Engjëll i vdekjes

0
1218

Engjëll i vdekjes

Dionis Xhafa

Poezi për dashurinë, universale

Përse duhet të jesh ti
Engjëll i vdekjes,
Fat i trishtë i njeriut të drejtë
Pa lumturi.

Që fati kurrë nuk i trokiti
As s’e honepsi, as e çoi
Të ketë fat, gëzim
Në dashuri.

Aq e bukur, aq e shndëritshme
Je borë e malit dhe ujë lumi,
Që elektrizohesh i tëri
Po të të flasësh.

Përse duhet pikërisht sot
Të më hapësh mua varr
Të më kallësh të gjallë
Të më vrasësh.

Se lumturinë unë me pika
E kam në këtë jetë.
Atë të vërtetën, harenë
S’e kam ndjerë kurrë.

Se dashuria më vrau
Më sakatoi, më dërrmoi,
Të ecë në jetë normal nuk bën
Por të jem i sëmurë.

Këtu te kafe “Flora”
Aty ma plase librin fytyrës,
Aty me fjalët e tua
Më ke tradhtuar.

Unë përpiqu, merr e jep
Të të zhduk krejt,
Si njeri e si imazh
Por ende s’të kam harruar.

Se harresa është e rëndë
Është plumb në revolver,
Zhduk krejtësisht e hedh në erë
Pulse, nerva, mendje, zemra.

Është mbytje por pa ujë
Është varr por pa kufomë,
Bardhësinë e dëlirësinë
Ta bën qiell me re të zeza.

Ti veç vret, godet pa fund
Ti s’di se ç’vuan zemra,
Ti s’di ç’shenja lë te unë
E ndoshta s’ke për t’i parë.

Por janë gropa të zemrës sime
Janë dhimbje prej ciklopi,
Janë vullkanë që nuk shpërthejnë
Janë varje në litar.

D.Xh