ËNDËRR E TRISHTË

0
514
Ulku Bardh - foto

Ulku Bardh‎ to Fjala e Lirë

Unë të dua edhe kështu…
Edhe pse ti mua s’më mba këtu
Jam klandestin udhëve të botës
Sikur jevgu pronar i rrotës

Ç’më je katandisur atdhe,
Pse je futur në këtë hall?
Kush është ai i mallkuar
Më thuaj, cili qe ky djall!

Por ti, s’ke faj aspak!
Sepse ata janë të tjerë
Që nga kullë e lartë
Të kthyen në lerë?!

Nga zotëri që ishim
Na bënë të mjerë…
Ta shitën dhe nderin
Të bënë të pavlerë.

E ti, akoma i mba mbi shpinë!
Rriqrat që ta sjellin kancerin
Këta s’e duan, jo, Shqiptarinë
Bylmezat janë veç për tenderin

Një ëndërr të trishtë, Atdhe
Në gjumë, unë shpesh e shoh
E pyes veten por s’m’përgjigjet
Ky dielli im, përse s’më ngroh?
Sa vjen e kalon koha …
Gjithnjë e më pak të njoh!

Çdo ditë të zotit…
Kur zgjohem n’mëngjes
Çka shoh me sy…
M’fanitet çdo shpres’
E në pamundësi
T’i kthehem motit
Me dhimbje n’shpirt
Nga pak e ngadalë
Çdo ditë, po vdes..?!

© Ulku