EPIKA E BREZËS KRYENGRITËSE

0
1248
Atdhe Rrustem Geci

( Në Brezë të Ilirisë, në veri-përendim të Shkupit, në lartësinë mbidetare 1500 metra, tek vendi i quajtur “Livadhi i madh”, po ndërtohet Memoriali i Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit, për 62 të rënë të atdheut për çlirim! Historia kurrë s´mund të jetë e vdekur, nëse ne jemi në hap me kohën dhe historinë. Historinë e bëjnë të përjetshme të gjallët, ata që do të dinë ta ruajnë, dhe ta mbrojnë! Një arsim i mirëfilltë historik është i domosdoshëm, dhe siguron një të ardhshme të sigurtë, për të gjitha pjesët e atdheut tonë, më thotë mësues, Arbri! )

Fshati Brezë ( i Karadakut të Shkupit ) i takon vendbanimeve të lashta para historike, dhe ndodhet në një lartësi mbidetare, mbi 1500 metra. Breza dhe fshatrat përreth janë shqiptar autokton. Breza, dhe Tanusha, janë tip i fshatrave me mëhalla të shpërndara nëpër gryka malesh dhe rrafshnalta. Breza e Ilirsë së alpeve, bashkë me Tanushën kanë rreth 280 shtëpi, dhe shtrihet në një sipërfaqe toke prej 300 km katror. Bukuritë natyrore të Brezës Iliriane janë të padiskutueshme. Ujërat e bollshëm, livadhet e pafund, blektoria, dhe kultivimi i patates bio, janë pasuri të çmuara të Brezës.

Breza aktualisht ka 3 shkolla fillore dhe tre shkolla të ulta. Brezjanët nuk janë më malsor të paarasimur. Në të gjitha luftat Ballkanike dhe në 2 Luftat Botërore, Breza mori pjesë dhe dha dëshmorë në këto lufta. Brezjanët janë luftëtarë të zot edhe me pushkë të vogël, edhe me pushkë të madhe. Në 100 vitet e fundit për mbrojtjen e dheut të atdheut të vetë, Breza i dha luftës për liri, 100 burra betejash. Perandoria Osmane, më gjakatarja e popullit tonë, në Brezën Iliriane kurrë s´ arriti të marrë tatimet. Arsyeja, të gjithë tagrambledhsit, Breza ia vrau me shpatë dhe me pushkë. Në Brezë kurrë këmbë turku s´u lejua të hyjë. Kot pyeste Sulltani ku gjendet Breza, por përgjigjjen Brezjanët Stambollës ia dhanë me 1912 në Kaçanik, në krye me Idriz Seferin. Brezjani me vete përherë, ka 3 armë dhe një rrip mish mbështjellur në shokë.

Është interesant të thuhet s´e në Luftën e dytë Botërore, Lufta me Jugosllavët në Brezë zgjati deri në vitin 1949, sepse Breza ishte kështjellë e pamposhtur. Dhe Ushtria Jugosllave u detyrua që me Marrëveshje të arrihet armëpushimi me Brezën. Breza Iliriane as në ish Jugosllavi nuk iu nënshtru kolektivizimit, dhe as nuk pranoi që prona e tyre të transformohet në pronë shoqërore. Brezjani nuk e ka fort dëshirë të vdes me kokë në jastek. Ai do që jeta dhe trimëria e tij të hyj në këngë. Populli ynë më thotë qytetari nga Breza, Osman Afizi, ka përvojë të qytetërimit. Qytetarët e Brezës kanë një krenari autoktone dhe të veçantë. Gjuha që e flasin qytetarët e Brezës është e pasur me leksik, dhe me figura metaforash të letërsisë. Përballja e Brezjanëve me kohën dhe historinë aspak nuk ishte e lehtë. Prandaj në nderim të të rënëve për liri, në Brezë këto ditë ka fillu ndërtimi i Qendrës Memoriale për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit. Qendra Memoriale për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit, po ngritet tek vendi, “Livadhi i madh” aty ku Brezjanët gjatë gjitha kohërave kanë vendosur për fatin e tyre, për luftë, apo për paqe. Memoriali i Brezës do ngritët ngjashëm me kullat shqiptare.

Memoriali i Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit do të ketë 2 kate; në katin e parë do të ekspozohen artefakte të së kaluarës nga treva e Brezës, ndërsa në katin e dytë do të ngrejnë një konak për kuvendime dhe takime festash, dhe me dekorime tradicionale shqiptare. Vendi ku po ngritet Memoriali te „Livadhi i Madh“, ka një histori të veten: në këtë vend burrat kanë kuvendu dhe kanë marrë vendime madhore, dhe janë bërë pajtime xhaqesh, dhe pajtime konfliktesh, jo vetëm të Brezës, por edhe të fshatrave përreth, dhe më gjerë. Tek „Livadh i madh“ ( në kohë paqe ) Breza organizon sportet e veta popullore; Vrapime kuajsh, hedhje guri, kërcim në hapa, hedhje shtizash, dy luftim, gjoks me gjoks, gjuajtje me armë, si dhe humor, dhe këngë dhe valle popullore të trevave të tyre.

Truallin për Qendrën Memoriale në Brezë, e fali Fejzi Haziri, ( i fisit të Murrizajve) i dënuar me burg të përjetshëm për rastin e sajuar “Monstra” të shtetit Maqedon. Familja e Hazirajve është familje atdhetare, dhe shumë bujare. Familja Haziri, gjatë gjithë historisë ka qenë prijëse e flamurit dhe mbrojtëse e atdheut. Mirëpo, Breza e do dhe e nderon djalin e saj. Breza ka angazhuar avokat për rishqyrtim gjygji, dhe shpresojnë që Fejzi Haziri, i dënuar me burg të përjetshëm të lirohet nga ajo akuzë e pakuptimtë.

Brezë, urime shtëpia e historisë! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Lavdi!

Rrustem GeciDortmund, 2016