ELIVERTA KANINA ”NDEZ QIRINJ PENGJESH”

0
1559

Sokol Demaku

Me një art të pastër të brendësisë shqpirtërore dhe me një botë të nduardurt të vargut të saj lirik poetja Eliverta Kanina na vjen me përmbledhjen e saj të tretë poetike të radhës “Ndez qirinj pengjesh” e cila përmbledhje ngërthen në vete vargje nga më të zgjedhurat nga llojllojshmeria e tyre duke fillau nga ato idilike të cilat janë aq bukur të thurura e ku zënë vendin themltar në vargëtim poetik të Elivertës, por duke mos anashkaluar edhe lëngun e fnatzisë se saj poetike.

Me një përshkrim të relaitetit jetësor, atij realiteti në të cilin ajo jetonë pra edhe vet autorja e buqetës poetik “Ndez qirinj pengjesh” kemi vargun e saj i cili paraqet jetën në format e saj me të buta por edhe me të ashpra të jetës bashkë-kohore.

Nga ajo që prezentohet në këtë libër, kuptojmë se Eliverta shkruan me ndjenjën personale duke prezentua ate çka ajo ka në shpirt, ate çka ajo ndjen dhe ndesh në perditshmërine e saj.

Vёllimi poetik i “Ndez qirinj pengjesh” i Eliverta Kanina ёshtё një sintezё e qartë e ndjenjave poetike, ndjenjave shpirtërore tё rradhitura nё vargje tё thurura bukur, të imagjinatës së saj tё cilat shprehin botёn shpirtërore tё gruas poete, me forcёn, aftёsitё, dinjitetin dhe personalitetin e saj, me plot entusiazëm për jetën, për të ardhmen, por edhe nganjëherë deshprim dhe pesimizëm në jetë.

Me një art të brendësisë shpirtërore, me metaforën e saj të qelluar, i jep kontrast jetës i fal nota muzikore vargut dhe fjalën e thjeshtë e benë të bukurë. Ëndërra është ajo që e mban gjallë shpirtin. Janë vargje të cilat shprehin ndjenjat e brendshme shpirtërore të një realiteti të sotëm bashkëkohor në vendin tonë si tek poezia “Kaprico pranverore” kur autorja thotë :

Sesi ishim sot
Të brishtë, të pasiguritë, të cuditshëm
Nervozë përpiqnim buzët
Në vend të puthjeve, zenka celnim
donim të lidhnim vështrimet
nai vriste sytë dielli…

Ky vëllim me lirika malli dhe dashurie, vuajtje, vjen si pasqyrë e artit krijues të autores, ku e përballë me lexuesin ndjenjën dhe dëshirën për jetën. Krijimet ndërthuren me ndjenjën e shpirtit për jetën, sepse jetës i gëzohen të gjithë, jetën e duan të gjithë dhe se njeriu ndjehet mirë dhe bukur kur jeton jetën. Këtë më së miri e pasyron Eliverta në poez inë e saj “Jo vetëm pemët çelin” kur thotë:

Sa ditë bukur kjo e sotmja!
Jo vetëm njerëzit, por edhe teshat i gëzohen
Gjithkënd ka nxjerrë jashtë nga shtëpia
Të ndjehet bukur në dritën e saj
Kjo ditë më diell.

Eliverta më këmbëngultësin e saj dhe me aftësin e saj tashmë prej një krijuesje që jep aq shumë nga vetja në krijimtari arrin të befasoj lexuesin e saj me krijimet e saja artistike në këtë përmbledhje poetike kur tek poezia e saj “Autoportret” thotë:

Kam moshën e vajzës time
Fytyrën e saj të nurtë
Me sytë e katër të djalit
Shoh e mas horizontet
E sigurtë…

Nëse njeriu do bënë një rrugëtim në retrospektiv në buqetën peotike, “Ndez qirinj pengjesh” të Eliverta Kanina lexuesi bënë një ecje në kohën në të cilën poetja eci cdo ditë nëpër ato ecjet vetanake, më të cilat mundi të shoh, të ndjej dhe të vlerësoj qeshtje themelore të jetës së njeriut, në situata dhe kushte jetese të ndryshme. Në vagun e saj ai ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës me baticat dhe zbaticat në skenat e përditshmërisë sonë. Kur ajo thotë tek poezia “Urrejtje qiellore”:

O qiell i errët, i mbullur
Si poadron më rri përsipër
Si ai, edhe unë më të errta veshur
Njëri tjetrit i kërcënohemi inatcinj
Mëritat duke shprehur heshtur…

LIBRA TE RINJ

E përmujshme kulturore informative Ose tek poezia “Kanuni i fiqve”, ku autorja thotë:

Mos e prek fikun me qumësht
T’prishen buzët
Kur piqen
Çahen katërsh nga dhimbjet
sa ndjellin kafshimet
emelsohen kur rreken
sa me dorë nuk preken
bien në tokë
mrekulli e embëlsisë shkuar kot
ç’mekate në këtë botë
eh, femrat, fat fiku.

Ndjena e shfaqur nuk pasqyron vetëm dashurinë, ajo ngreh në lartësi përjetimin si objektiv të asaj periudhe e cila ruhet thellë në shpirt me të gjitha dallgët e pengesat e përjetuar, ajo kohë e cila ndoshta ishte paksa jo e zakontë.

Sikur te poezia „Simfonia e nusepashkës

Buzëqeshur më ndjellin
Të më mbajnë në pëllëmbë të dorës
Të më këndojnë këngën
Për dasmën
Me burrin „prej gjasme”
-nusepashkë fluturo…
Fluturova, bëra një zgjidhje
Në pëllëmbën e mallit gjethe.

Një mall, një nostalgji për një kohë të kaluar, për një kohë rinore, për një jetë sa idilike, një jetë me plotë per jetime zjarri dashurie. Me ate, mundohet të ngrihet mbi ëndrrat e ato ti bejë realitet. Ajo hyn në palcën e ndjenjave përmes vargut të saj idilik dhe del më një forcë që asaj i duhet njeriut dashuria që t`i ndiorçoj rrugën më tej. Këtë lexuesi do e përjetoj tek poezia “Prometu im” kur autorja thotë:

Ai erdhi drejt meje me një hu që i digjej në dore
Më ndezi në bebëzat e syve flakën
Prushin ma shkundi mbi tulin e buzëve
Hrin e hodhi mbi gjinjtë a hepuar
Në gushë, nën krahë, mes mkofshëve
Thëngjinj më vuri.
……………………………………
U shndërrova nëpishtar
Dashuria në dorë më mban
I ndirçoj rrugën.

Jeta jonë është e mbushur me befasi, është një histori në vete, është një sprovë, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë në jetë sepse atëherë edhe jeta humbë qëllimin.

Por është shumë inetersant se në filozofinë e vargut të Elivertës na paraqitet edhe besimi dhe mos besimi në Zot, ajo ndjenja ndaj tij, pesimizmi ndaj tij dhe ndaj asaj që ndodhë në meset tona në kohën në të cilën jetojmë, por edhe adhurimi ndaj tij, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës e këtë e thekson në vjreshën e saj më simbolike më së miri e përshkruan tek poezia „Profilkasi”.

O zot
Kur të bësh dashuri me mua
Vendos prezeravtivin
Se s`dua t`pjell zotër të tjerë kësaj Toke
Le të mbetesh ti, i vetmi
E meriotn kjo tokë dreqërish…

Eliverta Kanina është shumë produktive në vargëtim dhe në vjershat e saj kanë në vete një folozofi e cila lexueisn e bënë që të ngarendi nëlexim pa nderpreje.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar