Emocione tё paprovuara

0
711

Vladimir Shyti

Tregim

Ishte njё pranverё e lagёsht,me shira tё shumtё e tё shkurtra, ndёrprerё nga kthjellime tё ndritshme, lёvizje tё parregullta resh dhe ylberё tё shpeshtё. Duke u gdhirё e diel, shiu nuk rreshti gjithё natёn dhe mёngjezi erdhi vonё. Po nё tё gёdhirё, retё u hallakatёn pёrsёri dhe nёpёr to zunё tё dukeshin shkёndijimet diellore. Asfalti ishte lagur dhe strehёt ende kullonin. Ujёt e shumtё kishin pushtuar pothuajse tёrё rrugёt e qytetit bregdetar tё Durrёsit. Banorёt e rrallё hidheshin si kangurёt nё pellgjet e trotuarёve, duke u mbrojtur nga ujёt e shiut pёzier me mbeturinat e llumrat e pusetave qё me shumё vёshtirёsi tёrhiqnin ujёt e shumtё tё reshjeve.

Unё dola nga tualeti me peshqirin hedhur krahёve dhe hyra nё dhomёn e ndenjes, ku drita elektrike ishte ende e ndezur. Iu gёzova disi librit pёr fёmijё tё sapo botuar. E mora nё duar, e shfletova dhe rishfletova romanin, pastaj i zgjodha njё vend tё dukshёm nё kapicёn e librave tё tjerё. Kisha shumё dёshirё qё ky botim tё shndёrrohej nё ngjarje letrare, kjo do tё ishte me tё vёrtetё diҁka me vlerё pёr mua. Shkova nga dritarja, rrёzё pallatit ku banoja,ujёt gugullonin mbi pusetё dhe njerzit e shmagnin duke sharё e mallkuar. Gruaja pregatiste mёngjezin nё guzhinё dhe im bir me familjen e tij flinin ende nё dhomёn e tyre. U vesha me njё kostum tё lehtё pranveror dhe mora tё dalё pёr tё pirё kafenё nё klubin e lidhjes sё shkrimtarёve dhe artistёve tё qytetit.

– Merre ҁadrёn se nuk i dihet kohёs!-foli gruaja qё nga guzhina.
Kisha humbur tre ҁadra, dhe si dёnim ndaj vetes vendosa qё tё mos blija tjetёr,le tё lagesha nga shiu e meritoja dёnimin. Buzёqesha me vete dhe hapa derёn duke thёnё se s’ishte e nevojshme, pёrshёndeta gruan dhe dola jashtё.Aty u pёrballa me zhurmёn e makinёs tё urgjencёs me burinё e saj alarmuese.U tulata pas murit qё tё mbrohesha nga stёrkalat e ujit,dhe nё sy mё mbeti ajo dritё qё flakёronte mbi makinё si njё zjarr i kaltёr. Qyteti sapo ishte zgjuar,qyteti im, thashё me vete. Dhe hyra nё mendime.Herё-herё mё dukej sikur qyteti tallej me mua dhe botimet e mia nёpёr gazeta. Pastaj, ndryshova fytyrё dhe mendim,ani,unё i isha borxhli qytetarёve herё tё dashur dhe herё qesёndisёs.
Nё lokal ishin vetёm dy klient qё po diskutonin rreth njoftimёve e lajme tё asaj dite. Zura vend nё qoshen time tё pёrferuar dhe porosita kafenё e mёngjezit.

-Vetёm pёr vrasje flasin sot gazetat,-dёgjova zёrin e njerit prej klientёve.
-Mos harro ushqimin tonё tё pёrdishёm,politika,-shtojё dhe tjetri me zё paksa tё shuar.
U hodha njё vёshtrim tё shpejtё dhe nёnqesha ndёrvete.Bufisti mё solli kafen,pasi kamarieri ende s’kishte ardhur.Pёrmbytja e qytetit po e pengonte gjallёrinё e tij,ka humbur hijeshinё dhe duket sikur ka rёnё nё pafuqi tё plotё,si ai luftёtari i mundur qё detyrohet tё heshtё.Sapo afrova filxhanin e kafesё nё buzё,nё derёn e lokalit u dallua njё grua rreth tё dyzetave.I hodhi njё sy sallёs dhe hodhi hapat drejt tavolinёs ku qёndroja unё i ulur.Gruan topolake me flokё tё prerё shkurt dhe me njё fytyrё rrumbullake,nuk mё dukej e njohur.E mora pёr ndonjё tё ardhur nga larg,e cila kёrkon ndonjё tё njohur aty rrotull.

-A mundem?-foli me tё arritur pranё meje dhe,pa pritur pёrgjigje,tёrhoqi lehtё njёrёn nga karriket dhe u ulё me njё pёrshёndetje tё thatё.Porositi kafe me zё tё lartё dhe u prezantua si njё lexuese e rregullt tё krijimёve tё mia.
I buzёqesha lehtё dhe rroka duart me tё sajat duke u ngritur nga vendi.
-Kisha diҁka nё lidhje me romanin tuaj “Kush ёshtё fajtori”…-foli ajo duke mos ditur se ku tё vinte duart.I sillte ato sa majtas djathtas duke i pleksur e shpleksur me njera-tjetrёn.
-Ka diҁka qё nuk shkon?-pyeta ashtu kotё.
-Po-u pёrgjegjё ajo prerё dhe shkurt.
-Mё thuaj!
-Mbushni grushtet me ajёr dhe kujtoni se keni zёnё qiellin,-foli ajo shpejt.-Arti ёshtё tjetёr gjё,mik i dashur…
-S’po tё kuptoj,-e ndёrpreva.

-Pёrse e vrave atё vajzё nё fund tё ngjarjes?E kuptoj problemin e saj tepёr tё vёshtirё e dramatik.Ende ndjej drithёrima nё shpirt,s’e kuptoj pёrse e vrave…mund tё kishe tjetёr zgjidhje.-Ajo foli me shpejtёsi sikur kёrkonte t’i zbrazte tё gjitha e tё ndahej nga unё e ҁliruar.Pastaj mbeti si e ngrirё.Kaloi njёrёn kёmbё mbi tjetrёn dhe priti bufistin t’i sillte kafnё.Nё fytyrёn e saj me atё lёkurё tё skuqur,nё dritёn e syve dhe vizatimin e buzёve u duk njё pakёnaqёsi qё nuk e fshihte dot ajo buzёqeshje e menduar qё iu shfaq.
Ai roman kishte kohё qё ishte botuar,kisha marrё mё herёt kritika nga miqtё e shoqёria,por jo diҁka tё tillё,qё as nёpёr mend nuk do t’a ҁoja ndonjё herё.

-Dhe mё e tmerrshmja ёshtё se ajo ishte shtatёzёnё,-shtojё dhe ngriti filxhanin drejt buzёve.
-Me tё vёllanё nga babai…,-i kujtova ngjarjen.
-Kishte tjetёr zgjidhje.
-Po ashtu ka ndodhur nё tё vёrtetё,moj zonjё
-Eh,ҁ’rёdёsi ka,shkrimtari e ka tё drejtёn e ndryshimit.

I buzёqesha lehtё duke gjerbur kafenё.U ndjeva tepёr emocional dhe paksa i hutuar,kёnaqёsia e ҁastit u pёrzie me njё shkulmё zbardhёsie qё mё erdhi nga fyti nё gojё si shёllirё djathi.Ideja e vdekjes sё lirё tё personazhit tim nё atё roman mё zgjoi drithёrima nё qenien time.Ajo lexuese ndoshta kishte tё drejtё,gjithmonё gjinden alternative.Boll kishin dёgjuar lexuesit vrasje vetvrasje dhe vdekje.I dhashё tё drejtё dhe,ajo u duk mё e qetё,pastaj kёrkoi falje pёr tonin disi tё ashpёr qё pёrdori me mua.Mё pas folёm gjatё rreth romanit tim sa nuk e ndjem shiun qё kishte filluar rishtas tё binte mbi qytet.

Sё fundi u ngrit nga karrikja rroku duart me tё miat e mё urojё suksese nё punёn time letrare dhe nё tё ikur kёmbёnguli tё paguante kafetё.E kundёrshtova me mirёsjellje dhe e falenderova pёr sugjerimet e emocionet e paprovuara mё parё qё mё dhuroi.
Lokali po mbushej me njerёz,tё cilёt zinin vend duke shkundur jakat nga ujёt e shiut.U ngrita,pagova kafetё dhe u kujtova qё nuk kisha ҁadёr,e meritoja tё qullesha kisha humbur tre deri tani.Shiu e zbuti rёnien dhe dola nёn kumbimin e veshёve:”Pёrse e vrave vajzёn…pёrse e vrave…?