Ekziston rreziku i largimeve masovike nga Kosova!

0
546
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Nuk ndodhi koalicioni parazgjedhor ndermjet LDK-se e LVV. Me shume me duket mua pse ndodhi keshtu, eshte fakti ne dallime programore te dy subjekteve politike te cilat nuk u tejkaluan me kete rast, se sa qe ishte posti i kryeministrit per çka edhe u be zhurme e madhe. Shume keq qe nuk u lane anash dallimet partiake, per interesin e qytetareve, dhe interesin e shtetit te Kosoves. Ndoshta qe mos te kemi koalicion parazgjedhor, kanë ndikuar edhe politikat e ngushta individuale te atyre, qe kanë ndikim politik ne LDK e LVV.

Gjerat mund te duken shume me ndryshe pa marr parasysh se kush del fitues i zgjedhjeve. Me duket mua se eshte leshuar mundesia e madhe, qe kesaj radhe te dominoje me shume arsye se sa interesat individuale ose partiake.Situata politike pas zgjedhjeve mund te provokoje diçka krejt tjeter, e nuk do te jete lehte te behet koalicioni LDK-e e LVV, veç nese ndodhe qe faktori nderkombetar vertete kesaj radhe do te ben trysni me te madhe mbi keto dy parti politike. Ne te kaluaren me shume ka qene propagandim se nderkombetaret po kerkojne kete apo ate koalicion te domosdoshem.

Keto kane qene fore te atyre qe interesat personale i kan vu para interesit te pergjithshem.Kete e vertetoi koha. Mos berja e ketij koalicioni mund te kete per pasoje edhe nje egzod tjeter shume te madhe te te rinjeve ndoshta me motivacion qe te mos kthehen kurre me ne vendlidjet e tyre. Si duket edhe per nje kohe do te presim ndryshim te logjikes qe shteti eshte mbi te gjitha. Politika per fatin e keq te shumices eshte bere profesioni ku vjedhjet dhe pasurimet e paligjshme po gjejne vend.

Pa largimin nga skena politike gadi komplet te kesaj garniture politike, zor qe te do te kemi ndryshime pozitive ne Kosove. Nese pavaresia ishte projekt nderkombetar dhe eshte, atehere, ata do te duhej edhe kesaj radhe vertete te na ndihmojne, qe te gjithe keqberesit e nuk jane te paket t’i largojne perfundimisht nga pushteti. Kosova keshtu siq jane duke na ecur punet nuk ka shteg qe behet shtet ligjor e demokratik…!