EKSKLUZIVE: Si kanë përfituar bursa dhe sponsorizime mijëra dollarëshe nga Fonadacioni “Soros”, Basha, Aurela, Jamarbëri, Argita…

0
638

TemA

Lulzim Basha, Aurela Basha, Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë përfituar ndër vite mijëra dollarë nga Fondacioni “Soros”.

Gazeta TemA ka siguruar dokumentat që e provojnë këtë gjë, nga arkivat e Fondacionit “Soros” në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare të librit të llogarive të këtij Fondacioni, Lulzim Basha dhe Aurela Basha kanë studiuar me paratë e Sorosit në Holandë.

Sponsorizimet

Prej disa kohësh, miliarderi Xhorxh Soros është shpallur zyrtarisht si armik i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ka pafund teori konspiracioni nga ana e PD-së zyrtare, në lidhje me këtë të fundit.

Dy nga njerëzit që e kanë sulmuar me emër dhe mbiemër Xhorxh Sorosin, janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ndërsa mediat e kontrolluara nga ta, kanë pothuajse çdo ditë nga një shkrim kundër tij.

Është ironike në fakt, pasi Xhorxh Soros, për vite me radhë i ka sponsorizuar personalisht ata.
Nga të dhënat që ka siguruar TemA, Fondacioni “Soros” në Shqipëri ka paguar për aktivitete ku kanë marrë pjesë Argita Berisha dhe Jambërbër Malltezi.

Këta të fundit kanë pasur një grup rinor me emrin “Perla”, bashkë me Eris Hoxhën nga PD, dhe kanë marrë fonde nga Fondacioni “Soros”.
Vetë Lulzim Basha, së bashku me të shoqen, kanë marrë bursa nga ky fondacion, për të studiuar në Holandë.

Të dhënat gjenden në librat e shpenzimeve të Fondacionit “Soros”, të cilat janë siguruar nga ana e gazetës TemA.
Gjithashtu, nga ky Fondacion kanë përfituar edhe sih-ministrat e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, por dhe Ivi Kaso, Arjan Madhi etj.

Më poshtë po paraqesim sponsorizimet e Fondacionit “Soros” për njerëzit e PD-së ndër vite.
TemA ka siguruar faturat e sponsorizimeve nga viti 1994 deri në vitin 2000, ndërkohë që ato kanë vijuar edhe në vitet e mëpasme.

Viti 1994

– Tre anetare te Grupit te Rinise ‘Perla’, Jamarber Malltezi, Rezarta Mece dhe Argita Berisha moren pjese ne takimin e zhvilluar ne Werthein te Gjermanise ‘Rinia dhe Ambienti ne Europe’. Shuma e shpenzuar 2332 USD.
– Klubi Studentor ‘Perla’ ne bashkepunim me Fondacionin Soros organizoi gjare korrikut Kursin e Trajnimit per Edukimin Ambjentalist dhe Konservimin e Natyres.

Kursi, i zhvilluar ne piken turistike te Dhermiut, ne bregdet vazhdoi per 8 dite dhe u ndoq nga 45 te rinj ambjentaliste.
Gjate diteve te aktivitetit te rinjte moren pjese ne shetitje turistike, ndoqen shfaqjen e videove te ndryshme me teme ekologjike.

Ishin me interes ëorkshopet “si te hartojme nje project- propozim per te marre fonde”, “Organizimi dhe administrimi i NGO-ve”. Pjesemarresit paten rastin te ndjekin edhe nje kurs kompjuterash.
Per kete aktivitet u shpenzua nje buxhet prej 7350 USD.

– Nje iniciative e perbashket e Fondacionit Soros dhe e Gazetes Shqiptare, e titulluar “Plazhe te Pastra dhe te Ssigurta”, mblodhi ne mjediset e plazhit te Durresit rreth 50 te rinj te Klubit Studentor “Perla” dhe te Shoqeates “Ekologu i Ri”.

Nen pranine e nje numri te madh gazetaresh, te rinjte ekologe dhane shembullin se si duhen mirembajtur plazhet. Shuma e shpenzuar 380 USD.

Viti 1995

– Common Scholarships with the University of Utrecht, Netherlands

Aurela Isufi- Tirane. Fine Arts and Human Schiences
Eris Hoxha- Tirane. Law
Anila Peri- Tirane. Political Geography

Viti 1996

Programe Partneriteti- keto jane programe shpenzimet e te cilave ndahen midis OSFA dhe Universiteti perkates Universiteti i Utrechtit

Aurela Isufi
Eris Hoxha
Anila Peri
Lulzim Basha
Auron Cela

Viti 1997- nuk kemi kopje te raportit Vjetor

Viti 1998

Bursa te pjeseshme per studentet shqiptare qe studjojne ne Universitetin e Utrech-it, Hollande

1- Aurela Isufi – Studime Universitare 7324 USD
2- Eris Hoxha – Studime Universitare 7324 USD
3- Lulzim Basha- Studime Universitare 7324 USD
4- …

Viti 1999

Travel expences and partial scholarships for Albanian students ëho study at Ëestern Universities:

J.Malltezi University Studies/USA 1500 USD

Environmental Club ‘Perla’- Let’s knoë the coast and its treasures- 3870 USD

Viti 2000

Shoqata ‘Perla”- Pjesemarrje e komunitetit ne nivel local- 4900 USD

Gënjeshtra publike e Bashës: S’kam marrë kurrë fonde nga Soros

Lulzim Basha ka gënjyer publikisht një vit më parë në emisionin “Opinion”, ndërsa kishte ngritur çadrën para Kryeministrisë.
Ai tha se nuk ka marrë asnjëherë ndonjë fond nga ana e Xhorxh Sorosit, gjë që rrëzohet nga të dhënat e siguruara nga TemA.

Ndërsa në një intervistë për Çim Pekë, i pyetur nga ky i fundit “a është Lulzim Basha i pavarur dhe i pakapur nga Xhorxh Sorosi”, Basha u shpreh:
Sigurisht që po Çim Peka, aq sa je dhe ti, me sa të njoh”.

Ndërsa në intervistën për Breitbar News, Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.
Basha pohoi se mbështetja e tij për presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit:

Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”, tha ai.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të thotë Lulzim Basha.
Se nuk mund të thotë dot më që s’ka marrë asnjë fond nga Sorosi.
Librat e llogarive thonë të kundërtën.

Jo vetëm ai, por dhe e shoqja kanë marrë bursa mijëra dollarëshe nga Sorosi, për të studiuar në Hollandë.