EMILY BRONTE – poezi

0
888

Emily Brontë botuar në 1847, kur shkrimi ishte ruajtja e burrave.

EMILY BRONTE
1818 – 1848

Emily Jane Bronte (brɒnti, zakonisht -teɪ; 30 korrik 1818 – 19 dhjetor 1848) ishte romanciere dhe poete angleze, e njohur më së miri për romanin e saj të vetëm, kapi lartësitë, e letërsisë angleze.

NUK DO DUHET TA NJOHËSH DËSHPËRIMIN

Ti nuk duhet ta njohësh dëshpërimin
nëse yjet xixëllojnë çdo natë;
nëse vesa bie qetësisht në mbrëmje
dhe dielli praron mëngjesin.
Ti nuk duhet ta njohësh dëshpërimin- edhe pse
lotët rrjedh në lumenj:
a nuk janë vitet më të dashura
përgjithmonë në zemrën tënde?
Ata qajnë, ti qan, kështu duhet të jetë;
era psherëtin me psherëtimat e tua,
dhe nga dimri pikojnë lot bore
atje ku shtrihen gjehtet e vjeshtës;
edhe shpejt rilindin, dhe fati yt
nga nuk mund të ndahet prej tyre:
vazhdo udhëtimin tënd, edhe nëse jo me gëzim,
kurrë me dëshpërim!

MË E LUMTUR UNË JAM…

Shumë më i lumtur kur jam larg
Unë sjell shpirtin tim nga banesa e tij e argjilës,
në një natë me erë kur hëna shkëlqen
dhe syri endet përmes botëve të dritës

Kur anuloj dhe asgjë s’është pranë meje
as tokë, as det, as qiej të kulluar
dhe unë jam gjithë shpirt, gjerësisht
e gabuar
përmes pafundësisë së pafundme.

Përktheu: Faslli Haliti