Enver Hoxha – Qosja – Demaçi, dhe vagoni i fundit në lokomotivën marksiste-leniniste me avull të stalinizmit – Albin Kurti…

0
3494
Albin Kurti, VV

Shkruan: Xhevat Rexhaj

Po e filloi këtë shkrim me fjalën hyrëse të E. Hoxhës në konferencën e partive komuniste në Rusi :
Enver Hoxha Moskë 16. Nëmtor 1960: „Lëvizja komuniste, pra kampi i socializmit në krye me Bashkimin Sovjetik është forcuar dhe kalitur. Ne duhet ta luftojmë, ta shkatërojmë dhe ta mundim imperializmin më në krye me Amerikën, kjo do të ndodh nëse ne i qëndrojmë besnik marksizëm-leninizmit „Fjala e Enver Hoxhës e mbajtur në emër të KQ të PPSH në mbledhjen e 81 Partive Komuniste dhe Punëtore në Moskë me 16 nëntor 1960.
Më poshtë në shkrim e keni të plotë fjalën e Enver Hoxhës të mbajtur në Rusin motër e vlla që e kishte…derisa këtu do të japi vetëm nji ndër deklaratat e A. Kurtit që ndërlidhen komplet me ato të E. Hoxhës, rreth imperializmit amerikano-gjermano-europian…

Albin Kurti: „Megjithatë ky emigrim që po merr përmasa të eksodit nuk do të ishte i mundur pa korporatat në Evropën perëndimore që kanë nevojë për fuqi të lirë punëtore së cilës nuk i paguajnë sigurim social, shëndetësor e pensional. Për më tepër, qeveritë e djathta perëndimore, si zakonisht, u mundësojnë korporatave që t’i përdorin emigrantët shqiptarë që punojnë në të zezë si armë sulmi kundër sindikatave vendëse atje”Prishtinë janar 2015. A. Kurti me vite të tëra indoktrinon rininë eKosovës me anti amerikanizëm, A. Kurti nxit aktivistët e tij të sulmojnë edhe mabasadoren amerikane, A. Kurti nxit në dhunë dhe si pasojë vriten aktivistë të VV-së me qëllimin që të ritë anti institucionalizmin, A. Kurti flirton me me ekstremin islamik dhe ngrit anti semitizmin, A. Kurti është reziku i së ardhmës kosovare. Fatkeqësishtë A. Kurtin dhe VV-në i ngriten dueti ; Qosja Demaqi me aminin e SHIK-ut vetëm e vetëm që të ritet numri i partive anti LDK, këtu nuk ka asnji dilemë.

Ndoshta do tingëlloi qëllimëkeqe kjo analogji, apo ngjashmëri e fjalorit që ndodh në një distancë kohore mbi gjysëm shekulli, por realiteti e tregon se VV je është një vagon i mbetur ende në ecje ngjitur lokomotivës me avull të PPSH-së komuniste . Si Enver Hoxha me parti komuniste shqiptare që degradoi e shkatërroi edhe vet brendin njerëzore të qytetarëve shqiptarë të Shqipërisë, njashtu, por tani me fraza pakëz më ndryshe e bënë Albin Kurti, kundër partive të djathta, shteteve demokratike euro-atlantike, dhe vet kundër çliruesit të Kosovës SHBA së. Pa asnjë hezitim duhet të pranohen edhe këshillat dhe sygjerimet e shumë analistëve edhe ndërkombëtar, se kjo VV je është një e keqe e radhës për ecjen normale, dhe demokratike të kësaj Kosove.

Dihet mirëfili se VV ja ende nuk është profilizue si një parti moderne, por mbetët një organziatë, dhe dihet mirëfilli se të qenurit si organizatë ne vete përmban elemente revolucionariteti, komunizmi dhe diktature, si qëllim i fundit. Kosova ka nevoi për ecje të drejtë me vlera europiane, andaj kur dihet se VV je edhe flirton me ekstremin islamik, kjo nuk ka si të kuptohet ndryshe, pos një ecje mbrapa për identitetin shqiptarë dhe vet shtetin e Kosovës. Interesant mbetet, dhe ndoshta një dallim i vogël, por kuptohet tash me interesa për vota, se partinë kominste të E. Hoxhës,, dhe VV en e Albinave i dallon vetëm aspekti për religjione. VV je është pro islamizimit të shqiptarëve, por kundër shqiptarëve me besim të krishterë kjo është dokumentue me fakte me rastin e Krishtëlindjeve kur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk lejoi dekorimin e qytetit për Festën e Krishtiëlindjevei dhe dikur pas një presioni të madh publik u deturua bile të dekoroi qytetin për Vitin e Ri, derisa PKSH me E. Hoxhën në krye ishte komplet anti religjion…

Që mos të mbetët pa u cekur edhe një e vërtet e madhe: Hashim Thaqi dhe SHIK u që e terrorizuan Kosovën gjatë, dhe sidomos pas lufte, ashtu edhe VV je dhe Albin Kurti në koordinim me SHIK un tani më janë në krizë mes vete, por që të dy këta dhe të dy këto farë partish : PDK dhe VV je janë pjellë e një organizate ilegale, kriminale – enver hoxhiste marksiste-leniniste me emnin Lëvizja për Republikën e Kosovës, që dikur quhej LPRKJ , ose Lëvizja për Republikën e Kosovës në Jugosllavi, besohet se këtu gjëndet i gjithë faktimi se këto dy partiza janë ende nën ombrellën e LPRKJ së. Në vitet në vazhdim besohet se pjella e SHIK-PDK-së VV-ja do ju del nga orbita, pra do ju del dore dhe problemet e mëdha do ndodhin në mes tyne, ngase turri për pushtet do i fus në një luftë.