EJA VESHË E MË QAJ TEK VARRI

0
1004
Nikoll Ulndreaj

Nikoll N. Ulndreaj

EJA VESHË E MË QAJ TEK VARRI

O moj vasha bjeshkatare
Ç’ke me detin se e çmende fare
Si rrem qetinë pala e gërshetit
Po i ngre peshë valët e detit
Qëkur linda e gjersa u plaka
Sot pash detin ti dilte flaka
Sot pash detin çmendur fare
Duke lëpirë qafen gastare
Ke lënë bjeshkë puhizë e lule
Në prehër të detit erdhe u ule
Po të lëpinë gjinjtë e faqet prush
Jo në shtrat po duke u pa gjithkush
Ah, o vashë moj lulebore
Nxënë të ka deti dashnore
Po të merr turr vala si dash
Me ta lëpi trupin avash
Mua në breg më zuri tmerri
Me fund ktheva nëntë kupa vreri
Shpirt e zemër m’i dogji zjarri
Eja vashë më vajto tek varri
Vit për vit kurë të vinë behari
E të djeg malli si zjarri
Mbi varr plisit ti rritet bari
Eja vashë e më qaj tek varri

Tiranë me dt. 13. 02. 2017

———————————-

O MOJ VASHA E NIKAJ MËRTURIT

O moj vasha e Nikaj Mërturit
Me qerpik i vënë flakën gurit
Flakë i kalle bjeshkë e vërri
Me sy të kaltër e flokët e ti
Vozitë bjeshkën sikur xhirafë
Diellin në ballë hënën në qafë
Quk në mjekër nishan në faqe
M ‘humbi gjumi qëkur m’u shfaqe
Gojë e buzë keqas më janë tha
S’mund të qesh, s’mundem me kja
Fshehë m’i ke gurrat thellë në gji
Me mbet në bjeshkë unë pa pi
Gjerë sa n ‘sy t’më shuhet zjarri
E t’më kalbet kryqi tek varri
Do ta përkëdhel njat rrem gërsheti
Tufëlak pishe e valë-valë si deti
O moj vasha e Nikaj Mërturit
Me qerpik i vënë flakën gurit
Flakë i kalle bjeshkë e vërri
Me sy të kaltër e flokët e ti…

—————————————

U MBAJ MËRI VITEVE

Ujëvarat e mimozave
Mes puhizës pranverore
Përpiqen
Të kapin fluturimet
E ylbereve
Të syrit
Që në mëngjes u gdhi i qetë
Peizazhi i përgjumur
Zgjohet
Nga koncerti i cicërimave
Të zogjve
Që i këndojnë Shënvalentinit
Justifikimet e rreme
Lot tjerrin
Rrënjëve të hidhura
Të dimrit që shkoj
Qirinjtë e së shkuarës
Shuhen
Duke vajtuar
Padurimin e një nate
Që vuan
Të shikojë
Lozjen e nimfave me gjinjtë e ortekut
Pranë teje
Kurë ty
Të pëshpëritë ëmbël dashuria në vesh
Fill i vetëm si zog në degë
Heshtur
U mbaj mëri
Viteve rinore
Të paktën një herë
Të më shëtisnin dorë për dorë me Shënvalentinit.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar