Nga Marina KLJAJO – RADIÇ, Mostar (HB)
ËNDËRR NË LUMË
(lirikë)
Nga kroatisht shqipëroi:
Mustafa V. SPAHIU
DUAJT E ATHDEUT
ELEGJIA E SHPËRNGULJES
PËRMBYSJA E DJEPIT
Syrgjynosje
Në lulëzimin e varfërisë
Rropullia përqafon
Kafshatën e pajisur me të mira
Dhe ujin.
Forca e ujit
Dhe lartësia e bjeshkës
E tundim këngën
Në nënqeshjen
E lartësisës së qiellit
Në fanitje të sigurimit
Erë e rrëmyeshme
Brengosen gotëzat e maleve
Lëkundet djepi i gurët
Dhe dora bosh e nënës.
Kërcejt e thatë të trupit
Përthithin ngrohtësinë e vatrës
Dhe pluhurin e bardhë të dimrit.
Qielli i zbukuruar
Me travajet e yjeve
Ndriçon.
Dëgjohet hingëllimë kuajsh
Dhe përpjekja e mordjes
Mbi përmbysjen e djepit
Të jetës
Sherbela gjerbë mendimin
Kurse brushtulli shtrëngon
Tymi i dëbimit në tërmasinë.
Pa luftë persekutimi ngulitet
Në gishtërinj
Në maskën paqesore
Lëvizë rruga në pasiguri
2011.
VAJTJE ME TRE GURË
Dimri miraton vendim
Për vajtje
Skutat janë të zhveshura,
Kurse fshehtësitë flasin
Gjethet janë të shkretëruara
Vetëm përshëndet dhe përcjellje.
Në ndjekje
Shajmia e përsekutimit
Në hijen e lirisë
Endet shtëpi më shtëpi
Ruan rastin rinia
Dhejeta e lëngshme
Në gur.
Patjetër duhet nisur:
Bukën në torbë
Dhe torbën rreth qafës
Që mos të na hetojnë.
Nënën dhe të dashurën
Dhe tokën dhe qiellin
Dhe gurin
Të gjitha të mbështjella guaskë
Lotët e tharë
Dhe të fshehura në gur
Dhembje zemre.
Aty është gjithësia e jetës
Në shkrep,
Në dashuri
Ku ndjekja s’ndalet.
Vajtje me tre gurë
Në zemër
Në torbë
Dhe gurin
Rreth qafës.
Demoni i përndjekjes
Është më i fuqishëm
Nga mosnjohja e jetës,
Nëse gjithësesi
Është
2011.
ATDHEU I RI
Kockat e indianëve
Thëmbojnë prej tokës
Dhe e pranojnë, shtangësi
Vetëm para të përndjekurve.
Kur i pyetën të zhguliturit:
Si jetojnë indianët?
Vetëm thellë ofshanë
Dhe nuk duan të thonë:
Ashtu sikur Ne.
Aty ku toka është ngopur me gjak
Aty ku mallota gri e ka mbuluar hijen e atdheut
Ku prej gradaçellava
Nuk duket qielli
Aty është atdheu i ri
Atje ku nuk ka gurë
Siguria është
Me gur në zemër
I fshehur
Guri e trash guaskën
Kurse trupi i poshtëruar
I ngrit dëshirat e huaja,
Forca e dëshirave të manisë
Të mëkatit dhe kullat e babilonëve të hedonizmit.
Kroati i syrgjynosur është aty
Me duart më të forta se të gurit
Me yllësinë e qiellit
Para syve
Asnjëherë nuk pushon
E krijon
Shtëpinë e re gërsheton
Me mallëngjim dhe suvanë
E kthimit
NË VIZITË
Arrij në vizitë
Dhe se di,
Pse ata duhej
Patjetër të shkonin
E unë të mbetëm?
I shquaj fytyrat
E trevës sime
Dhe s’mund të besojë
Se për herë të parë
Po i shoh.
Ky është takimi
Me takimin e ngjashëm
Të Nënës dhe djalit
Pas një vit thatësie
Filloj të flasin
Mysafirët e rrasës
Dhe Vigani Milosheviç
Për pasurinë e vet
Të fisme
Pronësore.
Në shërbim
Të mbretëreshës Grubë
Mbretit Dabish…
Në pllakën glagolotike të Humit
Për gjuhën e vjetër kroate
Në rrethoren e spiralës sekrete
Të ekzistencës.
Dhe françeskani Gërgo Martiç
Dhjetërrokshin e kremton
Trimërisht, rreptësisht
Rreziston.
Shikoj
Se si shpërndahet
Lëvozhja e tharë
E lotëve.
Dhe dhimba e lumit
Grunë
Në lahutë lahuton
Për të lavdishmit
Tanë.
2011.
PAS VDEKJES
Të ndjerës Ante (Lupka)
Kljajos, lindur 1922
E mbytur në Bleiburg 1945.
Duart e plumbta të urrejtjes
Në ballon e tërbuar të vdekjes
E mbyllën rrugën e Daljes
Urrejtja e tharmit. Zinxhiri
I vdekjes shtrëngon të uriturit
Kolonën e stomaqeve të shpëtimit
Pëllëmbët, përplot municion
E shkatërrruan nofullën e fushës
Ekzekutorët e njejtë. Frika e acartë
Ne kemi frikë prej jetës, që e
Ndrydhëm bukurinë në
Mëngjeset e përgjakura ëndrrës shekullore
Zemra e kolonës ritmon fundin
Viktima gruas së ngathtë ndizet
Qielli vishet me petk pendimi
Afërsia e vdekjes dhe mendimi i fundit
Për jetën. I pashprehur. Nëna me dantelë
Kryqëzon gishtërinjve. Pret.
Gratë dhe vashat në statujë
Të shtanguara. Të mashtruara nga përmallimi
Lakuriq. E vajtojnë mëshirën
Qindra e mijëra djepa të zbrazur
Të ngulitur në gjilpërat e skeleteve.
ODISEJ KROAT
Zvonko Bushiçit
Tridhjetë e dy vjet ferr
Në të gjithë rrethet e tij
Në tokën
Në tokën Kroate.
Për të cilën s’kisha njohuri për viktimën e gjallë
Të varrosur
Në birrucën e varrezave indiane
Në hipokrizin e madhe të demokracisë
Ku në njeriun kroacian
Gjakimi për lirinë është thyer.
A mundet njeriu krejt këte ta përjetojë
Nëse jeta s’është dhururar nga lartësia?
Odisej Kroat ardhkësh…
I tëri i botës së besimit
Çka e ka gjykuar
Tani e di se Zoti me jetën udhëheq
20 korrik 2014.
SHAMIA KROATE
Vjershë e frymëzuar sipas romanit
Të Bozhidar Prosenjakut
Kravata e parë
I.
E ka shkallisur shpirtegërsia e luftës
Lidhur e ka dora e dashurisë dhe besnikërisë
I ka rënë kryq të besimit të fortë
Pergjithmonë duke e pushtuar botën
II.
E endur nga dashuria e pastër
E gërshetuar penit të dhimbës së shpresës
I dhuruar në çastet e madhërishme
Në përgjërimin e ndarjes
III.
E ka përhap zërin e jetës dhe mordjes
Me forcën përkushtuar dhuratave
Duke folur për qëllimet e caktuara
Të mrekullueshme të Zotit
IV.
Fryente stuhia në qafë
Të kalorësve të rinj
Me lotët e hershëm në gjoksin e vashave
Kryeneçësisht rrëmben gjakimin dhe mallin e fejuarës
V.
Në ditët e tundimit
Të ekspozuara para fantazmës së endjes së kënaqësisë
Shamia ka qenë e larguar
Nga lakmia dhe mashtrimi
VI.
Shamia kroate
Ka qenë më e fortë se gënjeshtra
Nga zëri i vdekjes
Nga zëri i rrejshëm i pabesisë
Dhe prej saj – vdekja e lakmuar
VII.
E pritur është ardhja e tij
Si shenjë e shenjtë
I pritur është kthimi i tij
Tridhjetë vjet
VIII.
Shamia kroate është preja
Shikimet e zonjave europiane
As mbreti Francës s’është mposht
Para pamjes së luftës së burrave
IX.
Shamia e mëndafshtë
E ngjyrosur në bojën e gjakut
E shumëzuar me puhi të dashurisë
E pikturuar me fjalë ornamente të historisë
X.
Qëndismë dhe glagolitikë
Kalorësit me vajza në krahë
Shpata dhe palla futur në rrip
Flamujt: kroat dhe boshnjak
XI.
Kjo është kështu kreative
E ka bindur botën
Deri tek ai kush është në nyje mëndafshi
E ka ruajtur shkëlqimin e jetës së lartësuar
tetor 2014.
KOTORRI
Shkrepi kolosal
Ndalur në rrokulisje
Vigjëlon mbi qytet
Krahu i albatrosit
I ndarë nga plimi
Trimërisht është nisur
Në fshehtësi të pafund
Mbi qytet dhe det
Rojet e përjetshme e përcjellin
Dhe bekimi i kapitenëve
Në shtrëngatë kolandinët
Shënmëria, nënë kroate
Prej pllakëzave të argjendta
Ndriçon prush i besimit
Nga muret e kishës
Zonjës së Bekuar Shkërpjela
Kroati e di:
Albatrosi krahëthyer
Viktimën ia solli detit
Shkëmbit ia dorëzoi përgjërimin
Dhe prandaj tani
I tëri në argjend të shkëlqen
Kotorr, 2014.
RRUGËTIMI ME KËNGËN
POETI PROMETHE
Tin Ujeviçit
Rri shtrirë i gozhduar
Me këngët tua
I kopsitur me dëshirë për ideale
Me dhembje universi
Me shpirtin e bohemit
I dashuruar për udhëtime
Largësive të vargjeve.
Rri shtrirë i mbuluar
(Në vend të luleve)
Me vjershat e tua
Merr zjarr në shkëmb
Varrezave të kroatëve
Kolosët që e ngrohin
Rropullinë e popullit të vet.
Thërmiat e shpirtit tënd
Shkëndija dhe shkathët
Bjeshkëve, luginave
Lumenjve dhe deteve:
Bratstvës, Boshtvës
Dhe Kroacisë!
20 korrik 2014.
DY SHEMBËLLTYRAVE
Shënmërisë nga Zemra e Shenjtë
Amësim i blirëve
shpirtin e botës
e sjellin
Në bukurinë mistike
lidhja e kryqave
trashëgimore
Shoh dy shembëlltyra
Anka Petriçeviçin
me shikim thellësie
pikturon jetën
me ankthin e zemrës
i përzgjedh fjalët
me gjerësinë e buzëqeshjes
e përqafon Zotin
me libër
në dorë
Shembëlltyra e dytë është pasioni
prej të cilës gjithçka jeton:
gjuri i përgjakur, me bullunga
karakteri i përkuljes krijuese
në dhimjen e lëvizjes
aspiroj kryqin
i cili frenon, e shpon
Dhe e shëron
Fryma derdhet
me entuziazmin e përshpirtnisë
nga germa përkushtuar
gusht 2014.
RRUGËTIM ME LUTJE DHE KËNGË
Anka Petriçeviçit
Në mes mirijadës së yjeve
Njëra më fort ndriçon
Motër Marija nga Zemra e Shenjtë
Në muret e manastirit
Në grillat e hekurta
Ndriçon pamja e Krishtit të gjallë
Me këngë del në botë
Më shumë se cilido udhëtar
Me shpirtin e derdhur në fjalë
Arrin me kohë te shumë zemra
Me shikimin e saj të thellë
E dashuruar me fshehtësinë e Qiellit
Gjithëve u flet: Me dhimbje dhe durim
isha e çliruar në Fjalë
Me lutje dhe dashuri për Lartëmadhërinë!
3 nëntor 2014.
LIBËR I TË GJALLËVE
Vlado Puliçit
Kur vdes qiparisi në varreza
të gjallët shqetësohen
Secili e kërkon degëzën e vet
për ngushëllim, për përkujtim
Kur vdes qiparisi në varreza
të vdekurit çohen
Në kërkim për fjalët e blerta të erës
Duke ndërprerë bredhjen e përjetshme dhe kërkimit
Kur vdes qiparisi në varreza
Groposet në librin e të gjallëve
Të cilin ai e ka shkruar me gjakun e vet
Dhe prej nga i vdekur flet
nëntor 2011.
FJALA YTE
Igor Zidiçit
Deti është Fjala yte
Dhe Fjala është rrjeta yte.
ASNJËHERË TË MOS HASH VETËM
Ilija Ladinit
A nuk ke grua
Të mos hash vetëm
Shtro tryezën për dy vetë
Ndize qiriun
Dhe shërbeji dashurisë
Në karrigën e zbrazët
Ajo do të heshtë –
Të cilën ngahera e kërkon
Dhe ushqimi nuk do të jetë ai
Nuk ke as miq
të mos hash vetë
Thirri armiqtë
Dhe jepu për të ngrënë
Me dobësinë tënde
Judat do të tërhiqen
Do të ngel vetëm njëri
I cili gjithmonë ka dëshiruar
Që me ty t’i ndajë
Hapat e vetmisë
Asgjë s’ke për të ngrënë
Mos u dëshpëro, he burrë!
Shtroje tryezën, shërbeje heshtjen
Dhe hap dritaren
Prite ardhjen e zogut
Me bukë në sqep
qershor 2010.
ËNDËRR PËR BUKURINË
JETA IME
Lëvozhga vogëlake e arrës
Ia mbathi
Në rrjedhat e shumta të lumenjve
Dhe vrullin e valëve të deteve
Pas të gjitha furtunave dhe pabesive
Në lëvozhgën e arrës
Ka mbetur dashuria
Vetëm
Unë mungoj
21 korrik 2011.
MIRËMBRËMA DET
Rrëpirë e Vjetër Shtjerakeqe
Me shikim të përhershëm
E ka përqafuar detin
Ndenja e fustanit solemn
Është stolisur me buzinë
Qindra drita
Yjet e rrëzuar në det
Rrëfimin e gjithësisë e pranojnë
Unë, për herë të parë jam këtu
Vetëm dhe melankolike
E mrekullueshme me sfondin
Ëndërroj dhe lus detin
Ma dhuro vetëm
Pikën e pafund tënden
Të ndriçojë përmallimin e dhimshëm
Të shpirtit tim
Deti më tha:
Do ta dërgojë
Valën e mrekullueshme
Përplot me pikëza
Që do bëhet horizont i ri
Vetëm më lejo
Që të pushtojë
Forca e mrekullushme e saj
Sipas saj i zbuloi
Fshehtësitë e të përzgjedhurëve
Dikush më merr
Për dore
E bindur dorëzohem
Shtigjeve të reja të Fjalës
4 gusht 2014.
ËNDËRR PËR BUKURINË
Dielli zgjohet dhe zbulohet
Tashmë krejt është krijuar
Gjithnjë ndryshe është larë
Serisht është lindur
Në koloritin e dritës dhe hijesinës
Transformimi ri i pamjes së natyrës
Gotat lakmojnë nxehtësinë
Për jetën vibrojnë
Për diell dhe ujë
Rrezet depërtojnë në thellësinë
E detit. I pyesin kredhjet e errëta
A, jeton ende ëndrra për bukurinë
21 shkurt 2010.
URA E VJETËR
Ka hapruar guri
përtej lumit
Këmbët e kanë kapërdirë
trupin
mosmbajtje hapi vera
dashuria
17 shkurt 2010.
BESNIKËRIA E GURIT
Guri asnjëherë se ka fshehur vëllain
Gurri asnjëherë s’ka thënë: Kush je ti?
Abel, nuk të njoh kush je
Guri do ta fsheh gurin
Edhe sikur së paku ta puthë gjarprin
Dhe ta gëlltis helmin e tij
Guri gjithnjë do rri pranë vëllait
Shtrihet në murin e gurit
E puthë në faqe tokën
Dhe i bën shoqëri vëllait
Në Radimle me shekuj besnik
Ishulli Korçulë, 23 korrik 2011.
BESNIKËRIA E JETËS
Plotësisht ka prirje që i përgjigjet detit
E lagur me flladin e tij,
Me ty e mbështjellur notoj
Dhe e dij
Kam qenë vetëm e jotja
Me trupin e ujit e bashkuar
Mëmërinë e prishi me pikat e kristalta
Në shpejtësinë e re të valëve
Dhe e dij, nënë kam qenë
E freskuar me det
Dhe e mbuluar me shkumën e tij
Shtrihem lakuriq mbi papërdhokët
Diellit e hapur
Dha tani e di, besnike e jetës jam
Ishulli Braç, 9 gusht 2011.
NË KËRKIM TË NJERIUT
Mos gjurmo për njeriun!
As me këngë, as me foto, as me lot
Njeriu kaherë në agoni
Çdo gjurmim di të përfundojë
I demoralizuar
Në dekorimin shpenzues të kukullës
Me vrapuesin e pezmatuar me kohën,
Me vetveten, me Zotin
Ke dëshirë të gjesh njeriun
Lëshohu në bunarin personal
Në kraterin e rëndë rrathëve të ferrit
Në thellësi, në vete, do ta gjesh
Njeriun e lidhur
Si vajton gjer në qiell për lirinë
Është liruar, ai do të sjellë shumësosh
Për të cilët që moti gjurmon
Ishulli Korçullë, 24 korrik 2014.
PËR AUTOREN
Prof. Dr. Marina Kljajo-Radiç, lindi më 25 janar 1962 në qytetin Mostar. Jeton e krijon në Bijelo Pole. Ka diplomuar në Fakultetin filozofik në Mostar (BH), Seksioni Gjuha kroatishte me letërsi. Në Studimet pasuniversitare Gjuhët dhe kulturat në kontakt e ka mbrojtur disertacionin e doktoratës Krijimatia e Lucijan Kordiçit. Është e punësuar si pedagoge në Fakultetin filozofik në Universitetin e Mostarit.
Është letrare e mirënjohur, kurse detyrën e kryetares së SHSHK të Herceg-Bosnjës e ka kryer pre j 2008-2013. Vjershat e saj janë prezentuar në shumë antologji boshnjake-hercegovase, në kroatisht dhe në antologji botërore. I redakton revistat për letërsi, kulturë dhe tema shoqërore (Osvit/Agimi dhe Bjelopolska zora/Mëngjesi i Bjelopoles).
Vjersha shkruan nga rinia e hershme. Deri më tani ka botuar pesë përmbledhje me vjersha: Tragovi (Gjurmët), Mostar, 1977; Narančasti cvijet (Lulja e portokalltë), Mostar, 1998; Svitac kameniti (Bukureza e gurëzuar), Mostar, 2007; S neba cvjetovi (Nga qielli lule), Mostar – Zagreb, 2010; veprën Plodovi pjesme (Frutet e këngës) – recensione të përzgjedhura), Mostar, 2015 dhe San na rijeci (Ëndërr në lumë), Mostar, 2015. Shkruan kritika letrare dhe shqyrtime. Krijimet e veta i ka botuar në revistat letrare: Osvit, Motrishta, Maruliç, Most, Hercegovina, Hrvatsko slovo, Republika…
Është anëtare e SHSHK të Herceg-Bosnjës, SHSHK në Zagreb, Tubimi i intelektualëve kroat si dhe Bashkësia e grave HDZ Mbretëresha Katarina Kosaça.
Përgatiti (M.S.)