Nga: Skënder MULLIQI
– Humbja e fundit e LDK-së në Podujevë, nga LVV, do ti kushtoj shumë këtij subjekti politike në zgjedhjet e radhës nacionale. Me Isa Mustafën në krye dhe më këtë kryesi, LDK-në e presin ditë të vështira politike .LVV do të fiton aq bindshëm sa unë mendoj së do të formon qeverinë vetëm, pa koalicione pas 21 vitesh. Dhe, kjo do të bën që partitë tjera politike të shkrihen në një subjekt të vetëm, në të kundërtën rrezikojnë mos ta kapërcejnë as pragun zgjedhor, kjo vlen edhe për LDK-në, te cilës po i ikin anëtarësia të LVV, nëse nuk bën urgjentisht reforma të brendshme. Dhe, udhëheqja më vendin do të bëhet nga dy parti kryesore politike. LVV padyshim është në trend, dhe shumë vota do të fiton në saje të një mendësie të re politike për ndryshime pozitive, dhe si ndëshkim karshi partive të korruptuara politike.
S’ka mundësi të kemi demokraci më njerëz të diktaturës, si nuk mund të kemi as parti politike pluraliste me diktatorë në krye. Partitë kryesore politike në pushtet për shume vite, që ishin po i udhëheqin me liderë të cilët nuk i kanë flakur idetë e vjetra të qeverisjes. Përplasjet e mëdha e te vogla, unë i shoh edhe nga lidhja ideologjike e tyre. Nuk ka mundësi të kemi parti të krahut të djathtë politike, më njerëz më logjikë neo komuniste. Ndarjet që ndodhën në LDK, pas vdekjes së themeluesit të saj, Ibrahim Rugovës, u bën për më shumë pushtet në parti dhe në Kosovë. Dihet së çka solli ndarja në dysh e LDK-se në vitin 2006, duke u formuar LDD te Nexhat Dacit. Në këtë ndarje te demshme për vendin që u pa gjatë këtyre viteve, sigurisht kanë pasur gisht edhe subjektet e krahut të majtë politike, për ta dobësuar LDK-në, si parti numër një deri atëherë që ishte. Kjo u arrit dhe LDK-ja kurrë nuk arriti më në piedestal.
Nëse atëherë u bë me rrahje ndarja e LDK-së, kryetari i tashëm i këtij subjekti politike, Isa Mustafa në mënyrë dinake duke i qitur do simpatizantë të LDK-së në rrugë, arriti ta rrëzon, Fatmir Sejdiun nga froni. Nga ajo periudhë partia e ideatorit të saj, Ibrahim Rugova, ka marre tatëpjetën. LDK me Mustafën si lider, edhe përkundër deklarimeve së nuk do të bëjnë koalicion më PDK e Thaçit, gjithmonë fjetën në prehërin e saj, edhe pse elektorati, edhe sot e kësaj dite janë kundër koalicionit. Këto koalicione u përsëritën disa herë, me gjase do ta shohim edhe tash një zgjerim të koalicionit me PDK. Jane koalicione që i sollën më shumë dëme sa sa dobi Kosovës. Hashim Thaçi, e përdori LDK-në për ti arritur synimet e tij politike për pushtet dhe te partisë së tij. Në postin e presidentit të shtetit Thaçi arriti pikërisht në saje të LDK të Mustafës, së të përbashktën e kishin synimin për pushtet absolut dhe të përfitimit të te mirave materiale. Kosova nën qeverisjen e PDK-LDK u varfërua shumë, ekonomia pësoj rënie, rinia u largua masovikisht nga Kosova…