Engjej me sy te shkruar

0
1276
Blerina Pëllumbi

Me poeten Blerina Pellumbi

“Engjej me sy te shkruar”

Sa here lotet reshqasin
Ne ate shpirt te malluar dhe te mallkuar
Per nje fjale qe kerkojne zemerthyerit
Ne endrat ashtu varferuar
Sa shpirtra u thane e u vyshken
Ne toke duke kerkuar humnerave
Nje fjale qe su tha
Haruar ashtu ne qejfe mekatare
Ca engjej me lot ne sy kerkoj
Mbi kete toke te thare nga mungesa
E nje fjale te shenjte qe e kujton vetem haresa
Sa shume u lodha ta gjej
Si femije kerkoj nje fjale nje shkendije
“Te dua me zemer shpirti im, mallengjimi im”
Ndaj do harohem humnerave leshuar
Ca engjej me sy te shkruar kerkoj
Me shpirt perveluar vec ata dine te thone
Te dua zemer, shpirti im, mallengjimi im

/Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar