Arben Çokaj
Duket se kjo vjen që nga koha e Jugosllabisë së Titos, që këta kishin mundësi më të vogla dhe e kishin kompleks të madh shkuarjen në një mision diplomatik. Kjo edhe për të dalë jashtë shteti.
Por kjo dashuri për diplomacinë e kosovarëve, në mënyrë disi të fryrë dhe të panatyrshme kjo – u pa edhe te sulmet e paarsyeshme, që ata bënë ndaj Alma Lamës, kur ajo u emërua ambasadore në Itali – vazhdon edhe sot kjo të jetë një trend për kosovarët.
Shikojeni psh. të përndershmen Vjosa Osmani, burrin e ka dërguar në ambadsadën në Maqedoni, dhe tani ai merr rolin e shefit, pas shkarkimit të amdasadorit Dedaj atje.
Nue Oroshi e përshëndeti këtë shkarkim ambasadorësh politikë – familjarë të politikanëve të mëparshëm – jo rasti Dedaj – dhe uroi që këta të sotmit, të mos bënin të njëjtën gjë.
Duket se edhe ai e bëri këtë për të promovuar veten, si një pretendent për ambasador i Kosovës në Berlin, në vend të Beqë Cufajt, por nuk besoj se do e caktojnë, pasi ka mundësi, që politikanët e rinj të Kosovës, do dërgojnë familjarët e tyre në ambasada, si Vjosa burrin e vet!
Kaq banalisht nuk veprojnë në Shqipëri…
Budallenjve dhe të babëziturve u del boja shpejt, si majmunit kur ngjitet në pemë, që sa më lart ngjitet, aq më shumë i duket prapanica!
Shkrimi për burrin e Vjosës në Kosova.Info