçi, sepse me Isa Mustafën lepuroshin servilin do ta këtë më kollaj qe të çonë përpara disa procese të tijë, siç janë lojrat me harta më çetnikun e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Dhe se shpejti Presidenti Hashim Thaçi nuk do ti çojë më letra kryeministrit legjitim Albin Kurtit, por një këso letre te paligjeshme, anti kushtetuese, do t’i dergohet pinjollit, servilit, puthadorit të vetë Isa Mustafës.

Dhe Isa Mustafa po dukët i ngadhzyer, i lumtur, po qeshet nga gezimi së do të bëhët përseri kryeminister i dhunshëm në këto masa të dhunshme qe po i venë kupola e krimit por edhe nën masat ne luftimin e virus korones i cili spo e lenë popullin te levizë sepse punet do te shkonin ndryshe.

Po si ka ftyrë ky farë Isa Mustafa, zapuesi dhe dhunuesi i LDK së Ibrahim Rugoves, te cilin asnjëherë nuk e respektoi por e dhunoi, e shnatazhoi së bashku më Bujar Bukoshin nga çdo anë.

Po si ka fytyrë ky farë Isa Mustafa, zapuesi dhe dhunuesi i LDK, t’i përvehtësi, t’i vjedhë votat e Vjosa Osmanit e cila i mblodhi gadi 200 mijë sosh më 6 tetor 2019, kurse te sajat ishin mbi 160 mijë, dhe në bazë te tyre të nominohet nga LDK për kryeministër. Kjo është jo korrekte, kësaj i thonë hajni te bëhesh kryeministër më vota e vjedhura.

Po si ka fytyrë ky farë Isa Mustafa, zapuesi dhe dhunuesi i LDK të jetë kryeministër i një qeverie jo popullore, te një qeverie te formuar nën masat e dhunshme si në kohën e Millosheviqit.

Po si ka fytyrë ky farë Isa Mustafa, zapuesi dhe dhunuesi i LDK të formoi një qeveri me AAK dhe NISMA më duar te pista, te papastra, të përlyeta, me duar te cilat e vodhën dhe e plaqkitën këtë shtet për shumë vite më radhë nga cilat parti nuk mund te nxjerrish ama asnjë njeri me duar te pastërta.

Po i tillë është ky Isa Mustafa, i cili i ka marrë mbi sipër dy misione:

Se pari, ti delë ne ndihmë Presidentit Hashim Thaçit qe te zgjidhet edhe për një mandat për president, ti del ne ndihmë në realizimin e planeve te tijë mkabre me primesa serbo-ruse në shkaterrimin e integritetit dhe sovranitetit teritorial të Kosovës, dhe

E dyta, për ta përfunduat misionin e tij, qe kur e mori dhunshëm LDK për ta derguar në shkaterrim dhe përfundim total.

Mjerë LDK kend po e mbanë brenda.