EMINE S. HOTI ËSHTË NJËRA NDËR ATDHETARET MË TË DËSHMUARA NË EVROPË NË AFIRMIMIN DHE SENSIBILIZIMIN E ETNOGRAFISË SHQIPTARE

1
836
Marigoja shqiptare, Norvegji

Nga Hysen Ibrahimi, recension,
Förslöv, Suedi, 20.02.2020

Para pak kohe doli nga shtypi libri i titulluar ”MARIGOJA SHQIPTARE NË NORVEGJI”, Tiranë, 2019, i autorit Viron Kona, kushtuar shkrimtares, stilistes dhe atdhetares së njohur shqiptare EMINE S. HOTIT (MONOGRAFI), botim i revistës ”Dituria” Båros. Rreth këtij libri, mund të themi se është njëra ndër monografitë më gjithëpërfshirëse, në formën letrare, në mënyrë të shkëlqyer, e shkrimtarit tonë të madh z. Viron Kona.

S’ka dyshim se një parim i këtillë i ndërtimit të monografisë nga shkrimtari ynë i madh Viron Kona, nëpërmjet intervistave (për jetën e personazhit të librit znj. Emine Hoti), poezive, pjesëmarrjeve kulturore e kombëtare nëpër vende të ndryshme, recensioneve, mirënjohjeve, mund ta quajmë lirisht përshkrim i përsosur, kallëzim i jetës krijuese dhe përforcim i shkallës së lartë njerëzore.

Autori, Viron Kona, ka arritur për mrekulli pasqyrimin e jetës dhe veprës kushtuar shkrimtares, stolistes dhe atdhetares së njohur shqiptare, Emine S. Hoti, duke jetuar dhe vepruar jashtë atdheut, në shtetin e Norvegjisë, jo vetëm se krijoi dhe botoi, por ajo ka gjetur formën më të mirë për prezantimin e kulturës shqiptare, duke punuar, stolisur, dizenjuar, prerë dhe qepur vetë, me mjete vetanake, duke gëzuar shumë miq tanë për të dëshmuar që kanë origjinë shqiptare. Është kjo një fushë shumë e rëndësishme në afirmimin e kulturës shqiptare, për të dëshmuar se ne jemi të veçantë edhe në fushën e etnografisë me popujt që na rrethojnë.

Rrugëtimi i autorit të librit Viron Kona për të zbuluar veprimtarinë e shkrimtares, stilistes dhe atdhetares së njohur EMINE S. HOTI, është i gjërë dhe ka 448 faqe. Por, përshtypjet më të veçanta të kësaj atdhetarje, për ne, na del se është edhe vizionare dhe arritëm të zbulojmë se përveç fushës së krijimtarisë poetike, ajo me shumë të drejtë i çaset formës me të mirë për sensibilizimin e popullit shqiptar, që ka zgjedhur fushën e etnografisë. Kjo formë e sensibilizimit është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar shumë lart. Pse? Sepse, ne jemi në dijeni se kultura e jonë ka hasur në diversion kulturor nga armiq të rrethuar (që ka pasur edhe kultura të tjera të ardhura në rajon), që ndonjëherë populli shqiptar ka qenë i ndikuar me pa dijeninë e tij, thjesht mungesa e informacionit dhe shkollimit të duhur të popullit shqiptar.

Ne kemi rastin konkret kur këmishat e gjinisë femërore ILIRE janë quajtur dalmatinka, d.m.th., prej dalmatëve që është një fis ILIR. Këto këmisha janë përdorur edhe në Senatin Romak, që do të thotë se kanë lashtësi të madhe këto këmisha. Kjo dëshmon për lashtësinë tonë dhe përdorimin e veshjeve tona nga popujt përreth, që ju kanë bërë përshtypje shumë llojllojshmëria e veshjeve të krahinave shqiptare që është një pasuri e veçantë e kulturës kombëtare, shqiptare. Secila krahinë shqiptare i ka veçantitë e veta të veshjeve.

Ndaj, Emine Hoti, me energjinë e saj enorme, ka punuar aq shumë për të pasqyruar drejt etnografisë së mirëfilltë ILIRE edhe këtu në Skandinavi, Evropë dhe në trojet etnike shqiptare.

Autori dhe shkrimtari ynë i madh Viron Vona, me të drejtë i jep rëndësi kësaj fushe në këtë vepër, duke e ditur rëndësinë, se në jetën tradicionale shqiptare etnografia ka qenë element kulturor shumë i rëndësishëm. Studimet e një veshje kombëtare shqiptare dëshmojnë preokupimin e vetë njeriut prej artit, d.m.th., në qoftë se i hyjmë një studimi të një veshje ILIRE del studim social, psikologjik e historik.

Ndaj është rëndësi e veçantë dhe këtu, kur Emine Hoti, me qindra palë rroba kombëtare të punuara me punë dorë dhe të shpërndara në Norvegji, Suedi, troje etnike shqiptare e të gjitha falas, që vërtet është për t’u admiruar. Kjo dëshmon për gatishmërinë e saj se Emine S. Hoti është njëra ndër atdhetaret më të dëshmuara në Evropë në afrimimin, sensibilizimin e etnografrisë shqiptare. Veshjet kombëtare të punuara me mund, me shumë kujdes, janë nga detaje të ndryshme, duke filluar nga qorapat, këmisha të gjata, tirqi, plisa, xhubleta, pshtjellak, jelek pa mëngë, kecele e shami të dekoruara, etj. Me të drejtë e shohim në ballinën e librit, duke e qëndisur flamurin kombëtar. Në shumicën e veshjeve shqiptare dominon ngjyra e kuqe që ka prekur më tepër shqiptarinë, që simbolizon gjakun, pjellshmërinë e më vonë ka evoluar dhe ka hyrë në flamur kombëtar.

Imagjinata e Znj. Emine Hotit për t’u marrë më shumë me fushën e etnografisë në mërgatë, mund ta quaj se është ide e saj origjinale, jo vetëm se merret me përmbajtjen e veshjes kombëtare, ngaqë tema për sensibilizimin e popullit shqiptar edhe në fushën e etnografisë, nga zonja Hoti, shikohet prej një këndi që mund të quaj si një ide të jashtëzakonshme dhe që është një veçori dalluese e një mërgimtarje siç është Emine Hoti.

1 KOMENT

  1. Ja shëmbuj *shqiptarë të ATDHETARIZMIT* mes SKANDINAVISË gjeneron!

    Më solle vërtet *TRINITRIN* me atë të florinjtë PENË i ndeuari Hysen Ibraimi, *REÇENSION* që une po e quaj – *INXHEKSIN-KURIMI MARIGOJA Shqiptare në NORVEGJI*, atë roman të Ri, sjellë PENA e rallë atdhetare e Viron Konës, Ai përgjithësuar atë mjeshtëri, së pari ATDHETARIZËM, të asaj zonje të nderuar Emine S. Hoti, që mbiemri na i thotë të gjitha, për atë bijë PURO SHQIPTARE – artiste në profesionin e saj, së pari, manifestuar ATDHETARIZMIN. Kulturën dhe artin shqiptar të jetesës, në BOTËN Skandinave e mbarë Europës.

    Ju faleminderit. Dy herë faleminderit, se po më bë dhe mua një gjysh me PENË në dorë, pa evidentuar këto shëmbuj që nuk mungojnë dhe këtu, në Toronto të Kanadasë dhe mbarë këtij shteti HUMAN,ti përgjithësojmë. Ndiesë kërkoj sa dhe kolegët e artit dhe kulturës, bashkëatdhetarë, i ftoj ta bëjnë këtë si i nderuari Ynë, Viron Kona, që shkon nga Tirana në Norvegji e, na servir këtë shëmbull të gjallë. Mirënjohie atij dhe të nderuarës Emine S.Hoti sa bën e mbrodhësi pastë, deri tek pasardhësit, atë mjeshtëri përcjellë.

    DITËT 1000-jë., krijuesi atdhetar Viron Kona sa, të nderuarës EMINE S.HOTI..

Komentet janë mbyllur.