Enver Pertovci: Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë

1
1814

TemA, 4 dhjetor 2017

Aktori kosovar Enver Petrovci, ka shokuar shumëkënd me një intervistë të dhënë për gazetën bulevardeske të Beogradit “Kurir”.

Ai nuk ka pasur frikë të thotë shumë gjëra, që njerzit në moshën e tij i përshpërisin nën zë në Prishtinë.

Si p.sh, se dikur në Beograd është ndjerë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij, të cilin e quan një diktaturë:

Jetojmë në diktaturë.
S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë.
Thjesht, nuk ekziston”, – ka thënë Petrovci, raporton Lapsi.al.

Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon “i cili arriti të ndërtonte një shtet serioz”.

Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist, ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe muslimanët, edhe katolikët, edhe ortodoksët, dhe kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.

“Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme.
U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare, që të më pranojnë në shoqërinë e tyre.
Natyrisht që më pranuan”, ka treguar ai gjatë qëndrimit në Beograd, ku ka shkuar për të luajtur në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”.

Petrovci rrëfen se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”.

Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb.
Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli.
Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam.
Kurrë askush s’më ka blerë.
E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar.
Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar.
Kam folur se kam jetuar bukur në Beograd”, – ka thënët Petrovci për gazetën serbe.

1 KOMENT

  1. O Enver Petrovac, ti edhe ne Horoskop je shkavell. More qenef i Serbise.

    Shko ne Serbi se vetem atje e ndien vehten ashtu qysh je i konstruktuar… si nje shkavell pravosllav.

    Me dhimbsen qarqet artistike ne Tirane, qe nuk te njohin se çfarë zdrali shkavellik je, dhe akoma kane nje respekt per artin e juaj shkavellik. Sot ne Kosove jetohet me mire dhe me lire se kurrrrrrrrë. Por LIRIA ty nuk te pelqen, sepse tani ka qindra aktorë, qe jane me te mire se ti more qenef shkavellik. Ti kurrrë nuk ke qene aktor, por ke qene nje tradhetar qe ka fituar role per mendimet dhe veprimet qe i ke pase gjithmone ANTISHQIPTARE. Perndryshe kurrë nuk do te fitoje asnje rol ne teatrin e Beogradit. Ti e din mire se çfarë zdrali je.

Komentet janë mbyllur.