Emri i ri i Maqedonisë – Shqipëria e Madhe – Me Mitrush Kutelkiun

0
411

Sy më sy më lajmin

Çfarë haberi…

Maqedonia e mori si “bakshish” emrin e ri Republika Veriore e Maqedonisë, në dritën e marrëveshjes së Prespës në mes të dyja vendeve Greqi-Maqedoni.

Emrin ia bënë përhajrë deputetët e pozitës dhe të opozitës shqiptare në Shkup.

Pas vatimit unanim, në sallën e parlamentit,i pari që ia uroj ndryshimet e Kushtetutës (me shqiptarët në pozitën e njejtë të pakicës dhe jo shtetformues, – nënvizimi im)kyreministrit maqedonas Zoran Zaev, ishte zv.kryeminstri nga radhët e BDI-së Bujar Osmani që në shenjë nderimi pati përqafime dhe urime dhe,natyrisht duke respektuar rregullat tashmë të njohura:Punoni dhe veproni vetëm ashtu si thotë shteti(!).

U miratua amandamdamenti për ndryshimimin e merit të këtij shteti multinacional,por me këto ndryshime sipas Zoran Zaev, populli maqedon e ka vanacuar në shkallë të lartë identitetin e vet kombëtar dhe të gjuhës maqedone zyrtare.

Populli shqiptar në këto hapësira etnike, mbeti po në pozitën e njejtë kushtetuese (pakicë kombëtare dhe jo shtetformues), ndonëse amendamentet e dy subjekteve politike ASH-BESA,e huqen kësaj radhe qëndrimin e tyre dhe më shumë u morën me çështje periferike të Kushtretutës(lexo:lejenjoftimi dhe diaspora si dhe një emërtim paksa i panevojshëm dhe pa ndonjë vlerë juridike-ligjore lidhur me shtetësinë, që për popullin maqedonas do të vlejë e dhëna kushtetuese maqedon,ndërsa për shqiptarët sipas përkthimit qytetar nga Maqedonia(sic!).

Çfarë i thonë kësaj…? Ku mbeti e drejta e barazisë kombëtare për popullin shqiptar në Maqedoni që mbetën jashta ligjeve substanciale të Kushtetutës dhe të ndyrshimimit të emrit të ri që e bekoi parlamenti në Shkup? Pse politika shqiptare u vonua me fajin e vet dhe,në këtë rrjedhë politike aktiuale ata mbetën vetëm si vëzhgues të ditës!

Çfarë haberi po na vjen nga Shkup dhe çështja shqiptare në aktin e kryer kushtetues, që mbetën në pozitën e njejtë të pakicës dhe jo shtetformues!

Çfarë haberi… do të nisin tashti Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela për popullin shqiptar në Maqedoni, po nënvizoj me emërtimin e ri (lexo: qytetarë nga Maqedonia)!

Çfarë haberi po na vjen…!

Çikago, më 13 janar 2019


Lajmi si humor!

Për Greqinë dhe Serbinë nuk u bë “Shqipëria e Madhe”

Qarqet e boshtit pansllavistë me sknarë të njohur antishqiptare në Greqi dhe Serbi, me restin e amandamentit për ndryshimin e emrit Republika Veriore e Maqedonisë, nuk ngurruan që të shpallin “dekretin politkik”, që sa më parë të votohet ky amandament në dritën e Marrëveshjes së Prespës, sipas tyre mos të lejojmë formimin e “Shqipërisë së Madhe”(!).

Dhe,më në fund në mënyrë unanime u votua amandamenti për emrin e ri që u mirëprit në Maqedoni dhe,dikush nga partitë politike shqiptare (Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani) këtë akt të miratuar juridik të këtij shetit e quajtën “ngjarje historike për Maqedoni dhe shqiptarët”(sic!).

Në Belograd,qarqet e shoqërisë civile dhe të tjerë, me këtë rast nisën lajmin si humor për subjektin polittik BESA të Bilall Kasamit duke thënë dy fjalë shkurt serbisht:

“Hvala BESA”!
“BUJRUM BESA”!

Ky është lajmi si humor nga Beogradi, që e falenderojnë subjektin politkik shqiptar BESA të Bilall Kasamit dhe, në këtë “urim” sikur e shprehin gëzimin që nuk u bë “Shqipëria e Madhe”!

Çikago, më 13 janar 2019


E diela me Mitrush Kutelin

Edhe unë jam patriot!

…Nuk kam dashur të dal e ta bëj fora, po ja që e solli puna e zamani. Doli i biri i botës në gazetë edhe lëvdoi veten se është petriot kombëtar i zjarrtë dhe për mua nuk tha një fjalë!

* * *

Dale, more zotni, dale, se edhe na hamë bukë e pimë raki me meze!

* * *

Kur u bë, mor zotni, Shqipëria Republikë Kombëtare më 1925, unë kam thirrur i pari majë ballkani të prefekturës ku ish mbledhur mileti pa brekë. Populli kreshnik pa brekë! Rroftë Republika shqiptare! Rroftë Presidenti!

* * *

Kam hequr pastaj edhe një telegram urimi në emrin e popullit pa brekë e pa misër dhe kam marrë përgjigje. Këtë përgjigje e kam vënë në xhep si hajmali e më ka hyrë në punë shumë herë kur kam pas ngatërresa me kontrabandat e me të dhjetat që nuk i kam paguar,si patriot kombëtar që jam.

* * *

Kur u mërzitë bota me republikë – se e mirë është jahnia, po nuk hahet çdo ditë… – mblodha pëseri miletin edhe thirra:Popull kreshnik! Isaf, bre, me republikë! Ne frëng nuk jemi, po shqiptarë, bre!

* * *

Kurorën e Skënderbeut ia dhamë Viktor-beut, edhe na i mbushi xhepat me napolona.

(Botuar më 1943)

S.K.

Çikago, më 13 janar 2019

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]