EMINJA SHËTISTE NË PRISHTINË ME PORTRETIN TIM NË SETRE

0
581
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Vjeshta vdiq moti
në Bregliqe
)

Vjeshta, moti vdiq në Bregliqe
E mbanë mend Di, te plepat:
Pasmesnate, kur Ti posa rripin
Ma shpërtheve: Erdhi kamarieri
Trokiti, në derë atë natë Vjeshte
Ndihmë, Dy shtamba me verë.

Nuk u pamë te “Parku i Grave”
As nën Rrap me shtamba verë.
Nën hije, ta lidhim Gjokun. Mallin
Nesërmen, ta shalojmë në Vjeshtë.

Prenverë e vonë. Patëm, Dimër
Dhe, pak Vjeshtë në Bregliqe…

(Hotel “Biseri” qeshi me Mua)

Verës, kur shkoja shpesh te Liqeni
Strehohesha, Vetë në Hotel “Biser”:
Dhe, posa hyja Vetëm te dera. Qeshte:
Mike, mos ikë! Ndal, mbamë përdore
Qentë, m‘u ndërsyen. Qentë me zgjebe.

Zgjata dorën. Askush, pranë meje
Tek, tashti u binda, se: Jam Vetëm…

(Xhypka*)

Në shkollë të mesme, e kisha mike
Edhe, një xhypkë azgane. Bjondinë:
Me të cilën i kaloja në disko – klube
Netët me Beatles. Rolling Stones.

Sot, më kujtohet Babai, kur thoshte:
E di, pse nuk të ndizet zjarri flakë?
Jo, përgjigjesha: Kërkon, krëndëthata
Qeshte, Babai. Dhe, ma kthente shkurt:
Siç, duket: Ende, nuk ke pickuar xhypkë.

Nëse, do të të ndizet zjarri në shi. Borë
Patjetër, duhet ta pickosh një xhypkë.
Nuk ia ktheva fjalën. Ia dhash Besën
Një natë Dimri të Madh, Xhypkën:
E pickova. Rrëzova, te “Parku Grave”.

Ikën ato ditë te “Parku i Grave”. Shkup
Unë, ika pas studimeve, në Prishtinë.
Mëkot, e kërkova xhypkën te “Bozhuri”
Nuk e gjeta Bjondinën. As, në “Gërmi”…

(Ara rrëzë Çukës Ilire
nuk lërohet me një ka
)

Edhe Sot, ulem si dikur nën Rrap
Turr, vjen kamarieri! Urdhëroni!
I them: Dopio raki rrushi t’bardhë!
Pasi, merr porosinë “hallall”. Ikë
Turr, mes karrikeve. “Bit-Pazar”.

Dikur, e kam zbrazur më gotën. Heu!
E thirr: Kamarier! Edhe, një “hallall”!
Shkaku, se: Ara, nuk lërohet me një ka
Qeve, duhet t’u pri para: Edhe, një kalë…

(Zjarrin e madh me flakë
e ndezi një xhypkë
)

Mike, e sheh këtë zjarr me flakë
Si turret të dalë për oxhaku. Çati.
Dikur, e ndezi një xhypkë azgane
Mëkot, Sot përpiqemi ta shuajmë
Me verë, në Dimër: Unë, dhe Ti.

Mike, ndize zjarrin! Hudhi, dru lisi
Sa, nuk e ka mbuluar Bora. Dimri…

(Eminja shëtiste në Prishtinë
me portretin tim në setre
)

Vite të çmendura në Prishtinë si student
Rrugëve, kur zinim pusi para “Bozhurit”:
“Druri Kaloshit”: Mjekra. Flokë të gjata
Gunat e zeza deri në fund të këmbëve.
Isë Pampurri shpesh-herë, dhe thoshte:
Gjeneratë jemi, që bëjmë Revolucion.

Asaj kohe, “Vukica” (Ujkesha). Serbe
Në takim, dilte vetë e dyta me kukull.
Eminen, ia dhurova “cimerit”*, Isës
Me gjithë potretin tim në setre. Korzo
Përshkak, emrit: Patriotit, Isë Boletini.

Mezi e bëra dhëndërr, mbylla me çelës
Nuk donte të hyjë brenda, te Nusja?!
Dhe, pas tri ditëve, shkova ta nxjerr
Ulëronte Tarzani, s’dilte nga dhoma.

Vërtetë, ajo Prishtinë, ishte një Xhungël
Plot baltë të kuqe. Pa makina. Semaforë.
Jetë e bujshme studentore. Dhe, Dashuri.
Kohë, kur e dëgjonim Ajshen në “Bozhur”:
“Elbasan i bukur, Elbasan”. Gjithë Natën
Krah për krahu me Beatles. Rolling Stones…

(Përshkak një Xhadie u zumë
me banditët e Prishtinës
)

Natë për natë, në korzo: Para “Bozhurit”
Edhe, në korzon: Anën tjetër të rrugës.
Prishtina, asaj kohe: Viteve shtatëdhjeta
I kishte dy korzo: Shqiptar dhe atë serb.
Nuk shëtisja. Pusi rrija para “Bozhurit”
Pështetur, me shpinë te “Druri Kaloshit.
Herë – herë, shkaku “Vukicës” (Ujkeshës)
Kaloja, edhe në anën tjetër: Korzon serbe.

Një natë, përderisa isha në pusi te Druri
Mes korzos, një tollovi e madhe. Lëmsh.
U turra, shoh: Çka po ndodhë në rrëmujë
Isën e kishin zënë: E rrihnin me grushta.
Vrik, nxorra thikën me patent nga Parisi
Dhe, e shpartallova gjithë grupin. Ikën.
Edhe, Unë ika me gjithë thikë në banesë.

Pas pak kohe, erdhi Isa me një të panjohur
I cili më mori në pyetje. Ishte polic civil:
Dhe, ma mori thikën me patent nga Parisi
Përçudi, nuk më dënoi, s’e bëri të madhe.

Vonë, e pamë me cilët kishim pasur punë
Banditët e njohur: Iliaz dhe Gani Kolevicën.
Asaj kohe, ecja i armatosur edhe me revole
Fati im, babai i gruas nga Drenica martire:
Pajtoi me banditët e Prishtinës. Rrezikun…

(Hija ime më ndjek
edhe në gjumë
)

Posa lind Dielli, Hija ime pas shpine
Më ndjek rrugës. Ulet, në Tavernë.
Dihet, pas Meje si Engjëlli Grua
I porositë dy gota me raki rrushi:
Një për vete. Dhe, tjetrën për Mua.

Përçudi, ajo nuk e pi gotën e vet
Të dy gotat m’i len Mua, si Poet.
Dhe, pasi pimë në Tavernë raki
Të dy si miq, nisemi për në shtëpi.
Arrimë. Ajo, mbetet roje pas dere
Unë, e hap derën. Hyj në dhomë.

Nuk ha darkë. I dëgjoj dhe lajmet
Pak më vonë, edhe ndonjë film.
Pasmesnate, më ka zënë gjumi:
Mua në kanape. E, atë: Pas porte…

(Unazë në gisht nuk vura
që kur isha student
)

Unë, dikur studenti Prishtinës. Rrugaçi
Pesë unaza në gjithë gishtat e dorës:
Vdekje. Gjarpër. Plumb. Ujk. Flutur.
Zingjirë, përqafe. Përdore argjenti
Hajmali të Dervish Nures Llagjeve
U martova në Prishtinë. “Gërmi”
Nuk vura unazë tjetër ari në gisht.

Unazë në gisht, jo! As, kur u martova
Edhe me gruan e dytë. Nuk e di Nesër:
A, do të varë përqafe kollare. Kërpesh.
Shkaku, se: Herët, ua lash politikanve.
Kurrë, nuk e lidha Veten në Grazhd…