…NJERËZ DHE FATE…
Nga Arben Çokaj
Leka Bungo – regjisor.
Pasi u bë regjisor, ai se ku e cënoi partinë dhe e dërguan në Ballsh për riedukim. Pastaj e patën rehabilituar… Kur studentët sollën demokracinë në Shqipëri, Leka me rastin më të parë iku për në vendin e premtuar, SHBA.
Atje ndejti nja 13 vjet roje pallati, se punë tjetër e kishte të vështirë të bënte…
“O burrë”, – u thoshte amerikanëve, “kam sharë Enverin…” “Shaje-shaje” – i thoshin amerikanët, “por puno roje, se këtu nuk ta kuan bythën kush. Je mësuar madhosh me regjimin e Enverit ti, prandaj e shan…”
Kthehet i zhgënjyer në Shqipëri, pasi shkroi një libër dhe pasi kapitalizmi i doli ashtu siç i kishte thënë Enveri dhe Rama i dha pension special, me të cilin jeton sot!
Kolec Traboini – kineast.
Poeti dhe shkrimtari i talentuar shkodran, u shkollua dhe u bë kineast në kohën e regjimit komunist. Ishte i biri biologjik i patriotit Palok’ Traboini nga Hoti, sekretar i Ded Gjo’ Lulit. Mësuesi Palokë flitet se kishte shkuar në Vjenë dhe kishte marrë 3 flamuj shqiptarë të qëndisur atje, dhe i solli në Deçiq, ku Ded Gjo’ Luli me trimat e tij ngritën flamurin shqiptar më 6 prill 1911. Deçiqi i Dedës e Palokës nuk e pati fatin me u bashkua me Shqipërinë…
Paloka u martua me mbesën e Kolë Idromenos, me të bijën e motrës Tone, por nuk pati fëmijë. Pastaj mori grua të dytë, me të cilin pati si fëmijë edhe Kolecin. Paloka vdiq herët e Kolecit iu desh të rritej një kohë edhe në shtëpinë e fëmijës. Një jetë e vështirë për djalin e talentuar Kolec, të cilin e futën në punë në fabrikë, pastaj ushtar, por falë talentit të tij, partia i dha dorën, e çoi për studime në Tiranë – se në atë kohë mund të merrje aq sa të jepte partia. Mē pas partia e bëri edhe skenarist e regjizor të filmave dokumentarë në Kinostudio… por partia nuk e lejonte të dilte jashtë shteti, gjë që ai aq shumë e dëshironte, pasi ai kishte pjesë të familjes së të atit në Mal të Zi, e partia kishte frikë se ai do të arratisej, nuk do të kthehej më.
Por erdhi viti 1990 dhe Kola ende i ri e me energji, u nis bashkë ne gruan e dy fëmijë të vegjël për në Greqi. Aty filloi të mendonte e kërkonte rrënjët e veta. Duke parë shovinizmin grek, urrejtjen për shqiptarët, instinktivisht edhe Kolës i lindi nevoja për të mbrojtur veten… dhe themeloi e publikoi atje në Athinë, gazetën e parë në gjuhën shqipe: Egnatia.
Greqia megjithatë e ndihmoi Kolën, që së bashku me familjen të shkonte për në tokën e premtuar, SHBA. Atje ai i ndeshi të dyja, edhe gëzimin për shkollimin dhe ecjen përpara të fëmijëve, por edhe zhgënjimin për stanjacionin e vet. Talenti shqiptar si poet e shkrimtar, apo si kineat, nuk pinte ujë në Amerikën e përmasave gjigante, e muskujve të fortë. Kështu që edhe Koka punoi roje për disa kohë dhe kjo i dha edhe shqetësine të tjera, sa vendosi të kthehej në atdhe, në apartamentin, që dikur ia kishte dhënë partia… Shkroi disa libra me mjaft vlerë. Gruaja nuk i pranoi të vinte dhe ndejti me djalin në SHBA.
Kështu Kola shan sot regjimin e Enverit, me të drejtë, i duket se e ka penguar në lirinë e plotësinë e tij… Por shan edhe Edi Ramën, nuk u tregua taktik si Leka Bungo, që të përfitonte dhe merr prandaj një pension të vogël.
Shumë njerëz shajnë regjimin e Enverit, se ishte regjim diktatorial. Por ka edhe prej atyre që krijuan vlera për veten e shoqërinë në atë kohë, që një regjim tjetër ndoshta nuk do ua kishte dhënë mundësinë. Ndër ta është edhe Rikard Ljarja, regjisori dhe aktori i talentuar dhe i famshëm shkodran (më lart në foto), i cili e pranon hapur: “Nuk kam pse e shaj atë regjim, më ka bërë njeri. Më janë hapur dyert kudo ku kam shkuar…”
Sistemi social-konunist tregoi se është i dështuar, pasi janë njerëzit ata që e zbatojnë. E njerëzit janë më të përshtatur për të punuar më shumë për veten e tyre e jo për të tjerët, në një sistem kapitalist, që t’i pin energjitë dhe ta thithë edhe talentin, e të kthen në vlerë tregu, e bën edhe regjisorin roje!
Une mendoj se Komunizmi enverist nuk ka krijuar asgje relevante ne kuptim te ndonje intelekti. I gjithë shkollimi ka qene shkollim propagandistik, me perjashtim te atyre qe u shkolluan per ndonje shkollim nga ndonje shkence telnike… e kopjuar prej shkences se BRSS, e cila shkence poashtu ishte ndonje kopje apo vjedhje e shkences nga SHBA dh BRITANIA… o Gjermania…
Ne Shqiperi gjate komunizmit jane prohduar njerez te cilet edhe sot jane njerez te demshem sepse nuk jane te doresuar per demokraci por per nenshtrim apo kontrollim. Te gjithe filmat e periodes komuniste jane RRENË. E gjithe krijimtaria letrare RRENË…
45 vitet e terrorit komunist kane prodhuar dhe prodhojne edhe sot njerez pa ndenja kombetare, apo njerezore… sikur Islami.
KOMUNIZMI: Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni… nuk ka kombe.
ISLAMIZMI: Te gjithe jeni musliman, nuk ka kombe.
Komentet janë mbyllur.