Skënder MULLIQI
Emerimi i zonj. Vjosa Osmani për kryeministreshë nga LDK-ja, është hap i qëlluar politik. Eshtë i qëlluar, së se pari bëhët fjalë për një bashkeshorte, nënë dhe grua, e cila është kuader i shkolluar, dhe krahas kësaj tashme, ka një karriere te gjate e të begatshme politike. Dhe, e deshti këtë punë apo nuk e deshti dikush, Vjosa është përsoni që më së shumti po votohet në zgjedhjet nacionale. E verdiktin e popullit gjithesesi duhet respketuar, edhe pse kështu nuk ka ndodhur gjithë herë në skenën tonë të ngaterruar politike. Kësaj radhe, duket së ka mbreteruar më shumë arsyea politike ne LDK, dhe kjo është për tu përshendetur.
Unë bukur shpesh e kam kritikuar gadi komplet kryesine e LDK-se, jo që kam pasur ose kam diçka përsonale më dikend, por hapat e gabuar në politike, deri me tash shumë na kan kushtuar, si ne mirëqenie, ashtu edhe në proceset politike. Na janë ngatërruar punët nga profiterët politik, nga njerëzit e pa përgatitur për këte profesion fisnik, nga njerëzit gjysem analfabet, të cilët Kosovën e kanë shëndrruar në oaz te korrupcionit dhe të krimit. Të besojmë, së më në fund do të kemi një vetëdije shumë më ndryshe për shtetndertim dhe mirëqenje të qytetarëve. Kuadro si Vjosa Osmani, më shumë së kurrë i duhen vendit.
Nese dikush e ka menduar ndonjë kurth politik më këtë rast nga LDK-ja, ose dikush tjetër është më shume së turp, së sigurisht dëm i madh do ti bëhet vet LDK-se, dhe Kosovës. Dhe, aq më keq kur po supozojmë, e nuk dua as ta besoj, qe ti veprohet nën kulisa një femre si Vjoses, që jemi mësuar tashme më veprime të tilla dualiste të turpshme. Nese Vjosa është pa në një foto më djalin e Sorosit siç flitet, ajo duhet të sqaroje para opinionit publik, së për çka ishte në fakt ai takim ? Sido që të jetë, një frymë e re politike po ndihet në Kosovë. Të shpresojme së ndryshime pozitive do të ndodhin edhe ne parti tjera politike, për të mirën e qytetarëve tashme të lodhur ekonomikisht e moralisht! Ne, Vjoses i dëshirojme një rrugetim të mbare si candidate per kryministresh…
Sigurisht së një kuader tjetër i pergatitur ne pikëpamje profesionale dhe politike, është edhe Albin Kurti i LVV, si dhe kur bëhët fjalë ne pastërtin politike e morale, është në nivel të duhur, po aq edhe Vjosa Osmani. Një gjenerate kushtimisht e re politike, e pergatitur per sfida të kohës i duhen këtij populli, i cili po përballet më anakronin e këtij fillim shekulli, siq janë kushtetet elementare për jetë, që po bëjnë të kemi largime masovike nga Kosova. Te gjitha predispozitat që vendi, të dalë nga izolimi, dhe të nxirret edhe nga kurthet e atyre qe e zhvaten deri ne palc ekzistojnë, sigurisht më një vullnet të përbashkët, jo vetem të disa individeve…