Elena Kocaqi, 27 maj 2019
Historiania Elena Kocaqi boton librin “Lufta e Trojës”. Sipas saj, të gjitha këto çështje kanë të bëjnë me historinë e vjetër të Shqipërisë, prandaj është e nevojshme që të rishikohen burimet antike. Studiuesja shton se mbi 6 mln grekë janë me origjinë shqiptare, por historia e manipuluar në shek. XIX duhet zbardhur…
Valeria Dedaj, 22 Nëntor 2018
Burimi: https://shqiptarja.com/lajm/elena-kocaqi-per-luften-e-trojes-historia-eshte-manipuluar-mbi-6-mln-greke-jane-me-origjine-shqiptare
Rrit madhesinë e shkrimit Historiania edhe studiuesja Elena Kocaqi sjell librin “Lufta e Trojës”. Ajo e konsideron këtë luftë një nga problematikat më të mëdha historike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën, sepse është i patrajtuar plotësisht në rang ndërkombëtar. Historiania sjell teza të reja për dy kampet e Luftës, si trojan edhe akej, fiseve iliro- pellazge.
Kocaqi për kamerën e “Report TV” ndalet më gjerësisht tek libri
Duke parë se të gjitha këto çështje kanë të bëjnë me historinë e vjetër të Shqipërisë, kjo më zgjoi interesin që unë të shikoj burimet antike në lidhje me të. Ajo që kam vrenjtur është se kjo luftë është një luftë midis vet fiseve ilire apo pellazge edhe se vet koncepti grek në atë kohë, nuk ka eksituar. Është një koncept që është krijuar në shekullin XIX-XX, siç e kemi ne sot. Prandaj lufta duhet trajtuar duke u bazuar në bazë të burimeve të antikitetit.
Elena Kocaqi, historiane dhe studiuese
Studiuesja ndalet edhe tek kryesore për dy kampet, trojanët edhe akejt. Sjell teza të reja për dy kampet e Luftës, si trojan edhe akej, fiseve iliro- pellazge. Sipas studiuesve, janë pikërisht nga Epidami apo territori i sotëm i Shqipërisë, që kohë më parë kanë emigruar në drejtim të Trojës, këto quheshin ndryshe trojan. Dinastia e Trojës quhej dardane. Nëse i referohemi dardanët kanë qenë një nga fiset e ilirëve. Në kampin trojan është e padiskutueshme që ai është një kamp ilirë, ndërsa kur flasim për kampin akej, aty popullsia ishte pellazge.
Elena Kocaqi, historiane dhe studiuese Rreth 6 mln grekë janë me origjinë shqiptare, sa e vërtetë është kjo tezë sipas historianes?
Ora News: “Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire”- Libri i Elena Kocaqi që sjell të vërteta të pakundërshtueshme