Kosova po përballet me krizë në furnizim me energji elektrike si pasojë e menaxhimit të dobët qeveritar të të gjitha qeverive prej se Kosova është e pavarur si shtet. Me vite të tëra në Kosovë funkcionojne OJQ të ndryshme të cilat paguhen nga “dikush”, e që ai dikush mund të jetë armik i madh i Kosovës.
Shumë OJQ majtiste për 15 vite propagandojnë kundër ndërtimit të kapaciteteve të reja të prodhuesve të energjisë me thengjill. Prapa emrave të OJQve me emra tinzak Green… Gjelber… Ambient… Natyra… Natyralizmi… fshehen të maskuara forcat majtiste dhe anti-Kosovare të cilat propaganduan vnerë, duke kundërshtuar qdo iniciativë në Kosovë që të ndërtohen kapacitete të reja prodhuese, sidomos kundër atyre të bazuara në thëngjill.
Kosova është super e pasur me thëngjill, por për interesa personale iu mundësua një kompanie të ketë monopol në furnizim, dhe tjetrës në prodhim. Propaganduesit e OJQ-ve dhe opozitarët politik gënjenin se termocentrali i ri do të jetë me rryme më të shtrejtë dhe e parashikonin se rryma do të behet 40 deri 50 Euro një kilovat, ndërsa sot Kosova importon rryme duke paguar 300 deri 500 euro një kilovat!
Kjo është platforma sa i përket parashikimeve majtiste të OJQve të paguara për të krijuar opinion publik anti -termocentral, duke gënjyer për ndotjen e ajrit.
Sot në Prishtine në bregun e diellit funksionon një kompleks banesor me 4 ndërtesa që me një tymtar të nxemjes e ndotë ambientin 20 deri 30 here më shumë se Kosova A & B së bashku, sepse nuk ka filter, por propaganda majtiste antikosovare e krijoi opinionin publik se termocentralet janë ndotëse, edhe pse ato mbi një decenie i kanë në funksionim super-filterat që e pengojnë ndotjen.
OJQtë e kanë për detyrë të dezinformojnë dhe të krijojne opinion publik për qëllime të caktuara të atyre që e paguajnë OJQ-në, por qeveritë nuk kanë as obligimin më të vogël të e respektojnë këtë propagandë që zhvillohet nga OJQtë, e paguara për me rrejtë.
Veprimtarite propaganduese te OJQve, nuk i liron apo amniston nga përgjegjësia të gjtha qeveritë që ishin në pushtet, dhe nuk e ndërtuan së paku një termocentral, qoftë edhe me kapacitet prej 300 MW.
Ne Kosovë veprojnë qindra OJQ të paguara nga armiqët e Kosovës, të cilat OJQ e kanë vetëm një qëllim të propagandojnë dhe vërtetojnë me gënjeshtra se në Kosove:
gjithëqka eshte e keqe, dhe asgje në Kosovën e lirë nuk është e mirë, dhe fatkeqësisht ia kanë arritë qëllimeve perfide anti Kosovare, sidomos të bazuara në majtizëm.
Shum aktivist politik kanë qenë pjesëtarë të OJQve të ndryshme dhe kur u kyqën në politikë i ndryshuan opinionet e tyre në mënyre drastike, sepse kur punonin për OJQ duhej të ishin pjesë e propagandës së paguar anti-Kosovare, ndërsa kur hynë në politikë, ata akoma mbetën gënjeshtar patologjik, por të paguar prej partive politike.
Qeveria që është në pushtet nuk duhet të humbë asnjë ditë, pa përpjekje me e ndërtue një termocentral, dhe të elimonojë secilën barierë ligjore apo qeveritare që mundëson monopolin e importit dhe prodhimit të energjisë në secilën formë te saj të prodhimit .
Por padyshim prioriteti numër një duhet të jetë ndërtimi i termocentralit Kosova C si forma me sigurt e prodhimit te energjisë. Poashtu të lejohet importimi i stabilimenteve prodhuese të rrymës së ripërtritshme me erë, duke lejuar import edhe të stabilimenteve të vjetra deri në 10 vite.
Një tjetër formë e ardhmërisë të sigurt energjetike është edhe investimi i përbashkët në Shqipëri, në hidrocentrale të cilat do të prodhonin rrymë më të lirë se termocentralet, meqenëse Shqiperia ka hidro-kapacitete të pashfrytëzuara.
Shtetasit e Kosovës me vite po presin të çpaloset kontrata për shitjen e ish kompanisë publike Elektrokosova dhe të verifikohet nga audtiori i përgjithshëm i Kosovës, nëse kompanie private nga Turqia i ka përmbushë obligimet kontraktuale apo nuk i ka përmbushë. Transparenca e kontratës i eliminon të gjitha soekulimet.
Nëse nuk i ka përmbushe obligimet kontraktuale, të verifikohet sa është profiti i kompanisë për secilin vit që nga privatizimi, dhe sa është paguar taksa shtetrore për Kosovën.
Nese kjo kompani nuk i ka përmbushë obligimet kontraktuale të fillohet procedura gjyqësore për ri-privatizim, nëse nuk është paguar tatimi sipas ligjit tatimor të bllokohet xhirollogaria dhe të mirret tatimi meritor, përmes përmbaruesit.
Nëse krejt është në rregull me zbatimin e kontratës dhe pagesat tatimore, kjo kompani duhet dekoruar nga qeveria dhe presidenca e Kosovës dhe të promovohet si storie suksesi e privatizimit dhe të demantohet kritika e majtistëve për privatizime kinse të dështuara. I vetmi privatizim që dështon është mos privatizimi.
Besim Prishtina